caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Az-Zumar الزمر

75 ajete · Mekë · radha e zbritjes 59

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ تَنزِيلُ ٱلْكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَكِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShpallja e Librit (Kuranit) është nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّآ أَنزَلْنَآ إِلَيْكَ ٱلْكِتَٰبَ بِٱلْحَقِّ فَٱعْبُدِ ٱللَّهَ مُخْلِصًا لَّهُ ٱلدِّينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Ne ta zbritëm ty (o Pejgamber) Librin me të vërtetën, prandaj adhuroje Allahun me përkushtim të sinqertë ndaj Tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلْخَالِصُ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ أَوْلِيَآءَ مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلْفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ فِى مَا هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى مَنْ هُوَ كَٰذِبٌ كَفَّارٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, vetëm Allahut i takon adhurimi i çiltër. Ndërkaq, ata që marrin për mbrojtës të tjerë pos Tij, duke thënë: "Ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë me Allahun", (le ta dinë se) Allahu do të gjykojë mes tyre lidhur me atë për të cilën kundërshtoheshin. Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar dhe tepër mohues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّوْ أَرَادَ ٱللَّهُ أَن يَتَّخِذَ وَلَدًا لَّٱصْطَفَىٰ مِمَّا يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ سُبْحَٰنَهُۥ هُوَ ٱللَّهُ ٱلْوَٰحِدُ ٱلْقَهَّارُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse Allahu do të kishte dashur të merrte për vete ndonjë fëmijë, Ai do të kishte zgjedhur çfarë të donte nga ajo që krijon. I patëmeta është Ai! Ai është Allahu, i Vetmi, Ngadhënjimtari i pamposhtur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ يُكَوِّرُ ٱلَّيْلَ عَلَى ٱلنَّهَارِ وَيُكَوِّرُ ٱلنَّهَارَ عَلَى ٱلَّيْلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِى لِأَجَلٍ مُّسَمًّى أَلَا هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْغَفَّٰرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. Ai mbështjell ditën me natë dhe natën me ditë. Ai nënshtroi Diellin dhe Hënën. Të gjitha lundrojnë në një kohë të caktuar. Vini re, Ai është i Gjithëfuqishmi dhe Falësi i Madh!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَٰحِدَةٍ ثُمَّ جَعَلَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلْأَنْعَٰمِ ثَمَٰنِيَةَ أَزْوَٰجٍ يَخْلُقُكُمْ فِى بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمْ خَلْقًا مِّنۢ بَعْدِ خَلْقٍ فِى ظُلُمَٰتٍ ثَلَٰثٍ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ ٱلْمُلْكُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَأَنَّىٰ تُصْرَفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ju krijoi prej një njeriu të vetëm, pastaj prej tij bëri bashkëshorten e tij dhe krijoi për ju tetë çifte bagëtish. Ai ju krijon në barqet e nënave tuaja, krijim pas krijimi, në tri shtresa errësire. Ky është Allahu, Zoti juaj. Atij i takon sundimi. Askush pos Tij nuk meriton të adhurohet. Pra, përse shmangeni atëherë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِن تَكْفُرُوا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِىٌّ عَنكُمْ وَلَا يَرْضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلْكُفْرَ وَإِن تَشْكُرُوا۟ يَرْضَهُ لَكُمْ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرْجِعُكُمْ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ju mohoni, Allahu nuk ka nevojë për ju, ndonëse nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Tij. Por, nëse jeni mirënjohës, Ai e pëlqen atë për ju. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Pastaj kthimi juaj është te Zoti juaj dhe Ai do t'ju njoftojë për atë që keni punuar. Pa dyshim, Ai është i Gjithëdijshëm për atë që ka në zemra.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا مَسَّ ٱلْإِنسَٰنَ ضُرٌّ دَعَا رَبَّهُۥ مُنِيبًا إِلَيْهِ ثُمَّ إِذَا خَوَّلَهُۥ نِعْمَةً مِّنْهُ نَسِىَ مَا كَانَ يَدْعُوٓا۟ إِلَيْهِ مِن قَبْلُ وَجَعَلَ لِلَّهِ أَندَادًا لِّيُضِلَّ عَن سَبِيلِهِۦ قُلْ تَمَتَّعْ بِكُفْرِكَ قَلِيلًا إِنَّكَ مِنْ أَصْحَٰبِ ٱلنَّارِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur njeriun e godet fatkeqësia, ai i lutet Zotit të vet, i kthyer tek Ai me pendim. E, kur i dhuron mirësi nga ana e Tij, ai harron krejtësisht për çfarë lutej më parë dhe i sajon Allahut ortakë, për të shmangur të tjerët nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaqu me mosbesimin tënd për pak kohë, se ti, pa dyshim, do të jesh prej banorëve të Zjarrit!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمَّنْ هُوَ قَٰنِتٌ ءَانَآءَ ٱلَّيْلِ سَاجِدًا وَقَآئِمًا يَحْذَرُ ٱلْـَٔاخِرَةَ وَيَرْجُوا۟ رَحْمَةَ رَبِّهِۦ قُلْ هَلْ يَسْتَوِى ٱلَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَٰبِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(A është më i mirë ky) apo ai që vazhdimisht falet gjatë natën, duke bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë, që ka frikë botën tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?" Në të vërtetë, vetëm mendarët marrin mësim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ يَٰعِبَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱتَّقُوا۟ رَبَّكُمْ لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا۟ فِى هَٰذِهِ ٱلدُّنْيَا حَسَنَةٌ وَأَرْضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةٌ إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّٰبِرُونَ أَجْرَهُم بِغَيْرِ حِسَابٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O robërit e Mi që besoni, frikësojuni Zotit tuaj! Për ata që bëjnë mirë në këtë botë do të ketë të mira. Ndërkohë, toka e Allahut është e gjerë. Njëmend, durimtarët do të shpërblehen pa masë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِنِّىٓ أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ ٱللَّهَ مُخْلِصًا لَّهُ ٱلدِّينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun me përkushtim të sinqertë

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأُمِرْتُ لِأَنْ أَكُونَ أَوَّلَ ٱلْمُسْلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe jam urdhëruar që të jem i pari nga ata që i nënshtrohen Atij."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ إِنِّىٓ أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّى عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë i frikësohem dënimit të një Dite të madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلِ ٱللَّهَ أَعْبُدُ مُخْلِصًا لَّهُۥ دِينِى

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Vetëm Allahun e adhuroj, me përkushtim të sinqertë ndaj Tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱعْبُدُوا۟ مَا شِئْتُم مِّن دُونِهِۦ قُلْ إِنَّ ٱلْخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ أَلَا ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْخُسْرَانُ ٱلْمُبِينُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE ju adhuroni çfarëdo që dëshironi përveç Tij." Thuaj: "Njëmend, të humburit e vërtetë janë ata që do të humbasin veten dhe familjet e tyre në Ditën e Kiametit. Pa dyshim, kjo është humbja e qartë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَهُم مِّن فَوْقِهِمْ ظُلَلٌ مِّنَ ٱلنَّارِ وَمِن تَحْتِهِمْ ظُلَلٌ ذَٰلِكَ يُخَوِّفُ ٱللَّهُ بِهِۦ عِبَادَهُۥ يَٰعِبَادِ فَٱتَّقُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të kenë shtresa zjarri sipër dhe poshtë tyre. Kështu i kërcënon Allahu robërit e Tij. Pra, o robërit e Mi, më kini frikën Mua!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ ٱجْتَنَبُوا۟ ٱلطَّٰغُوتَ أَن يَعْبُدُوهَا وَأَنَابُوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ لَهُمُ ٱلْبُشْرَىٰ فَبَشِّرْ عِبَادِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, për ata që i shmangen adhurimit të zotave të rremë dhe kthehen tek Allahu të penduar, do të ketë myzhde. Prandaj, përgëzoji robërit e Mi,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يَسْتَمِعُونَ ٱلْقَوْلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحْسَنَهُۥٓ أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَىٰهُمُ ٱللَّهُ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمْ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَٰبِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët e dëgjojnë fjalën me vëmendje dhe ndjekin më të mirën e saj. Këta janë ata që i ka udhëzuar Allahu dhe pikërisht këta janë mendarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَمَنْ حَقَّ عَلَيْهِ كَلِمَةُ ٱلْعَذَابِ أَفَأَنتَ تُنقِذُ مَن فِى ٱلنَّارِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund ta shpëtosh atë për të cilin është dhënë vendimi për dënim? A mund ta shpëtosh atë që gjendet në Zjarr?