caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Fussilat فصلت

54 ajete · Mekë · radha e zbritjes 61

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ حمٓ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHa, mim.[1]

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تَنزِيلٌ مِّنَ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kjo është) Shpallje nga i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كِتَٰبٌ فُصِّلَتْ ءَايَٰتُهُۥ قُرْءَانًا عَرَبِيًّا لِّقَوْمٍ يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernjë Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar hollësisht, një Kuran në gjuhën arabe për njerëzit që kuptojnë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَشِيرًا وَنَذِيرًا فَأَعْرَضَ أَكْثَرُهُمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpërgëzues e paralajmërues, por shumica e njerëzve ia kthejnë shpinën, kështu që nuk dëgjojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ قُلُوبُنَا فِىٓ أَكِنَّةٍ مِّمَّا تَدْعُونَآ إِلَيْهِ وَفِىٓ ءَاذَانِنَا وَقْرٌ وَمِنۢ بَيْنِنَا وَبَيْنِكَ حِجَابٌ فَٱعْمَلْ إِنَّنَا عَٰمِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Zemrat tona janë të mbuluara ndaj asaj për të cilën na thërret ti, veshët tanë janë të shurdhër dhe midis nesh e teje ka një pengesë. Prandaj, vepro sipas mënyrës sate, e ne do të veprojmë sipas tonës!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَىٰٓ إِلَىَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَٰحِدٌ فَٱسْتَقِيمُوٓا۟ إِلَيْهِ وَٱسْتَغْفِرُوهُ وَوَيْلٌ لِّلْمُشْرِكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë jam vetëm një njeri si ju; më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Andaj, ndiqeni rrugën e drejtë që çon tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë ata që i bëjnë shok Atij,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ لَا يُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلْـَٔاخِرَةِ هُمْ كَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët nuk e japin zekatin dhe që nuk besojnë botën tjetër!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të kenë shpërblim të pandërprerë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَئِنَّكُمْ لَتَكْفُرُونَ بِٱلَّذِى خَلَقَ ٱلْأَرْضَ فِى يَوْمَيْنِ وَتَجْعَلُونَ لَهُۥٓ أَندَادًا ذَٰلِكَ رَبُّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "A vërtet ju po e mohoni Atë që krijoi Tokën për dy ditë dhe po i vishni Atij ortakë? Ai është Zoti i botëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَعَلَ فِيهَا رَوَٰسِىَ مِن فَوْقِهَا وَبَٰرَكَ فِيهَا وَقَدَّرَ فِيهَآ أَقْوَٰتَهَا فِىٓ أَرْبَعَةِ أَيَّامٍ سَوَآءً لِّلسَّآئِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi vendosi në të male të patundshme që qëndrojnë lart mbi të, e bekoi atë dhe përcaktoi në të furnizimet e saj brenda katër ditësh të plota." Kjo është për ata që pyesin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ ٱسْتَوَىٰٓ إِلَى ٱلسَّمَآءِ وَهِىَ دُخَانٌ فَقَالَ لَهَا وَلِلْأَرْضِ ٱئْتِيَا طَوْعًا أَوْ كَرْهًا قَالَتَآ أَتَيْنَا طَآئِعِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj iu drejtua qiellit, i cili ishte tym dhe i tha atij dhe Tokës: "Nënshtrohuni të dy me dëshirë ose me detyrim." Ata thanë: "Po nënshtrohemi me dëshirë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَقَضَىٰهُنَّ سَبْعَ سَمَٰوَاتٍ فِى يَوْمَيْنِ وَأَوْحَىٰ فِى كُلِّ سَمَآءٍ أَمْرَهَا وَزَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنْيَا بِمَصَٰبِيحَ وَحِفْظًا ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْعَلِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi krijoi shtatë qiej brenda dy ditësh dhe secilit qiell ia caktoi detyrën e vet. Ndërkaq, qiellin më të afërt e zbukuruam me yje ndriçues dhe e mbrojtëm atë. Ky është përcaktimi i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëdijshmit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِنْ أَعْرَضُوا۟ فَقُلْ أَنذَرْتُكُمْ صَٰعِقَةً مِّثْلَ صَٰعِقَةِ عَادٍ وَثَمُودَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ata kthejnë shpinën, thuaju: "Unë ju paralajmëroj për një dënim si ai që goditi adët e themudët,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ جَآءَتْهُمُ ٱلرُّسُلُ مِنۢ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا تَعْبُدُوٓا۟ إِلَّا ٱللَّهَ قَالُوا۟ لَوْ شَآءَ رَبُّنَا لَأَنزَلَ مَلَٰٓئِكَةً فَإِنَّا بِمَآ أُرْسِلْتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerkur atyre u erdhën të dërguarit njëri pas tjetrit, duke thënë: "Mos adhuroni askënd tjetër përveç Allahut!", ata thanë: "Sikur të kishte dashur Zoti ynë, do të kishte dërguar melekë. Ne nuk besojmë në atë me të cilën jeni dërguar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَمَّا عَادٌ فَٱسْتَكْبَرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَقَالُوا۟ مَنْ أَشَدُّ مِنَّا قُوَّةً أَوَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِى خَلَقَهُمْ هُوَ أَشَدُّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَكَانُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا يَجْحَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa u përket adëve, ata u treguan mendjemëdhenj në tokë pa të drejtë dhe thanë: "Kush është më i fuqishëm se ne?" A nuk e shihnin, vallë, se Allahu që i kishte krijuar është më i fuqishëm se ata?! Por, megjithatë, ata mohuan ajetet Tona.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا صَرْصَرًا فِىٓ أَيَّامٍ نَّحِسَاتٍ لِّنُذِيقَهُمْ عَذَابَ ٱلْخِزْىِ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَلَعَذَابُ ٱلْـَٔاخِرَةِ أَخْزَىٰ وَهُمْ لَا يُنصَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Ne dërguam mbi ta një erë të furishme në ditët e fatkeqësisë, për t'i bërë të shijojnë ndëshkimin poshtërues në jetën e kësaj bote. Por, ndëshkimi i jetës tjetër është edhe më poshtërues, dhe ata nuk do të gjejnë ndihmë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَمَّا ثَمُودُ فَهَدَيْنَٰهُمْ فَٱسْتَحَبُّوا۟ ٱلْعَمَىٰ عَلَى ٱلْهُدَىٰ فَأَخَذَتْهُمْ صَٰعِقَةُ ٱلْعَذَابِ ٱلْهُونِ بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa u përket themudëve, Ne ua treguam atyre rrugën e drejtë, por ata parapëlqyen verbërinë karshi udhëzimit, kështu që i goditi një ndëshkim poshtërues për atë që bënë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنَجَّيْنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَكَانُوا۟ يَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE Ne i shpëtuam ata që besuan dhe patën frikë Allahun.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ يُحْشَرُ أَعْدَآءُ ٱللَّهِ إِلَى ٱلنَّارِ فَهُمْ يُوزَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujtoni) Ditën kur armiqtë e Allahut do të grumbullohen para Zjarrit e do të tërhiqen duke qenë në radhë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

حَتَّىٰٓ إِذَا مَا جَآءُوهَا شَهِدَ عَلَيْهِمْ سَمْعُهُمْ وَأَبْصَٰرُهُمْ وَجُلُودُهُم بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të arrijnë atje, veshët e tyre, sytë e tyre dhe lëkurat e tyre do të dëshmojnë kundër tyre për atë që kanë bërë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ لِجُلُودِهِمْ لِمَ شَهِدتُّمْ عَلَيْنَا قَالُوٓا۟ أَنطَقَنَا ٱللَّهُ ٱلَّذِىٓ أَنطَقَ كُلَّ شَىْءٍ وَهُوَ خَلَقَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do t'u thonë lëkurave të tyre: "Pse dëshmuat kundër nesh?" Ato do të thonë: "Është Allahu Ai që na bëri të flasim, Ai që i dha çdo gjë (aftësinë e) të folurit." Ai ju krijoi ju herën e parë dhe tek Ai do të ktheheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا كُنتُمْ تَسْتَتِرُونَ أَن يَشْهَدَ عَلَيْكُمْ سَمْعُكُمْ وَلَآ أَبْصَٰرُكُمْ وَلَا جُلُودُكُمْ وَلَٰكِن ظَنَنتُمْ أَنَّ ٱللَّهَ لَا يَعْلَمُ كَثِيرًا مِّمَّا تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu as që mundoheshit të fshiheshit (kur bënit gjynahe), në mënyrë që veshët, sytë dhe lëkurat tuaja të mos dëshmojnë kundër jush. Përkundrazi, ju menduat se Allahu nuk dinte shumë nga ato që bënit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَذَٰلِكُمْ ظَنُّكُمُ ٱلَّذِى ظَنَنتُم بِرَبِّكُمْ أَرْدَىٰكُمْ فَأَصْبَحْتُم مِّنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPikërisht ky mendim që patët për Zotin tuaj ju shkatërroi, kështu që u bëtë të humbur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِن يَصْبِرُوا۟ فَٱلنَّارُ مَثْوًى لَّهُمْ وَإِن يَسْتَعْتِبُوا۟ فَمَا هُم مِّنَ ٱلْمُعْتَبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse bëjnë durim, sërish Zjarri do të jetë vendstrehimi i tyre e, nëse kërkojnë falje, nuk do të jenë prej të falurve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَيَّضْنَا لَهُمْ قُرَنَآءَ فَزَيَّنُوا۟ لَهُم مَّا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَحَقَّ عَلَيْهِمُ ٱلْقَوْلُ فِىٓ أُمَمٍ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِم مِّنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ خَٰسِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe u kishim caktuar atyre shokë të këqij, të cilët ua hijeshonin të ardhmen dhe të shkuarën e tyre, kështu që u përmbush vendimi (për dënimin e tyre) siç ndodhi me popujt e xhinëve dhe njerëzve që ishin para tyre. Ata ishin vërtet të humbur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَا تَسْمَعُوا۟ لِهَٰذَا ٱلْقُرْءَانِ وَٱلْغَوْا۟ فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَغْلِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJobesimtarët thonë: "Mos e dëgjoni këtë Kuran, por bëni zhurmë (kur lexohet), që të fitoni epërsi!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَلَنُذِيقَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ عَذَابًا شَدِيدًا وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَسْوَأَ ٱلَّذِى كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe, me të vërtetë, do t'i bëjmë jobesimtarët të shijojnë një dënim të ashpër dhe do t'i ndëshkojmë sipas veprave më të këqija që kanë bërë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ جَزَآءُ أَعْدَآءِ ٱللَّهِ ٱلنَّارُ لَهُمْ فِيهَا دَارُ ٱلْخُلْدِ جَزَآءًۢ بِمَا كَانُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا يَجْحَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është dënimi i armiqve të Allahut: Zjarri, i cili do të jetë shtëpia e tyre e përjetshme, si ndëshkim për shkak të mohimit të ajeteve Tona.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ رَبَّنَآ أَرِنَا ٱلَّذَيْنِ أَضَلَّانَا مِنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ نَجْعَلْهُمَا تَحْتَ أَقْدَامِنَا لِيَكُونَا مِنَ ٱلْأَسْفَلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk besuan do të thonë: "Zoti ynë, na i trego ata xhinë dhe njerëz që na çuan në humbje, që t'i shkelim me këmbë e të jenë më të poshtëruarit!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُوا۟ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسْتَقَٰمُوا۟ تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا۟ وَلَا تَحْزَنُوا۟ وَأَبْشِرُوا۟ بِٱلْجَنَّةِ ٱلَّتِى كُنتُمْ تُوعَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, atyre që thonë: "Zoti ynë është Allahu" e pastaj qëndrojnë të palëkundur në rrugën e drejtë, do t'u zbresin melekët e do t'u thonë: "Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni për Xhenetin që ju është premtuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

نَحْنُ أَوْلِيَآؤُكُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَفِى ٱلْـَٔاخِرَةِ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِىٓ أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe jemi miqtë tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Aty do të keni gjithçka që jua do shpirti dhe çfarëdo që kërkoni,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

نُزُلًا مِّنْ غَفُورٍ رَّحِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersi mikpritje nga Falësi i Madh, Mëshirëploti."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلًا مِّمَّن دَعَآ إِلَى ٱللَّهِ وَعَمِلَ صَٰلِحًا وَقَالَ إِنَّنِى مِنَ ٱلْمُسْلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më fjalëmbël se ai që fton në rrugën e Allahut, bën vepra të mira dhe thotë: "Unë jam musliman!