وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَٰبَ فَٱخْتُلِفَ فِيهِ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِن رَّبِّكَ لَقُضِىَ بَيْنَهُمْ وَإِنَّهُمْ لَفِى شَكٍّ مِّنْهُ مُرِيبٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne ia dhamë Musait Librin, por u kundërshtuan rreth tij. Por, po të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt, do të gjykohej ndërmjet tyre, ndërkohë që ata janë në mëdyshje lidhur me të.
Albanian Translation - Hassan NahiVërtet, Ne ia dhamë Musait Librin, por rreth tij pati shumë mospajtime. Dhe, sikur të mos ishte Vendimi i Zotit tënd i dhënë më parë (për shtyrjen e gjykimit deri në Ditën e Kiametit), ata (që u përçanë) do të gjykoheshin menjëherë. Me të vërtetë, ata dyshojnë thellë në këtë.