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ رَبَّهُمْ لَهُمْ غُرَفٌ مِّن فَوْقِهَا غُرَفٌ مَّبْنِيَّةٌ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ وَعْدَ ٱللَّهِ لَا يُخْلِفُ ٱللَّهُ ٱلْمِيعَادَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, për ata që i frikësohen Zotit të tyre do të ketë pallate të larta, të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Ky është premtimi i Allahut e Allahu nuk e thyen kurrë premtimin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَسَلَكَهُۥ يَنَٰبِيعَ فِى ٱلْأَرْضِ ثُمَّ يُخْرِجُ بِهِۦ زَرْعًا مُّخْتَلِفًا أَلْوَٰنُهُۥ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَىٰهُ مُصْفَرًّا ثُمَّ يَجْعَلُهُۥ حُطَٰمًا إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَذِكْرَىٰ لِأُو۟لِى ٱلْأَلْبَٰبِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe e drejton atë nëpër burime në tokë? Pastaj, me anë të tij, nxjerr bimë me ngjyra të ndryshme. Më pas, ato thahen dhe i sheh të zverdhura; në fund i shndërron në thërrime. Vërtet, në këtë ka mësim për ata që kanë mend.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَمَن شَرَحَ ٱللَّهُ صَدْرَهُۥ لِلْإِسْلَٰمِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٍ مِّن رَّبِّهِۦ فَوَيْلٌ لِّلْقَٰسِيَةِ قُلُوبُهُم مِّن ذِكْرِ ٱللَّهِ أُو۟لَٰٓئِكَ فِى ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA është njësoj ai që Allahu i ka hapur zemrën për Islamin dhe ecën në dritën e Zotit të tij (me atë që zemra i është ngurtësuar)? Mjerë ata që i kanë zemrat të ngurta ndaj përmendjes së Allahut! Ata janë me të vërtetë në një humbje të qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ ٱلْحَدِيثِ كِتَٰبًا مُّتَشَٰبِهًا مَّثَانِىَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ ٱلَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَىٰ ذِكْرِ ٱللَّهِ ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهْدِى بِهِۦ مَن يَشَآءُ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنْ هَادٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ka zbritur fjalën më të bukur, një Libër me pjesë të ngjashme dhe përsëritje të harmonishme. Prej tij, lëkurat e atyre që i frikësohen Zotit të tyre rrëqethen; pastaj, lëkurat dhe zemrat e tyre zbuten në përmendjen e Allahut. Ky është udhëzimi i Allahut, me të cilën Ai udhëzon kë të dojë. E atë që Allahu e lë në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَمَن يَتَّقِى بِوَجْهِهِۦ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ وَقِيلَ لِلظَّٰلِمِينَ ذُوقُوا۟ مَا كُنتُمْ تَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA është njësoj (me besimtarin) ai që me fytyrën e vet përpiqet të shmangë dënimin e tmerrshëm në Ditën e Kiametit? E do t'u thuhet zullumqarëve: "Shijoni atë që keni fituar!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَأَتَىٰهُمُ ٱلْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لَا يَشْعُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan të vërtetën, prandaj dënimi i goditi prej nga nuk e prisnin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَذَاقَهُمُ ٱللَّهُ ٱلْخِزْىَ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَلَعَذَابُ ٱلْـَٔاخِرَةِ أَكْبَرُ لَوْ كَانُوا۟ يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, Allahu i bëri ata të shijojnë poshtërimin në jetën e kësaj bote, por dënimi i jetës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ ضَرَبْنَا لِلنَّاسِ فِى هَٰذَا ٱلْقُرْءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٍ لَّعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe, me të vërtetë, u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran lloj-lloj shembujsh, që ata të marrin mësim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُرْءَانًا عَرَبِيًّا غَيْرَ ذِى عِوَجٍ لَّعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjë Kuran në gjuhën arabe, pa shtrembërime, që ata t'i frikësohen Allahut.