أَهُمْ يَقْسِمُونَ رَحْمَتَ رَبِّكَ نَحْنُ قَسَمْنَا بَيْنَهُم مَّعِيشَتَهُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَرَفَعْنَا بَعْضَهُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَٰتٍ لِّيَتَّخِذَ بَعْضُهُم بَعْضًا سُخْرِيًّا وَرَحْمَتُ رَبِّكَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos vallë, janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne ua kemi ndarë atyre jetesën në jetën e kësaj bote dhe kemi ngritur disa mbi të tjerët në shkallë, në mënyrë që disa prej tyre t'u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo që grumbullojnë ata.
Albanian Translation - Hassan NahiVallë, a mos janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd? Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë, duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët, me qëllim që disa t’u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata.