caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ash-Shura الشورى

53 ajete · Mekë · radha e zbritjes 62

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ حمٓ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHa, mim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

عٓسٓقٓ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjn, sin, kaf.[1]

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَذَٰلِكَ يُوحِىٓ إِلَيْكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكَ ٱللَّهُ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu të dërgon Allahu shpallje ty (o Muhamed) dhe atyre që ishin para teje, i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَهُوَ ٱلْعَلِىُّ ٱلْعَظِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE Tij është gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تَكَادُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ يَتَفَطَّرْنَ مِن فَوْقِهِنَّ وَٱلْمَلَٰٓئِكَةُ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَيَسْتَغْفِرُونَ لِمَن فِى ٱلْأَرْضِ أَلَآ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterQiejt gati sa nuk çahen sipër tyre dhe melekët lartësojnë Zotin e tyre me lavdërim dhe kërkojnë falje për ata që janë në Tokë. Me të vërtetë, Allahu është Falësi i Madh, Mëshirëploti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءَ ٱللَّهُ حَفِيظٌ عَلَيْهِمْ وَمَآ أَنتَ عَلَيْهِم بِوَكِيلٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Mbikëqyrës i atyre që marrin për mbrojtës të tjerë përveç Tij, kurse ti (o Muhamed) nuk je përgjegjës për ta.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ قُرْءَانًا عَرَبِيًّا لِّتُنذِرَ أُمَّ ٱلْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا وَتُنذِرَ يَوْمَ ٱلْجَمْعِ لَا رَيْبَ فِيهِ فَرِيقٌ فِى ٱلْجَنَّةِ وَفَرِيقٌ فِى ٱلسَّعِيرِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Ne të shpallëm ty një Kuran në gjuhën arabe, për të paralajmëruar qytetin mëmë (Mekën) dhe ata që janë përreth saj, si dhe për t'i paralajmëruar për Ditën e Tubimit, për të cilën nuk ka dyshim, ku një grup do të hyjë në Xhenet, kurse grupi tjetër në Zjarrin flakërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَهُمْ أُمَّةً وَٰحِدَةً وَلَٰكِن يُدْخِلُ مَن يَشَآءُ فِى رَحْمَتِهِۦ وَٱلظَّٰلِمُونَ مَا لَهُم مِّن وَلِىٍّ وَلَا نَصِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të kishte dashur Allahu, do t'i bënte të gjithë një bashkësi të vetme, por fut në mëshirën e Tij kë të dojë, ndërsa keqbërësit nuk do të kenë as mbrojtës e as ndihmës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمِ ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءَ فَٱللَّهُ هُوَ ٱلْوَلِىُّ وَهُوَ يُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSi mund të marrin ata mbrojtës në vend të Allahut, kur Ai është Mbrojtësi i Vërtetë?! Ai i ngjall të vdekurit dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا ٱخْتَلَفْتُمْ فِيهِ مِن شَىْءٍ فَحُكْمُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبِّى عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër çdo çështje në të cilën kundërshtoheni, gjykimi i takon Allahut. Ky është Allahu, Zoti im, Atij i mbështetem dhe tek Ai kthehem i penduar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَاطِرُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ جَعَلَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَٰجًا وَمِنَ ٱلْأَنْعَٰمِ أَزْوَٰجًا يَذْرَؤُكُمْ فِيهِ لَيْسَ كَمِثْلِهِۦ شَىْءٌ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْبَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKrijuesi i qiejve e i Tokës. Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj për t'ju shumuar, si dhe bagëti në çifte. Asgjë nuk i ngjan Atij. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقْدِرُ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë Tij janë çelësat e qiejve dhe të Tokës. Allahu ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