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا رَّجُلًا فِيهِ شُرَكَآءُ مُتَشَٰكِسُونَ وَرَجُلًا سَلَمًا لِّرَجُلٍ هَلْ يَسْتَوِيَانِ مَثَلًا ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu sjell një shembull: një njeri që u shërben disa ortakëve që grinden mes vete dhe një njeri tjetër që i përket vetëm një zotërie. A janë të barabartë në gjendje? I gjithë lavdërimi i takon Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, ti (o Muhamed) do të vdesësh, e edhe ata do të vdesin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ عِندَ رَبِّكُمْ تَخْتَصِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, në Ditën e Kiametit, ju, para Zotit tuaj, do të grindeni me njëri-tjetrin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَذَبَ عَلَى ٱللَّهِ وَكَذَّبَ بِٱلصِّدْقِ إِذْ جَآءَهُۥٓ أَلَيْسَ فِى جَهَنَّمَ مَثْوًى لِّلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më i padrejtë se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut dhe përgënjeshtron të vërtetën kur ajo i vjen?! A nuk është në Xhehenem vendi i jobesimtarëve?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِى جَآءَ بِٱلصِّدْقِ وَصَدَّقَ بِهِۦٓ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që sjellin të vërtetën dhe ata që besojnë në të, pikërisht ata janë të devotshmit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَهُم مَّا يَشَآءُونَ عِندَ رَبِّهِمْ ذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلْمُحْسِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të kenë te Zoti i tyre gjithçka që dëshirojnë. Ky është shpërblimi i punëmbarëve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِيُكَفِّرَ ٱللَّهُ عَنْهُمْ أَسْوَأَ ٱلَّذِى عَمِلُوا۟ وَيَجْزِيَهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ ٱلَّذِى كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu do t'i shlyejë veprat e tyre më të këqija dhe do t'i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَيْسَ ٱللَّهُ بِكَافٍ عَبْدَهُۥ وَيُخَوِّفُونَكَ بِٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنْ هَادٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk i mjafton Allahu robit të Tij? Megjithatë, ata të frikësojnë me të tjerë pos Tij. Atë që Allahu e lë në humbje, askush s'mund ta udhëzojë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَن يَهْدِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن مُّضِلٍّ أَلَيْسَ ٱللَّهُ بِعَزِيزٍ ذِى ٱنتِقَامٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta humbë. A nuk është Allahu i Gjithëfuqishëm dhe i Zoti për hakmarrje?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ قُلْ أَفَرَءَيْتُم مَّا تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ إِنْ أَرَادَنِىَ ٱللَّهُ بِضُرٍّ هَلْ هُنَّ كَٰشِفَٰتُ ضُرِّهِۦٓ أَوْ أَرَادَنِى بِرَحْمَةٍ هَلْ هُنَّ مُمْسِكَٰتُ رَحْمَتِهِۦ قُلْ حَسْبِىَ ٱللَّهُ عَلَيْهِ يَتَوَكَّلُ ٱلْمُتَوَكِّلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, me siguri do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Atëherë, më thoni, ata, të cilëve u luteni pos Allahut, a mund të largojnë dëmin nëse Allahu dëshiron të më dëmtojë, ose a mund të ndalojnë mëshirën e Tij nëse Ai dëshiron të më mëshirojë?!" Thuaj: "Mua më mjafton Allahu; vetëm Atij le t'i mbështeten ata që mbështeten."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ يَٰقَوْمِ ٱعْمَلُوا۟ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمْ إِنِّى عَٰمِلٌ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O populli im, veproni sipas mënyrës suaj; unë do të veproj sipas simes, por së shpejti do ta mësoni

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَن يَأْتِيهِ عَذَابٌ يُخْزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيْهِ عَذَابٌ مُّقِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerkujt do t'i vijë ndëshkimi që do ta poshtërojë dhe mbi kë do të bjerë një dënim i përjetshëm."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّآ أَنزَلْنَا عَلَيْكَ ٱلْكِتَٰبَ لِلنَّاسِ بِٱلْحَقِّ فَمَنِ ٱهْتَدَىٰ فَلِنَفْسِهِۦ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا وَمَآ أَنتَ عَلَيْهِم بِوَكِيلٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ta shpallëm ty Librin me të vërtetën për njerëzit. Kushdo që ndjek udhëzimin, e ka për të mirën e vet, e kush humb rrugën, ai humb në dëm të vet. Ti (o Muhamed) nuk je përgjegjës për ta.