وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ وَإِن تَدْعُ مُثْقَلَةٌ إِلَىٰ حِمْلِهَا لَا يُحْمَلْ مِنْهُ شَىْءٌ وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَىٰٓ إِنَّمَا تُنذِرُ ٱلَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُم بِٱلْغَيْبِ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَمَن تَزَكَّىٰ فَإِنَّمَا يَتَزَكَّىٰ لِنَفْسِهِۦ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلْمَصِيرُ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAskush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Nëse një i rënduar me gjynahe thërret ndokënd për t'ia bartur ato, askush nuk do të bartë asgjë nga ato, edhe nëse është i afërm i tij. Në të vërtetë, ti ua tërheq vërejtjen vetëm atyre që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë dhe e falin namazin. Kush e pastron veten, e ka vetëm për të mirën e vet dhe tek Allahu është kthimi.
Albanian Translation - Hassan NahiAsnjë shpirt i ngarkuar nuk do të mbartë barrën e tjetrit. Nëse i ngarkuari rëndë thërret dikë që t’ia mbartë, nuk do t’i merret asgjë nga barra, edhe sikur të jetë i afërt. Në të vërtetë, ti paralajmëron vetëm ata që i frikësohen Zotit të tyre në fshehtësi dhe që falin namazin. Kush e pastron veten (nga gjynahet), në të vërtetë e ka për dobinë e vet, ndërsa kthimi është tek Allahu.