وَقَالُوا۟ لِجُلُودِهِمْ لِمَ شَهِدتُّمْ عَلَيْنَا قَالُوٓا۟ أَنطَقَنَا ٱللَّهُ ٱلَّذِىٓ أَنطَقَ كُلَّ شَىْءٍ وَهُوَ خَلَقَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do t'u thonë lëkurave të tyre: "Pse dëshmuat kundër nesh?" Ato do të thonë: "Është Allahu Ai që na bëri të flasim, Ai që i dha çdo gjë (aftësinë e) të folurit." Ai ju krijoi ju herën e parë dhe tek Ai do të ktheheni.
Albanian Translation - Hassan NahiAta do t’u thonë lëkurëve të veta: “Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato do të përgjigjen: “Allahu, i Cili ia jep aftësinë e të folurit gjithçkaje, na ka bërë që të flasim. Ai ju ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni”.