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ يَتَوَفَّى ٱلْأَنفُسَ حِينَ مَوْتِهَا وَٱلَّتِى لَمْ تَمُتْ فِى مَنَامِهَا فَيُمْسِكُ ٱلَّتِى قَضَىٰ عَلَيْهَا ٱلْمَوْتَ وَيُرْسِلُ ٱلْأُخْرَىٰٓ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu merr shpirtrat në kohën e vdekjes së tyre dhe ata që nuk kanë vdekur gjatë gjumit të tyre. Pastaj, Ai mban ata për të cilët ka vendosur vdekjen dhe lëshon të tjerët deri në një afat të caktuar. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمِ ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِ ٱللَّهِ شُفَعَآءَ قُلْ أَوَلَوْ كَانُوا۟ لَا يَمْلِكُونَ شَيْـًٔا وَلَا يَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos kanë gjetur ata ndërmjetësues përveç Allahut?! Thuaj: "Vallë, edhe nëse ata nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kuptojnë?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لِّلَّهِ ٱلشَّفَٰعَةُ جَمِيعًا لَّهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "I gjithë ndërmjetësimi është në dorën e Allahut. Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Pastaj tek Ai do të ktheheni."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَحْدَهُ ٱشْمَأَزَّتْ قُلُوبُ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ وَإِذَا ذُكِرَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦٓ إِذَا هُمْ يَسْتَبْشِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur përmendet vetëm Allahu, zemrat e atyre që nuk besojnë në botën tjetër neveriten, ndërsa, kur përmenden të tjerët pos Tij, ata gëzohen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلِ ٱللَّهُمَّ فَاطِرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ عَٰلِمَ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ أَنتَ تَحْكُمُ بَيْنَ عِبَادِكَ فِى مَا كَانُوا۟ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O Allah, Krijues i qiejve dhe i Tokës, Njohës i së fshehtës e së dukshmes, Ti do të gjykosh ndërmjet robërve të Tu lidhur me atë për të cilën kundërshtoheshin."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ أَنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ مَا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًا وَمِثْلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفْتَدَوْا۟ بِهِۦ مِن سُوٓءِ ٱلْعَذَابِ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ وَبَدَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مَا لَمْ يَكُونُوا۟ يَحْتَسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur keqbërësit të kishin gjithë pasurinë që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, do ta jepnin atë për të shpëtuar nga dënimi i tmerrshëm në Ditën e Kiametit. Atyre do t'u shfaqet prej Allahut ajo që nuk e kishin paramenduar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَبَدَا لَهُمْ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُوا۟ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDo t'u dalin në shesh të këqijat që kanë bërë dhe do t'i përfshijë ai (dënimi) me të cilin talleshin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِذَا مَسَّ ٱلْإِنسَٰنَ ضُرٌّ دَعَانَا ثُمَّ إِذَا خَوَّلْنَٰهُ نِعْمَةً مِّنَّا قَالَ إِنَّمَآ أُوتِيتُهُۥ عَلَىٰ عِلْمٍۭ بَلْ هِىَ فِتْنَةٌ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, ndërkohë, kur i dhurojmë mirësi nga ana Jonë, thotë: "Kjo më është dhënë vetëm për shkak të diturisë sime." Jo, ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَدْ قَالَهَا ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَمَآ أَغْنَىٰ عَنْهُم مَّا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu thanë edhe ata që ishin para tyre, por ajo që fituan nuk u bëri dobi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَصَابَهُمْ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُوا۟ وَٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ مِنْ هَٰٓؤُلَآءِ سَيُصِيبُهُمْ سَيِّـَٔاتُ مَا كَسَبُوا۟ وَمَا هُم بِمُعْجِزِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i goditi dënimi i të këqijave që kishin bërë, por edhe keqbërësit prej këtyre do t'i godasë dënimi i të këqijave që kanë bërë dhe nuk do të mund të shpëtojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَمْ يَعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقْدِرُ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e dinë ata se Allahu ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë?! Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ يَٰعِبَادِىَ ٱلَّذِينَ أَسْرَفُوا۟ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا۟ مِن رَّحْمَةِ ٱللَّهِ إِنَّ ٱللَّهَ يَغْفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, se, me të vërtetë, Allahu i fal të gjitha gjynahet. Njëmend, Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنِيبُوٓا۟ إِلَىٰ رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا۟ لَهُۥ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ ٱلْعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKthehuni te Zoti juaj dhe dorëzojuni Atij para se t'ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të ndihmoheni!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱتَّبِعُوٓا۟ أَحْسَنَ مَآ أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ ٱلْعَذَابُ بَغْتَةً وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi papritur, pa e vënë re,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَن تَقُولَ نَفْسٌ يَٰحَسْرَتَىٰ عَلَىٰ مَا فَرَّطتُ فِى جَنۢبِ ٱللَّهِ وَإِن كُنتُ لَمِنَ ٱلسَّٰخِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë të mos thotë njeriu: "Ah i mjeri unë që shpërfilla detyrimet ndaj Allahut dhe isha prej atyre që talleshin!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوْ تَقُولَ لَوْ أَنَّ ٱللَّهَ هَدَىٰنِى لَكُنتُ مِنَ ٱلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse të thotë: "Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, do të isha nga të devotshmit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى ٱلْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِى كَرَّةً فَأَكُونَ مِنَ ٱلْمُحْسِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse, kur të shohë dënimin, të thotë: "Ah, sikur të mund të kthehesha edhe një herë (në dynja) e të bëhesha prej vepërmirëve!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلَىٰ قَدْ جَآءَتْكَ ءَايَٰتِى فَكَذَّبْتَ بِهَا وَٱسْتَكْبَرْتَ وَكُنتَ مِنَ ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Por do t'i thuhet): "Në të vërtetë, ty të erdhën ajetet e Mia, por ti i përgënjeshtrove, u tregove mendjemadh dhe ishe prej jobesimtarëve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ تَرَى ٱلَّذِينَ كَذَبُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسْوَدَّةٌ أَلَيْسَ فِى جَهَنَّمَ مَثْوًى لِّلْمُتَكَبِّرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën e Kiametit do t'i shohësh ata që kanë shpifur gënjeshtra për Allahun me fytyra të nxira. A nuk është në Xhehenem vendi i mendjemëdhenjve?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيُنَجِّى ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ بِمَفَازَتِهِمْ لَا يَمَسُّهُمُ ٱلسُّوٓءُ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkohë, Allahu do t'i shpëtojë ata që ia patën frikën duke u dhënë fitore; ata nuk do t'i prekë e keqja e as do të pikëllohen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ وَكِيلٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i gjithçkaje.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَٰسِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë Tij janë çelësat e qiejve dhe të Tokës. Ndërkaq, ata që mohojnë ajetet e Allahut, pikërisht ata janë të humburit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَفَغَيْرَ ٱللَّهِ تَأْمُرُوٓنِّىٓ أَعْبُدُ أَيُّهَا ٱلْجَٰهِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "A mos më urdhëroni të adhuroj dikë tjetër përveç Allahut, o ju të paditur?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أُوحِىَ إِلَيْكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, të është shpallur ty dhe atyre para teje: "Nëse do t'i shoqëroje Allahut diçka (në adhurim), me siguri, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe, pa dyshim, do të ishe prej të humburve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلِ ٱللَّهَ فَٱعْبُدْ وَكُن مِّنَ ٱلشَّٰكِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, adhuroje vetëm Allahun dhe ji falënderues!