شَرَعَ لَكُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا وَصَّىٰ بِهِۦ نُوحًا وَٱلَّذِىٓ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ وَمَا وَصَّيْنَا بِهِۦٓ إِبْرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَىٰٓ أَنْ أَقِيمُوا۟ ٱلدِّينَ وَلَا تَتَفَرَّقُوا۟ فِيهِ كَبُرَ عَلَى ٱلْمُشْرِكِينَ مَا تَدْعُوهُمْ إِلَيْهِ ٱللَّهُ يَجْتَبِىٓ إِلَيْهِ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِىٓ إِلَيْهِ مَن يُنِيبُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ju ka përcaktuar si fe atë që i porositi Nuhut, atë që të kemi shpallur ty (o Muhamed) dhe atë që u kemi porositur Ibrahimit, Musait dhe Isait: "Ta zbatoni fenë dhe të mos përçaheni në të!" E rëndë për idhujtarët është ajo në të cilën po i thërret. Allahu zgjedh për fenë e Tij kë të dojë dhe udhëzon drejt saj këdo që kthehet tek Ai i penduar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا تَفَرَّقُوٓا۟ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ بَغْيًۢا بَيْنَهُمْ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِن رَّبِّكَ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى لَّقُضِىَ بَيْنَهُمْ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ أُورِثُوا۟ ٱلْكِتَٰبَ مِنۢ بَعْدِهِمْ لَفِى شَكٍّ مِّنْهُ مُرِيبٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta ranë në kundërshti vetëm pasi u erdhi dituria, nga zilia që kishin mes vete. Por, po të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt për një afat të caktuar, do të gjykohej ndërmjet tyre, ndërkohë ata që trashëguan Librin pas tyre janë në mëdyshje lidhur me të.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلِذَٰلِكَ فَٱدْعُ وَٱسْتَقِمْ كَمَآ أُمِرْتَ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَآءَهُمْ وَقُلْ ءَامَنتُ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِن كِتَٰبٍ وَأُمِرْتُ لِأَعْدِلَ بَيْنَكُمُ ٱللَّهُ رَبُّنَا وَرَبُّكُمْ لَنَآ أَعْمَٰلُنَا وَلَكُمْ أَعْمَٰلُكُمْ لَا حُجَّةَ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمُ ٱللَّهُ يَجْمَعُ بَيْنَنَا وَإِلَيْهِ ٱلْمَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, ti thirr dhe qëndro i palëkundur ashtu si je urdhëruar e mos ndiq dëshirat e tyre, por thuaj: "Besoj në çdo libër që Allahu ka shpallur dhe jam urdhëruar të gjykoj me drejtësi ndërmjet jush. Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Ne jemi përgjegjës për veprat tona e ju për veprat tuaja. S'ka grindje mes nesh dhe jush. Allahu do të na mbledhë të gjithë dhe tek Ai do të kthehemi."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ يُحَآجُّونَ فِى ٱللَّهِ مِنۢ بَعْدِ مَا ٱسْتُجِيبَ لَهُۥ حُجَّتُهُمْ دَاحِضَةٌ عِندَ رَبِّهِمْ وَعَلَيْهِمْ غَضَبٌ وَلَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që grinden për Allahun pasi i janë përgjigjur (shumë njerëz) Atij, dëshmitë e tyre janë të pavlefshme para Zotit të tyre. Mbi ta do të bjerë zemërimi dhe për ta do të ketë ndëshkim të ashpër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ ٱلْكِتَٰبَ بِٱلْحَقِّ وَٱلْمِيزَانَ وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ قَرِيبٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që zbriti Librin me të vërtetën dhe drejtësinë. E ku e di ti, ndoshta Dita e Kiametit është afër!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَسْتَعْجِلُ بِهَا ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِهَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مُشْفِقُونَ مِنْهَا وَيَعْلَمُونَ أَنَّهَا ٱلْحَقُّ أَلَآ إِنَّ ٱلَّذِينَ يُمَارُونَ فِى ٱلسَّاعَةِ لَفِى ضَلَٰلٍۭ بَعِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk besojnë në të, kërkojnë ta shpejtojnë ardhjen e saj, ndërsa besimtarët janë të frikësuar prej saj dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Vini re! Ata që kundërshtojnë për Ditën e Kiametit janë në një humbje të largët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ لَطِيفٌۢ بِعِبَادِهِۦ يَرْزُقُ مَن يَشَآءُ وَهُوَ ٱلْقَوِىُّ ٱلْعَزِيزُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është i butë ndaj robërve të Tij. Ai i jep me bollëk kujt të dojë. Ai është i Forti, i Gjithëfuqishmi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَن كَانَ يُرِيدُ حَرْثَ ٱلْـَٔاخِرَةِ نَزِدْ لَهُۥ فِى حَرْثِهِۦ وَمَن كَانَ يُرِيدُ حَرْثَ ٱلدُّنْيَا نُؤْتِهِۦ مِنْهَا وَمَا لَهُۥ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ مِن نَّصِيبٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij që synon shpërblimin e jetës tjetër, Ne do t'ia shtojmë shpërblimin. Ndërkaq, atij që synon të mirat e kësaj bote, Ne do t'i japim prej saj, por në botën tjetër nuk do të ketë asnjë pjesë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ لَهُمْ شُرَكَٰٓؤُا۟ شَرَعُوا۟ لَهُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا لَمْ يَأْذَنۢ بِهِ ٱللَّهُ وَلَوْلَا كَلِمَةُ ٱلْفَصْلِ لَقُضِىَ بَيْنَهُمْ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos kanë ata zota që u kanë caktuar atyre si fe diçka që Allahu nuk e ka lejuar?! Po të mos ishte vendimi përfundimtar, veç do të mbaronte gjykimi i tyre. Me të vërtetë, keqbërësit do të kenë ndëshkim të dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تَرَى ٱلظَّٰلِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا كَسَبُوا۟ وَهُوَ وَاقِعٌۢ بِهِمْ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فِى رَوْضَاتِ ٱلْجَنَّاتِ لَهُم مَّا يَشَآءُونَ عِندَ رَبِّهِمْ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَضْلُ ٱلْكَبِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDo t'i shohësh keqbërësit të frikësuar për atë që kanë bërë, ndërkohë që dënimi do t'i godasë patjetër. Ndërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të jenë në kopshtet e Xhenetit. Ata do të kenë çfarë të dëshirojnë te Zoti i tyre. Kjo është dhuntia e madhe.