إِن تَدْعُوهُمْ لَا يَسْمَعُوا۟ دُعَآءَكُمْ وَلَوْ سَمِعُوا۟ مَا ٱسْتَجَابُوا۟ لَكُمْ وَيَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ يَكْفُرُونَ بِشِرْكِكُمْ وَلَا يُنَبِّئُكَ مِثْلُ خَبِيرٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse u luteni atyre, ata nuk mund ta dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe po ta dëgjonin, s'do të mund t'ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit ata do të mohojnë adhurimin tuaj. E askush nuk mund të të njoftojë si Ai që është i Gjithëditur.
Albanian Translation - Hassan NahiNëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.