Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLavdërimi është për Allahun, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë! Atij i takon lavdërimi edhe në botën tjetër. Ai është i Urti, i Gjithëdituri.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi e di çfarë hyn në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngjitet në të. Ai është Mëshirëploti, Falësi i Madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk besojnë, thonë: "Nuk do të na vijë Kiameti!" Thuaju: "Po për Zotin tim, do t'ju vijë patjetër." Ai është Njohësi i së fshehtës. Atij nuk mund t'i fshihet asnjë grimcë, as në qiej e as Tokë dhe nuk ka asgjë më të vogël a më të madhe se ajo që të mos jetë e shënuar në një Libër të qartë,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë Allahu t'i shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Këta janë ata për të cilët do të ketë falje dhe furnizim bujar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, për ata që bëjnë përpjekje kundër ajeteve Tona, duke pandehur se do të shpëtojnë, do të ketë dënim të tmerrshëm e të dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata të cilëve u është dhënë dituria e shohin se ajo që të është shpallur nga Zoti yt është e vërteta dhe se ajo udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit, të Lavdëruarit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJobesimtarët thonë: "A doni t'ju tregojmë një njeri i cili thotë se, kur të shpërbëheni krejtësisht, do të krijoheni përsëri?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA është duke trilluar gënjeshtra për Allahun apo është i çmendur?" Jo, por ata që nuk besojnë në botën tjetër kanë për t'u dënuar fort dhe janë në një humbje të madhe.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shohin ata Tokën që kanë përpara dhe qiellin që e kanë mbrapa?! Sikur të donim Ne, do të bënim që t'i gëlltiste toka ose do të hidhnim mbi ta copa nga qielli. Vërtet, në këtë ka shenjë për çdo rob që kthehet i penduar tek Allahu.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Ne i dhuruam Davudit mirësi nga ana Jonë (dhe thamë): "O male, thurni lavde (për Allahun) bashkë me të, e edhe ju, o zogj!" Gjithashtu, Ne ia zbutëm hekurin.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Ne i thamë:) "Puno parzmore të gjera e thuri me saktësi! Dhe bëni vepra të mira, se, me të vërtetë, Unë shoh mirë gjithçka që bëni!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurse Sulejmanit ia nënshtruam erën: shtegtimi i paraditës ishte sa (udhëtimi) një muaj, e edhe shtegtimi i pasditës. Ne i dhamë atij edhe një burim bakri të shkrirë dhe i nënshtruam disa xhinë që punonin për të me urdhrin e Zotit të tij. Këdo prej tyre që shmanget nga urdhri Ynë bëjmë që ta shijojë dënimin e Zjarrit flakërues.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta punonin për të çfarë dëshironte ai: faltore, shtatore, legenë të mëdhenj dhe kazanë të palëvizshëm. "Bëni falënderim, oj familja e Davudit!" Por, pak nga robërit e Mi janë falënderues.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Ne ia caktuam atij (Sulejmanit) vdekjen, askush nuk bëri të kuptonin vdekjen e tij, përveç krimbit që po brente shkopin e tij. Kur ai u rrëzua, u bë e qartë se, po ta dinin xhinët të fshehtën, nuk do të mbeteshin në dënimin poshtërues.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë vendbanimin e Sebës kishte një shenjë të qartë për banorët e tij: dy kopshte, një në të djathtë e një në të majtë. (Ne u thamë atyre:) "Hani nga furnizimi i Zotit tuaj dhe falënderojeni Atë. Vendi juaj është i mirë dhe Zoti juaj Falës i Madh."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ata kthyen shpinën, prandaj Ne lëshuam mbi ta një vërshim shkatërrues dhe ua kthyem dy kopshtet e tyre në kopshte me fruta të hidhëta, me shkurre dhe me pak xinxife.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu i dënuam për mosmirënjohjen e tyre. Vallë, a dënojmë Ne ndokënd tjetër pos atyre që janë mosmirënjohës?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe vendosëm ndërmjet tyre dhe vendeve që i kishim bekuar një varg qytetesh të dukshme dhe e bëmë të lehtë udhëtimin: "Udhëtoni të sigurt nëpër to natë e ditë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ata thanë: "Zoti ynë, zgjate largësinë e udhëtimeve tona!" Pra, ata i bënë padrejtësi vetvetes, kështu që Ne i bëmë rrëfime (të së kaluarës) dhe i shpërndamë në të gjitha anët. Vërtet, në këtë ka shenja për çdokënd që është njëmend i durueshëm dhe falënderues.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, hamendësimi i Iblisit (lidhur me ta) u jetësua, sepse ata e ndoqën atë, përveç një grupi besimtarësh,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerndonëse ai nuk kishte kurrfarë pushteti mbi ta, por Ne deshëm t'i zbulojmë ata që besojnë në botën tjetër nga ata që dyshojnë në të. Zoti yt është Mbikëqyrës i çdo gjëje."