أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَبَؤُا۟ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعْدِهِمْ لَا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا ٱللَّهُ جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَرَدُّوٓا۟ أَيْدِيَهُمْ فِىٓ أَفْوَٰهِهِمْ وَقَالُوٓا۟ إِنَّا كَفَرْنَا بِمَآ أُرْسِلْتُم بِهِۦ وَإِنَّا لَفِى شَكٍّ مِّمَّا تَدْعُونَنَآ إِلَيْهِ مُرِيبٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk ju ka ardhur lajmi për ata që ishin para jush, për popullin e Nuhut, për adët, për themudët dhe për ata pas tyre, të cilët i di vetëm Allahu? Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, por ata i vunë duart në gojë (nga zemërimi) dhe thanë: "Ne e mohojmë atë me të cilën jeni dërguar dhe vërtet jemi në mëdyshje të madhe lidhur me atë në të cilën na thërrisni."
Albanian Translation - Hassan NahiA nuk ju ka ardhur lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin e Nuhut, fiset Ad e Themud dhe për ata pas tyre? Vetëm Allahu i di ata! Të dërguarit e tyre u sollën shenja të qarta, por ata vinin duart në gojë (me tallje) dhe thoshin: “Ne nuk besojmë në mesazhin tuaj. Ne kemi dyshim të madh ndaj asaj që na thërrisni ju”!