وَبَرَزُوا۟ لِلَّهِ جَمِيعًا فَقَالَ ٱلضُّعَفَٰٓؤُا۟ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا لَكُمْ تَبَعًا فَهَلْ أَنتُم مُّغْنُونَ عَنَّا مِنْ عَذَابِ ٱللَّهِ مِن شَىْءٍ قَالُوا۟ لَوْ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ لَهَدَيْنَٰكُمْ سَوَآءٌ عَلَيْنَآ أَجَزِعْنَآ أَمْ صَبَرْنَا مَا لَنَا مِن مَّحِيصٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë gjithë do të dalin para Allahut. Atëherë, të dobëtit do t'u thonë mendjemëdhenjve: "Ne ishim ndjekësit tuaj, prandaj a nuk do të na e lehtësoni sadopak dënimin e Allahut?" Ata thanë: "Sikur të na udhëzonte Allahu në rrugë të drejtë, edhe ne do t'ju udhëzonim ju. Është krejt njësoj, u ankuam apo duruam, për ne nuk ka shpëtim."
Albanian Translation - Hassan NahiTë gjithë do të dalin para Allahut. (Atëherë), ata që kanë qenë të përulur, do t’u thonë atyre që kanë qenë kryelartë: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj. A do të mund të lehtësoni ju prej nesh diçka nga dënimi i Allahut?” Ata do të thonë: “Sikur të na kishte udhëzuar Allahu në rrugën e drejtë, edhe ne do t’ju kishim udhëzuar ju. Rënkojmë apo durojmë, për ne njësoj është, nuk do të ketë shpëtim.”