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تَسْتَوِى ٱلْحَسَنَةُ وَلَا ٱلسَّيِّئَةُ ٱدْفَعْ بِٱلَّتِى هِىَ أَحْسَنُ فَإِذَا ٱلَّذِى بَيْنَكَ وَبَيْنَهُۥ عَدَٰوَةٌ كَأَنَّهُۥ وَلِىٌّ حَمِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE mira nuk barazohet me të keqen! Ktheje të keqen me të mirë, sepse atëherë ai me të cilin kishe armiqësi do të bëhet si mik i ngushtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ٱلَّذِينَ صَبَرُوا۟ وَمَا يُلَقَّىٰهَآ إِلَّا ذُو حَظٍّ عَظِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor ky virtyt u jepet vetëm atyre që bëjnë durim dhe vetëm atyre që janë me fat të madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ ٱلشَّيْطَٰنِ نَزْغٌ فَٱسْتَعِذْ بِٱللَّهِ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, nëse të vjen nga shejtani ndonjë cytje, kërkoji mbrojtje Allahut, sepse Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَايَٰتِهِ ٱلَّيْلُ وَٱلنَّهَارُ وَٱلشَّمْسُ وَٱلْقَمَرُ لَا تَسْجُدُوا۟ لِلشَّمْسِ وَلَا لِلْقَمَرِ وَٱسْجُدُوا۟ لِلَّهِ ٱلَّذِى خَلَقَهُنَّ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrej shenjave të Tij janë nata dhe dita, si dhe Dielli e Hëna. Mos i bjerni në sexhde as Diellit e as Hënës, por bjerini në sexhde Allahut, i Cili i ka krijuar ato, nëse njëmend e adhuroni vetëm Atë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِنِ ٱسْتَكْبَرُوا۟ فَٱلَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ يُسَبِّحُونَ لَهُۥ بِٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ وَهُمْ لَا يَسْـَٔمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, nëse tregohen mendjemëdhenj, atëherë (le ta dinë se) ata që janë pranë Zotit tënd, e lartësojnë Atë me lavdërim natë e ditë, pa u lodhur kurrë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَايَٰتِهِۦٓ أَنَّكَ تَرَى ٱلْأَرْضَ خَٰشِعَةً فَإِذَآ أَنزَلْنَا عَلَيْهَا ٱلْمَآءَ ٱهْتَزَّتْ وَرَبَتْ إِنَّ ٱلَّذِىٓ أَحْيَاهَا لَمُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰٓ إِنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrej shenjave të Tij është gjithashtu se ti e sheh tokën të pajetë, por sapo të lëshojmë shi mbi të, ajo gjallërohet e gufon. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِىٓ ءَايَٰتِنَا لَا يَخْفَوْنَ عَلَيْنَآ أَفَمَن يُلْقَىٰ فِى ٱلنَّارِ خَيْرٌ أَم مَّن يَأْتِىٓ ءَامِنًا يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ ٱعْمَلُوا۟ مَا شِئْتُمْ إِنَّهُۥ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që shtrembërojnë ajetet Tona, nuk mund të fshihen prej Nesh. A është më i mirë ai që hidhet në Zjarr apo ai që vjen i sigurt në Ditën e Kiametit? Bëni çfarë të doni, se Ai sheh mirë gjithçka që veproni!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِٱلذِّكْرِ لَمَّا جَآءَهُمْ وَإِنَّهُۥ لَكِتَٰبٌ عَزِيزٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, ata që mohojnë Kuranin, kur u vjen atyre (do të ndëshkohen rëndë). Ai është njëmend një Libër i mbrojtur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّا يَأْتِيهِ ٱلْبَٰطِلُ مِنۢ بَيْنِ يَدَيْهِ وَلَا مِنْ خَلْفِهِۦ تَنزِيلٌ مِّنْ حَكِيمٍ حَمِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE pavërteta s'mund t'i afrohet atij, as nga para, as nga pas; është shpallje nga i Urti, i Lavdëruari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّا يُقَالُ لَكَ إِلَّا مَا قَدْ قِيلَ لِلرُّسُلِ مِن قَبْلِكَ إِنَّ رَبَّكَ لَذُو مَغْفِرَةٍ وَذُو عِقَابٍ أَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTy (o Muhamed) të thuhet vetëm ajo që u është thënë të dërguarve para teje. Me të vërtetë, Zoti yt është Falës, por edhe dënimin e ka të dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ جَعَلْنَٰهُ قُرْءَانًا أَعْجَمِيًّا لَّقَالُوا۟ لَوْلَا فُصِّلَتْ ءَايَٰتُهُۥٓ ءَا۬عْجَمِىٌّ وَعَرَبِىٌّ قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ هُدًى وَشِفَآءٌ وَٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ فِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَقْرٌ وَهُوَ عَلَيْهِمْ عَمًى أُو۟لَٰٓئِكَ يُنَادَوْنَ مِن مَّكَانٍۭ بَعِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur ta kishim bërë Kuranin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: "Përse nuk na shpjegoheshin ajetet e tij! Si mund të jetë në gjuhë të huaj, ndërkohë që ai (Muhamedi) është arab?!" Thuaj: "Për ata që besojnë, ai është udhëzim dhe shërim." Ndërkaq, ata që nuk besojnë, kanë veshë të shurdhër dhe janë të verbër ndaj tij. Ata janë njësoj si ata që thirren nga ndonjë vend i largët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَٰبَ فَٱخْتُلِفَ فِيهِ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِن رَّبِّكَ لَقُضِىَ بَيْنَهُمْ وَإِنَّهُمْ لَفِى شَكٍّ مِّنْهُ مُرِيبٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne ia dhamë Musait Librin, por u kundërshtuan rreth tij. Por, po të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt, do të gjykohej ndërmjet tyre, ndërkohë që ata janë në mëdyshje lidhur me të.