caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Faatir, ajeti 13

Mekë · radha e zbritjes 43 · 35:13

يُولِجُ ٱلَّيْلَ فِى ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِى ٱلَّيْلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِى لِأَجَلٍ مُّسَمًّى ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ لَهُ ٱلْمُلْكُ وَٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ مَا يَمْلِكُونَ مِن قِطْمِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi fut natën në ditë dhe fut ditën në natë dhe Ai nënshtroi Diellin e Hënën, të cilat lundrojnë për një kohë të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj. Atij i takon sundimi, kurse ata që ju i adhuroni në vend të Tij nuk zotërojnë as një cipëz të bërthamës së hurmës.
Albanian Translation - Hassan NahiAi e bën natën të kalojë në ditë dhe ditën të kalojë në natë. Ai i ka nënshtruar Diellin dhe Hënën, kështu që secili lëviz për një kohë të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70