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَا قَدَرُوا۟ ٱللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِۦ وَٱلْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُۥ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطْوِيَّٰتٌۢ بِيَمِينِهِۦ سُبْحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk e madhëruan Allahun ashtu siç e meriton, ndërkohë që e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij në Ditën e Kiametit, kurse qiejt do të jenë të mbështjellë në të djathtën e Tij. I patëmeta dhe i Lartësuar është Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَنُفِخَ فِى ٱلصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ إِلَّا مَن شَآءَ ٱللَّهُ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخْرَىٰ فَإِذَا هُمْ قِيَامٌ يَنظُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur t'i fryhet surit, do të vdesin të gjithë ata që janë në qiej dhe ata në tokë, me përjashtim të atyre që do Allahu. Pastaj do të fryhet në të përsëri, dhe ja, ata do të ngrihen duke shikuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَشْرَقَتِ ٱلْأَرْضُ بِنُورِ رَبِّهَا وَوُضِعَ ٱلْكِتَٰبُ وَجِا۟ىٓءَ بِٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَقُضِىَ بَيْنَهُم بِٱلْحَقِّ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterToka do të shndrisë nga drita e Zotit të vet e do të vendoset Libri (i veprave), si dhe do të sillen pejgamberët e dëshmitarët dhe do të gjykohen me drejtësi e nuk do t'u bëhet e padrejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَوُفِّيَتْ كُلُّ نَفْسٍ مَّا عَمِلَتْ وَهُوَ أَعْلَمُ بِمَا يَفْعَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇdo shpirt do të marrë shpërblimin të plotë për atë që ka bërë, sepse Ai e di më së miri se çfarë kanë vepruar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَسِيقَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِلَىٰ جَهَنَّمَ زُمَرًا حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا فُتِحَتْ أَبْوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَآ أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌ مِّنكُمْ يَتْلُونَ عَلَيْكُمْ ءَايَٰتِ رَبِّكُمْ وَيُنذِرُونَكُمْ لِقَآءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا قَالُوا۟ بَلَىٰ وَلَٰكِنْ حَقَّتْ كَلِمَةُ ٱلْعَذَابِ عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJobesimtarët do të shtyhen drejt Xhehenemit në turma. Kur të arrijnë atje e dyert e tij të jenë hapur, rojat do t'u thonë: "A nuk ju erdhën të dërguar nga mesi juaj për t'jua lexuar ajetet e Zotit tuaj dhe për t'ju paralajmëruar për takimin e kësaj Dite?" Ata do të thonë: "Po, sigurisht, por vendimi i dënimit u bë i pashmangshëm për jobesimtarët."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قِيلَ ٱدْخُلُوٓا۟ أَبْوَٰبَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَا فَبِئْسَ مَثْوَى ٱلْمُتَكَبِّرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre do t'u thuhet: "Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni përgjithmonë!" Sa vendbanim i keq për mendjemëdhenjtë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَسِيقَ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ رَبَّهُمْ إِلَى ٱلْجَنَّةِ زُمَرًا حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوهَا وَفُتِحَتْ أَبْوَٰبُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا سَلَٰمٌ عَلَيْكُمْ طِبْتُمْ فَٱدْخُلُوهَا خَٰلِدِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që patën frikë Zotin e tyre, do të çohen në Xhenet në turma. Kur të arrijnë atje e dyert e tij të jenë hapur, rojat do t'u thonë: "Paqja qoftë mbi ju! Ju keni qenë të mirë, prandaj hyni në të, për të qëndruar përgjithmonë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالُوا۟ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى صَدَقَنَا وَعْدَهُۥ وَأَوْرَثَنَا ٱلْأَرْضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ ٱلْجَنَّةِ حَيْثُ نَشَآءُ فَنِعْمَ أَجْرُ ٱلْعَٰمِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thonë: "Lavdërimi i takon Allahut, që përmbushi premtimin e Vet dhe na la në trashëgim tokën (e Xhenetit), që të vendosemi në të kudo që dëshirojmë. Sa i shkëlqyer është shpërblimi i punëtorëve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَتَرَى ٱلْمَلَٰٓئِكَةَ حَآفِّينَ مِنْ حَوْلِ ٱلْعَرْشِ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَقُضِىَ بَيْنَهُم بِٱلْحَقِّ وَقِيلَ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE do të shohësh melekët të rreshtuar rreth Arshit, duke lartësuar Zotin e tyre me lavdërim dhe ata do të gjykohen me drejtësi e do të thuhet: "Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70