وَٱللَّهُ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٍ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍ ثُمَّ جَعَلَكُمْ أَزْوَٰجًا وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلْمِهِۦ وَمَا يُعَمَّرُ مِن مُّعَمَّرٍ وَلَا يُنقَصُ مِنْ عُمُرِهِۦٓ إِلَّا فِى كِتَٰبٍ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që ju krijoi prej dheut, pastaj prej një pikle e më pas ju bëri çifte. Asnjë femër nuk mbetet shtatzënë e as lind pa dijeninë e Tij. Askujt nuk i jepet jetë e gjatë e as i shkurtohet jeta, pa qenë e shënuar në një Libër. S'ka dyshim se kjo për Allahun është e lehtë.
Albanian Translation - Hassan NahiAllahu ju ka krijuar së pari prej dheut (Ademin), pastaj (pasardhësit e tij i ka krijuar) nga pika e farës dhe më në fund ju ka bërë çifte. Dhe asnjë femër nuk mbetet shtatzënë e as nuk lind pa dijeninë e Tij. Jeta e askujt nuk zgjatet e as nuk shkurtohet pa qenë e shënuar në Libër. Me të vërtetë, kjo për Allahun është e lehtë!