caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ibrahim, ajeti 22

Mekë · radha e zbritjes 72 · 14:22

وَقَالَ ٱلشَّيْطَٰنُ لَمَّا قُضِىَ ٱلْأَمْرُ إِنَّ ٱللَّهَ وَعَدَكُمْ وَعْدَ ٱلْحَقِّ وَوَعَدتُّكُمْ فَأَخْلَفْتُكُمْ وَمَا كَانَ لِىَ عَلَيْكُم مِّن سُلْطَٰنٍ إِلَّآ أَن دَعَوْتُكُمْ فَٱسْتَجَبْتُمْ لِى فَلَا تَلُومُونِى وَلُومُوٓا۟ أَنفُسَكُم مَّآ أَنَا۠ بِمُصْرِخِكُمْ وَمَآ أَنتُم بِمُصْرِخِىَّ إِنِّى كَفَرْتُ بِمَآ أَشْرَكْتُمُونِ مِن قَبْلُ إِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur çështja mori fund, shejtani tha: "Vërtet Allahu ju bëri premtim të vërtetë, ndërsa unë ju premtova e ju mashtrova, por unë nuk pata pushtet mbi ju, vetëm se ju thirra dhe ju m'u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni vetveten! Unë s'mund t'ju ndihmoj juve e as ju s'mund të më ndihmoni mua." Unë e mohoj adhurimin që ma bëtë më parë krahas Allahut. Sigurisht që për zullumqarët do të ketë dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Hassan NahiDhe, kur të marrë fund puna, djalli do të thotë: “Vërtet, Allahu ju bëri një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi. Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim).” Vërtet, keqbërësit do të kenë një dënim të dhembshëm.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70