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ ٱلَّذِى يُبَشِّرُ ٱللَّهُ عِبَادَهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ قُل لَّآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ أَجْرًا إِلَّا ٱلْمَوَدَّةَ فِى ٱلْقُرْبَىٰ وَمَن يَقْتَرِفْ حَسَنَةً نَّزِدْ لَهُۥ فِيهَا حُسْنًا إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ شَكُورٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është ajo me të cilën Allahu përgëzon robërit e Tij që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk po ju kërkoj kurrfarë shpërblimi, përveç dashurisë për hir të farefisnisë." Kush bën një vepër të mirë, Ne do t'ia shtojmë shpërblimin. Vërtet, Allahu është Falës i Madh dhe Mirënjohës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ يَقُولُونَ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا فَإِن يَشَإِ ٱللَّهُ يَخْتِمْ عَلَىٰ قَلْبِكَ وَيَمْحُ ٱللَّهُ ٱلْبَٰطِلَ وَيُحِقُّ ٱلْحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦٓ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos thonë ata: "Ai po trillon gënjeshtra për Allahun"?! Po sikur të donte Allahu, do të ta vuloste zemrën e do ta zhdukte të pavërtetën dhe do ta jetësonte të vërtetën me fjalët e Tij! Pa dyshim, Ai e di mirë çfarë ka në zemra.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى يَقْبَلُ ٱلتَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِۦ وَيَعْفُوا۟ عَنِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ وَيَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është që pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe e di çfarë bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَسْتَجِيبُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضْلِهِۦ وَٱلْكَٰفِرُونَ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi u përgjigjet lutjeve të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, si dhe u jep edhe më tepër prej mirësisë së Vet. Ndërkaq, jobesimtarët do të kenë ndëshkim të ashpër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ بَسَطَ ٱللَّهُ ٱلرِّزْقَ لِعِبَادِهِۦ لَبَغَوْا۟ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَٰكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٍ مَّا يَشَآءُ إِنَّهُۥ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرٌۢ بَصِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo qe se Allahu do t'ua shtonte rizkun robërve të Vet, ata do të bënin padrejtësi në Tokë, por Ai e zbret atë me masë, aq sa dëshiron. Me të vërtetë, Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى يُنَزِّلُ ٱلْغَيْثَ مِنۢ بَعْدِ مَا قَنَطُوا۟ وَيَنشُرُ رَحْمَتَهُۥ وَهُوَ ٱلْوَلِىُّ ٱلْحَمِيدُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është që zbret shiun pasi ata të kenë humbur shpresën dhe shpërndan mëshirën e Vet. Ai është Mbrojtësi, i Lavdëruari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَايَٰتِهِۦ خَلْقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَثَّ فِيهِمَا مِن دَآبَّةٍ وَهُوَ عَلَىٰ جَمْعِهِمْ إِذَا يَشَآءُ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNga shenjat e Tij është krijimi i qiejve e i Tokës dhe i gjallesave që ka shpërndarë në to. Ai ka fuqi t'i tubojë ato kur të dojë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَآ أَصَٰبَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُوا۟ عَن كَثِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇfarëdo fatkeqësie që ju godet është për shkak të asaj që kanë bërë duart tuaja, por, megjithatë, Ai fal shumë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَآ أَنتُم بِمُعْجِزِينَ فِى ٱلْأَرْضِ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّ وَلَا نَصِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu nuk mund t'i ikni (ِAllahut) në Tokë dhe, pos Allahut, nuk keni mbrojtës e as ndihmës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَايَٰتِهِ ٱلْجَوَارِ فِى ٱلْبَحْرِ كَٱلْأَعْلَٰمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNga shenjat e Tij janë edhe anijet që lundrojnë në det si male.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِن يَشَأْ يُسْكِنِ ٱلرِّيحَ فَيَظْلَلْنَ رَوَاكِدَ عَلَىٰ ظَهْرِهِۦٓ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse Ai do, e ndal erën dhe ato mbesin të palëvizshme mbi sipërfaqen e detit. Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri të durueshëm dhe mirënjohës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوْ يُوبِقْهُنَّ بِمَا كَسَبُوا۟ وَيَعْفُ عَن كَثِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse, i shkatërron ato për shkak të asaj që kanë bërë ata, por Ai fal shumë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَعْلَمَ ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِىٓ ءَايَٰتِنَا مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, le ta dinë ata që kundërshtojnë shenjat Tona se nuk kanë asnjë rrugë shpëtimi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَآ أُوتِيتُم مِّن شَىْءٍ فَمَتَٰعُ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ لِلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇfarëdo që ju është dhënë është vetëm kënaqësi e jetës së kësaj bote. Ndërkaq, ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe më e qëndrueshme për ata që besojnë dhe i mbështeten Zotit të tyre;

