caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Faatir, ajeti 8

Mekë · radha e zbritjes 43 · 35:8

أَفَمَن زُيِّنَ لَهُۥ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ فَرَءَاهُ حَسَنًا فَإِنَّ ٱللَّهَ يُضِلُّ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِى مَن يَشَآءُ فَلَا تَذْهَبْ نَفْسُكَ عَلَيْهِمْ حَسَرَٰتٍ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِمَا يَصْنَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jetë njësoj ai të cilit i është hijeshuar puna e tij e keqe dhe e sheh si të mirë (me atë që është në rrugë të drejtë)? Pa dyshim, Allahu e çon në humbje atë që do dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Pra, mos e shkatërro veten duke u brengosur për ta! Allahu e di mirë çfarë bëjnë ata.
Albanian Translation - Hassan NahiA është ai, që veprat e veta të këqija i duken të mira (si ai që është i udhëzuar në rrugën e drejtë)? Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ti mos e shqetëso veten deri në shkatërrim për humbjen e tyre! Allahu është vërtet i Gjithëdijshëm për atë që bëjnë ata.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70