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّنْ عَمِلَ صَٰلِحًا فَلِنَفْسِهِۦ وَمَنْ أَسَآءَ فَعَلَيْهَا وَمَا رَبُّكَ بِظَلَّٰمٍ لِّلْعَبِيدِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKush bën mirë, e ka për vete, e kush bën keq, i bën dëm vetes. Zoti yt nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَيْهِ يُرَدُّ عِلْمُ ٱلسَّاعَةِ وَمَا تَخْرُجُ مِن ثَمَرَٰتٍ مِّنْ أَكْمَامِهَا وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلْمِهِۦ وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ أَيْنَ شُرَكَآءِى قَالُوٓا۟ ءَاذَنَّٰكَ مَا مِنَّا مِن شَهِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVetëm Allahu e di çastin e Kiametit. Asnjë frutë nuk del nga lëvozhga e vet dhe asnjë grua nuk mbetet shtatzënë e as lind pa dijeninë e Tij. Ditën kur Ai do t'u thotë atyre: "Ku janë ata që i quanit ortakë të Mi?", ata do të përgjigjen: "Ne pohojmë se askush prej nesh nuk mund të dëshmojë (se Ti ke ortakë)."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَدْعُونَ مِن قَبْلُ وَظَنُّوا۟ مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre do t'u humbasin ata (zota të rremë) që i adhuronin më parë dhe do të kuptojnë se nuk kanë kurrfarë shpëtimi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّا يَسْـَٔمُ ٱلْإِنسَٰنُ مِن دُعَآءِ ٱلْخَيْرِ وَإِن مَّسَّهُ ٱلشَّرُّ فَيَـُٔوسٌ قَنُوطٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjeriu nuk lodhet duke kërkuar të mirën, por, kur e prek e keqja, bëhet krejtësisht i dëshpëruar e i pashpresë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَئِنْ أَذَقْنَٰهُ رَحْمَةً مِّنَّا مِنۢ بَعْدِ ضَرَّآءَ مَسَّتْهُ لَيَقُولَنَّ هَٰذَا لِى وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةً وَلَئِن رُّجِعْتُ إِلَىٰ رَبِّىٓ إِنَّ لِى عِندَهُۥ لَلْحُسْنَىٰ فَلَنُنَبِّئَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِمَا عَمِلُوا۟ وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنْ عَذَابٍ غَلِيظٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur ia mundësojmë të shijojë mëshirën Tonë pas fatkeqësisë që e kishte goditur, ai do të thotë: "Kjo është imja (meqë e kam merituar)! Madje, nuk mendoj se do të ndodhë Kiameti. Por, edhe nëse ndodh që të kthehem te Zoti im, patjetër se do të gjej tek Ai shpërblimin më të mirë." Gjithsesi se Ne do t'u tregojmë jobesimtarëve për atë që kanë bërë dhe do t'i bëjmë të shijojnë një dënim të rëndë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَآ أَنْعَمْنَا عَلَى ٱلْإِنسَٰنِ أَعْرَضَ وَنَـَٔا بِجَانِبِهِۦ وَإِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ فَذُو دُعَآءٍ عَرِيضٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur i dhurojmë mirësi njeriut, ai largohet dhe kthen shpinën, e, kur e godet e keqja, ai lutet shumë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِن كَانَ مِنْ عِندِ ٱللَّهِ ثُمَّ كَفَرْتُم بِهِۦ مَنْ أَضَلُّ مِمَّنْ هُوَ فِى شِقَاقٍۭ بَعِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Më thoni! Nëse ky (Kuran) është vërtet prej Allahut, ndërsa ju e mohoni, atëherë kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të thellë (me të)?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَنُرِيهِمْ ءَايَٰتِنَا فِى ٱلْـَٔافَاقِ وَفِىٓ أَنفُسِهِمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ ٱلْحَقُّ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do t'ua tregojmë atyre shenjat Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t'u bëhet e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmitar për çdo gjë?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَآ إِنَّهُمْ فِى مِرْيَةٍ مِّن لِّقَآءِ رَبِّهِمْ أَلَآ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَىْءٍ مُّحِيطٌۢ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVini re! Ata janë në mëdyshje për takimin me Zotin e tyre. Me të vërtetë, Ai përfshin çdo gjë (me dijen dhe fuqinë e Tij).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70