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ يَجْتَنِبُونَ كَبَٰٓئِرَ ٱلْإِثْمِ وَٱلْفَوَٰحِشَ وَإِذَا مَا غَضِبُوا۟ هُمْ يَغْفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpër ata që shmangen nga gjynahet e mëdha dhe punët e turpshme dhe, kur zemërohen, falin;

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ ٱسْتَجَابُوا۟ لِرَبِّهِمْ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَمْرُهُمْ شُورَىٰ بَيْنَهُمْ وَمِمَّا رَزَقْنَٰهُمْ يُنفِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpër ata që i përgjigjen Zotit të tyre, falin namazin, këshillohen me njëri-tjetrin për punët e tyre, si dhe japin nga ajo që u kemi dhënë;

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ إِذَآ أَصَابَهُمُ ٱلْبَغْىُ هُمْ يَنتَصِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe për ata që, kur u bëhet padrejtësi, marrin hak.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَزَٰٓؤُا۟ سَيِّئَةٍ سَيِّئَةٌ مِّثْلُهَا فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShpagimi i së keqes bëhet në atë masë sa është ajo e keqe, por, ai që fal dhe pajtohet, e ka shpërblimin tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَنِ ٱنتَصَرَ بَعْدَ ظُلْمِهِۦ فَأُو۟لَٰٓئِكَ مَا عَلَيْهِم مِّن سَبِيلٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër atë që merr hak, kur i bëhet padrejtësi, nuk ka asnjë qortim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا ٱلسَّبِيلُ عَلَى ٱلَّذِينَ يَظْلِمُونَ ٱلنَّاسَ وَيَبْغُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, qortimi vlen vetëm për ata që u bëjnë padrejtësi njerëzve dhe bëjnë shkelje në tokë pa kurrfarë të drejte. Për ta do të ketë dënim të dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمَن صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذَٰلِكَ لَمِنْ عَزْمِ ٱلْأُمُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kush duron dhe fal, kjo është njëmend prej virtyteve të larta.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن وَلِىٍّ مِّنۢ بَعْدِهِۦ وَتَرَى ٱلظَّٰلِمِينَ لَمَّا رَأَوُا۟ ٱلْعَذَابَ يَقُولُونَ هَلْ إِلَىٰ مَرَدٍّ مِّن سَبِيلٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë që Allahu e çon në humbje, nuk ka kush që mund ta udhëzojë përveç Tij. Ti do të shohësh se si keqbërësit, kur të shohin dënimin, do të thonë: "A ka ndonjë rrugë për t'u kthyer?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتَرَىٰهُمْ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا خَٰشِعِينَ مِنَ ٱلذُّلِّ يَنظُرُونَ مِن طَرْفٍ خَفِىٍّ وَقَالَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِنَّ ٱلْخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ أَلَآ إِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ فِى عَذَابٍ مُّقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDo t'i shohësh ata se si paraqiten para Zjarrit të përulur nga poshtërimi, duke shikuar fshehurazi. Besimtarët do të thonë: "Njëmend, të humburit e vërtetë janë ata që do të humbasin veten dhe familjet e tyre në Ditën e Kiametit. Pa dyshim, keqbërësit do të jenë në ndëshkim të pafund.