وَهُمْ يَصْطَرِخُونَ فِيهَا رَبَّنَآ أَخْرِجْنَا نَعْمَلْ صَٰلِحًا غَيْرَ ٱلَّذِى كُنَّا نَعْمَلُ أَوَلَمْ نُعَمِّرْكُم مَّا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَن تَذَكَّرَ وَجَآءَكُمُ ٱلنَّذِيرُ فَذُوقُوا۟ فَمَا لِلظَّٰلِمِينَ مِن نَّصِيرٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të këlthasin aty: "Zoti ynë, na nxirr që të bëjmë vepra të mira, ndryshe nga ato që kemi bërë!" (Atyre do t'u thuhet): "Po a nuk ju dhamë jetë aq sa të mund të merrte mësim kushdo që dëshironte të merrte mësim?! Madje, ju erdhi edhe paralajmëruesi. Pra, shijoni (dënimin), se për keqbërësit nuk do të ketë ndihmës!"
Albanian Translation - Hassan NahiAtje, ata do të thërrasin: “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë.” (Atyre do t’u thuhet): “Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi? Andaj, shijoni (dënimin)! Për keqbërësit nuk ka kurrfarë ndihmësi!”