caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Fussilat, ajeti 44

Mekë · radha e zbritjes 61 · 41:44

وَلَوْ جَعَلْنَٰهُ قُرْءَانًا أَعْجَمِيًّا لَّقَالُوا۟ لَوْلَا فُصِّلَتْ ءَايَٰتُهُۥٓ ءَا۬عْجَمِىٌّ وَعَرَبِىٌّ قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ هُدًى وَشِفَآءٌ وَٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ فِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَقْرٌ وَهُوَ عَلَيْهِمْ عَمًى أُو۟لَٰٓئِكَ يُنَادَوْنَ مِن مَّكَانٍۭ بَعِيدٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur ta kishim bërë Kuranin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: "Përse nuk na shpjegoheshin ajetet e tij! Si mund të jetë në gjuhë të huaj, ndërkohë që ai (Muhamedi) është arab?!" Thuaj: "Për ata që besojnë, ai është udhëzim dhe shërim." Ndërkaq, ata që nuk besojnë, kanë veshë të shurdhër dhe janë të verbër ndaj tij. Ata janë njësoj si ata që thirren nga ndonjë vend i largët.
Albanian Translation - Hassan NahiSikur ta kishim shpallur Kuranin në një gjuhë tjetër, ata do të thoshin: “Ah, sikur vargjet e tij të ishin të kuptueshme! Vallë, pse të jetë në një gjuhë të huaj, ndërkohë që ai[290] është arab?!” Thuaj: “Ai është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70