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Thirrni ata që i quanit zota pos Allahut! Ata nuk zotërojnë asgjë, qoftë në qiej, qoftë në Tokë, as kanë kurrfarë hiseje në asnjërën prej tyre e as është ndonjëri prej tyre ndihmës i Allahut."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAsnjë ndërmjetësim nuk bën dobi para Tij, përveçse për atë që Ai jep leje. Kur zemrat e tyre (melekëve) të çlirohen nga frika, do të thonë: "Çfarë tha Zoti juaj?" e do të përgjigjen: "Të vërtetën! Ai është i Larti, i Madhi."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt e nga Toka?" Thuaj: "Allahu! Me siguri, ose ju, ose ne jemi në rrugë të drejtë ose në humbje të qartë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Zoti ynë do të na tubojë, pastaj do të gjykojë ndërmjet nesh me drejtësi. Ai është Gjykatësi i drejtë, i Gjithëdijshmi."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Më tregoni ata që ia keni bërë ortakë Atij. Jo, kurrsesi (Ai nuk ka ortakë)! Por, Ai është Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe të dërguam ty (o Muhamed) vetëm si përgëzues dhe paralajmërues për mbarë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju: "Për ju është caktuar një ditë, të cilën nuk mund ta shtyni për asnjë çast e as ta përshpejtoni."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk besojnë, thonë: "Ne kurrë nuk do të besojmë në këtë Kuran e as në Librat para tij." Eh, sikur t'i shihje keqbërësit kur të dalin para Zotit të tyre duke fajësuar njëri-tjetrin! Të shtypurit do t'u thonë krerëve mendjemëdhenj: "Po të mos kishit qenë ju, ne do të ishim besimtarë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKrerët mendjemëdhenj do t'u thonë të shtypurve: "Mos vallë, ne ju penguam nga udhëzimi pasi ju erdhi ai? Përkundrazi, ju vetë ishit keqbërës."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë shtypurit do t'u thonë krerëve mendjemëdhenj: "Jo, por dredhia juaj që bënit natë e ditë, kur na urdhëronit që të mos e besonim Allahun dhe t'i vishnim Atij ortakë." Ata do ta fshehin pendimin e tyre kur ta shohin dënimin dhe Ne do t'u vëmë pranga në qafë atyre që nuk besuan. A do të ndëshkohen ata për diçka tjetër përveç asaj që kanë punuar?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa herë që dërgonim paralajmërues në ndonjë qytet, pasanikët e tij thoshin: "Ne nuk besojmë në atë me të cilën jeni dërguar."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Zoti im ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk është pasuria juaj e as fëmijët tuaj që ju afrojnë te Ne, por te Ne afrohen vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Këta do të kenë shpërblim të shumëfishtë për atë që bënë dhe do të jenë të sigurt në pallate të larta.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Zoti im ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë. Çfarëdo që shpenzoni (për hir të Tij), Ai do t'jua zëvendësojë atë. Ai është Furnizuesi më i mirë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thonë: "I patëmeta je, o Zot! Ti je Mbrojtësi ynë e jo ata. Në të vërtetë, ata i adhuronin xhinët; shumica e tyre besonin në ta."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, sot ju nuk do të mund t'i bëni as dobi e as dëm njëri-tjetrit. Ne do t'u themi keqbërësve: "Shijoni dënimin e Zjarrit, të cilin e përgënjeshtronit!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata thonë: "Ky (Muhamedi) është vetëm një njeri që dëshiron t'ju largojë nga ajo që adhuronin etërit tuaj" dhe thonë: "Ky (Kurani) nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër e trilluar." Dhe, kur u vjen e vërteta, jobesimtarët thonë: "Kjo s'është gjë tjetër veçse magji e kulluar."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkohë që Ne nuk u kemi dhënë atyre asnjë Libër për ta mësuar, as u kemi dërguar ndonjë paralajmërues para teje.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe ata që qenë para tyre patën përgënjeshtruar, ndonëse këta (idhujtarët e Mekës) nuk arritën as një të dhjetën e asaj që u kishim dhënë atyre, por megjithatë i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi. Eh, si ishte dënimi Im!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Në të vërtetë, unë ju këshilloj vetëm me një gjë: të ngriheni sinqerisht për Allahun, dy nga dy e një nga një dhe të mendoni, (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur. Në të vërtetë ai vetëm po ju paralajmëron para një dënimi të rëndë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Në ju paça kërkuar ndonjë shpërblim, ai qoftë për ju. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Ai është Dëshmitar për çdo gjë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Nëse unë shmangem nga rruga e drejtë, shmangia ime është në dëm timin, por, nëse jam i udhëzuar, kjo është për shkak të asaj që më shpall Zoti im. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe është afër."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjë pengesë do të vihet mes tyre dhe asaj që dëshirojnë, siç ndodhi me të ngjashmit e tyre më parë. Njëmend, ata ishin në mëdyshje të madhe.