وَلَئِنْ أَذَقْنَٰهُ رَحْمَةً مِّنَّا مِنۢ بَعْدِ ضَرَّآءَ مَسَّتْهُ لَيَقُولَنَّ هَٰذَا لِى وَمَآ أَظُنُّ ٱلسَّاعَةَ قَآئِمَةً وَلَئِن رُّجِعْتُ إِلَىٰ رَبِّىٓ إِنَّ لِى عِندَهُۥ لَلْحُسْنَىٰ فَلَنُنَبِّئَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِمَا عَمِلُوا۟ وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنْ عَذَابٍ غَلِيظٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur ia mundësojmë të shijojë mëshirën Tonë pas fatkeqësisë që e kishte goditur, ai do të thotë: "Kjo është imja (meqë e kam merituar)! Madje, nuk mendoj se do të ndodhë Kiameti. Por, edhe nëse ndodh që të kthehem te Zoti im, patjetër se do të gjej tek Ai shpërblimin më të mirë." Gjithsesi se Ne do t'u tregojmë jobesimtarëve për atë që kanë bërë dhe do t'i bëjmë të shijojnë një dënim të rëndë.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse pas fatkeqësisë, Ne i japim atij që të shijojë nga mirësitë Tona, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj! Unë nuk besoj se do të vijë Ora (e Kiametit), por, edhe nëse kthehem te Zoti im, sigurisht që Ai do të më japë shpërblimin më të mirë.” Në të vërtetë, Ne do t’i njoftojmë mohuesit për atë që kanë bërë dhe do t’i bëjmë të shijojnë një dënim të ashpër.