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ لَهُم مِّنْ أَوْلِيَآءَ يَنصُرُونَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن سَبِيلٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta s'do të kenë asnjë mbrojtës përveç Allahut që mund t'u ndihmojë. E, për atë që Allahu e shpie në humbje, nuk ka asnjë rrugëdalje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱسْتَجِيبُوا۟ لِرَبِّكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِىَ يَوْمٌ لَّا مَرَدَّ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَكُم مِّن مَّلْجَإٍ يَوْمَئِذٍ وَمَا لَكُم مِّن نَّكِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërgjigjjuni Zotit tuaj para se të vijë një Ditë e caktuar nga Allahu, e cila nuk mund të zmbrapset. Atë Ditë nuk do të keni kurrfarë strehimi e as do të mund të mohoni asgjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِنْ أَعْرَضُوا۟ فَمَآ أَرْسَلْنَٰكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا إِنْ عَلَيْكَ إِلَّا ٱلْبَلَٰغُ وَإِنَّآ إِذَآ أَذَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِنَّا رَحْمَةً فَرِحَ بِهَا وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌۢ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ فَإِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ كَفُورٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse ata kthejnë shpinën, Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikëqyrës mbi ta. Detyrë jotja është vetëm kumtimi. Kur Ne ia mundësojmë njeriut të shijojë mëshirën Tonë, ai gëzohet me të e, kur e godet ndonjë e keqe për shkak të asaj që kanë bërë duart e tij, atëherë njeriu bëhet mosmirënjohës i madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِّلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ يَهَبُ لِمَن يَشَآءُ إِنَٰثًا وَيَهَبُ لِمَن يَشَآءُ ٱلذُّكُورَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Ai krijon çfarë të dojë. Kujt të dojë i dhuron vajza e kujt të dojë i dhuron djem.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوْ يُزَوِّجُهُمْ ذُكْرَانًا وَإِنَٰثًا وَيَجْعَلُ مَن يَشَآءُ عَقِيمًا إِنَّهُۥ عَلِيمٌ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse u fal edhe djem edhe vajza, e kë të dojë e lë pa fëmijë. Vërtet, Ai është i Gjithëditur, i Plotfuqishëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُكَلِّمَهُ ٱللَّهُ إِلَّا وَحْيًا أَوْ مِن وَرَآئِ حِجَابٍ أَوْ يُرْسِلَ رَسُولًا فَيُوحِىَ بِإِذْنِهِۦ مَا يَشَآءُ إِنَّهُۥ عَلِىٌّ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAsnjë njeriu nuk i takon që Allahu t'i flasë, përveçse përmes shpalljes ose pas një perdeje, ose duke i çuar një të dërguar (melek) që t'i shpallë me lejen e Tij çfarë të dojë Ai. Vërtet, Ai është i Larti, i Urti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَكَذَٰلِكَ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ رُوحًا مِّنْ أَمْرِنَا مَا كُنتَ تَدْرِى مَا ٱلْكِتَٰبُ وَلَا ٱلْإِيمَٰنُ وَلَٰكِن جَعَلْنَٰهُ نُورًا نَّهْدِى بِهِۦ مَن نَّشَآءُ مِنْ عِبَادِنَا وَإِنَّكَ لَتَهْدِىٓ إِلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Ne të shpallëm ty një Shpirt (Kuranin) me urdhrin Tonë. Ti nuk e dije ç'është Libri e as besimi, por Ne e bëmë atë (Kuranin) dritë me të cilën udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë. Me të vërtetë, ti udhëzon në rrugë të drejtë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

صِرَٰطِ ٱللَّهِ ٱلَّذِى لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ أَلَآ إِلَى ٱللَّهِ تَصِيرُ ٱلْأُمُورُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernë rrugën e Allahut, të Cilit i takon gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Vini re! Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70