caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Muminoon المؤمنون

118 ajete · Mekë · radha e zbritjes 74

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ قَدْ أَفْلَحَ ٱلْمُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, të shpëtuar janë besimtarët,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ هُمْ فِى صَلَاتِهِمْ خَٰشِعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerata që janë të përulur në namazin e tyre,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ هُمْ عَنِ ٱللَّغْوِ مُعْرِضُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë largohen nga e kota,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَوٰةِ فَٰعِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë e japin zekatin,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَٰفِظُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet jashtëmartesore),

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا عَلَىٰٓ أَزْوَٰجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَٰنُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpërveçse ndaj grave të veta ose ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësi – për këtë nuk qortohen,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَنِ ٱبْتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْعَادُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpor kush kërkon përtej kësaj, mu ata janë të shfrenuarit -;

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ هُمْ لِأَمَٰنَٰتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَٰعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersi dhe që i ruajnë amanetet dhe marrëveshjet e tyre

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَوَٰتِهِمْ يُحَافِظُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe që kujdesen për namazet e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْوَٰرِثُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPikërisht këta do të jenë trashëguesit,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerata që do ta trashëgojnë Firdeusin, në të cilin do të jenë përgjithmonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِن سُلَٰلَةٍ مِّن طِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e krijuam njeriun prej një cope balte,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ جَعَلْنَٰهُ نُطْفَةً فِى قَرَارٍ مَّكِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpastaj e vumë si pikël në një vend të sigurt,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ خَلَقْنَا ٱلنُّطْفَةَ عَلَقَةً فَخَلَقْنَا ٱلْعَلَقَةَ مُضْغَةً فَخَلَقْنَا ٱلْمُضْغَةَ عِظَٰمًا فَكَسَوْنَا ٱلْعِظَٰمَ لَحْمًا ثُمَّ أَنشَأْنَٰهُ خَلْقًا ءَاخَرَ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ أَحْسَنُ ٱلْخَٰلِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpastaj piklën e bëmë droçkë gjaku, pastaj droçkën e gjakut e bëmë copë mishi, pastaj copën e mishit e bëmë eshtra, e eshtrat i veshëm me mish, e pastaj e zhvilluam në një krijesë tjetër. Pra, i Bekuar është Allahu, Krijuesi më i mirë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ إِنَّكُم بَعْدَ ذَٰلِكَ لَمَيِّتُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, pas kësaj, me siguri do të vdisni,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ تُبْعَثُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centere më pas, në Ditën e Kiametit, sigurisht do të ringjalleni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ خَلَقْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعَ طَرَآئِقَ وَمَا كُنَّا عَنِ ٱلْخَلْقِ غَٰفِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe kemi krijuar mbi ju shtatë palë (qiej) dhe Ne nuk jemi të shkujdesur ndaj krijesave.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنزَلْنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۢ بِقَدَرٍ فَأَسْكَنَّٰهُ فِى ٱلْأَرْضِ وَإِنَّا عَلَىٰ ذَهَابٍۭ بِهِۦ لَقَٰدِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe lëshojmë ujë nga qielli në masë të caktuar dhe e fusim në tokë e sigurisht që Ne mund ta heqim atë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَنشَأْنَا لَكُم بِهِۦ جَنَّٰتٍ مِّن نَّخِيلٍ وَأَعْنَٰبٍ لَّكُمْ فِيهَا فَوَٰكِهُ كَثِيرَةٌ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe anë të tij, Ne bëjmë për ju kopshte hurmash e rrushi, ku ka shumë fruta nga të cilat ushqeheni,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَشَجَرَةً تَخْرُجُ مِن طُورِ سَيْنَآءَ تَنۢبُتُ بِٱلدُّهْنِ وَصِبْغٍ لِّلْـَٔاكِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe dru (ulliri) që rritet në malin e Sinait, që jep vaj e mëlmesa për ata që i hanë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّ لَكُمْ فِى ٱلْأَنْعَٰمِ لَعِبْرَةً نُّسْقِيكُم مِّمَّا فِى بُطُونِهَا وَلَكُمْ فِيهَا مَنَٰفِعُ كَثِيرَةٌ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, për ju ka mësim edhe te bagëtitë. Ne ju japim të pini nga ajo që gjendet në barqet e tyre, ndërkohë që keni edhe shumë përfitime të tjera nga ato dhe prej (mishit të) tyre ushqeheni,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعَلَيْهَا وَعَلَى ٱلْفُلْكِ تُحْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centersi dhe me to e me anije ju udhëtoni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥٓ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dërguam Nuhun te populli i tij e ai u tha: "O populli im! Adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij! A nuk po i frikësoheni?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَقَالَ ٱلْمَلَؤُا۟ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِن قَوْمِهِۦ مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُرِيدُ أَن يَتَفَضَّلَ عَلَيْكُمْ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَأَنزَلَ مَلَٰٓئِكَةً مَّا سَمِعْنَا بِهَٰذَا فِىٓ ءَابَآئِنَا ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKrerët jobesimtarë nga populli i tij thanë: "Ky është vetëm një njeri, sikurse ju, që dëshiron të jetë më lart se ju. Po të donte Allahu, do të dërgonte melekë. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të tillë nga etërit tanë të lashtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنْ هُوَ إِلَّا رَجُلٌۢ بِهِۦ جِنَّةٌ فَتَرَبَّصُوا۟ بِهِۦ حَتَّىٰ حِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është vetëm një njeri i çmendur, andaj priteni për një kohë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ رَبِّ ٱنصُرْنِى بِمَا كَذَّبُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Nuhu) tha: "O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më quajnë gënjeshtar!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَوْحَيْنَآ إِلَيْهِ أَنِ ٱصْنَعِ ٱلْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا فَإِذَا جَآءَ أَمْرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ فَٱسْلُكْ فِيهَا مِن كُلٍّ زَوْجَيْنِ ٱثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيْهِ ٱلْقَوْلُ مِنْهُمْ وَلَا تُخَٰطِبْنِى فِى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓا۟ إِنَّهُم مُّغْرَقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Ne i shpallëm atij: "Ndërtoje anijen nën sytë (mbikëqyrjen) dhe udhëzimin Tonë e, kur të vijë urdhri Ynë e uji të nisë të dalë nga furra, ngarko në anije nga të gjitha llojet (e gjallesave) nga një çift, e edhe familjen tënde, përveç atyre për të cilët është marrë vendimi dhe mos më lut për ata që kanë bërë të këqija, sepse ata, pa dyshim, do të fundosen."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِذَا ٱسْتَوَيْتَ أَنتَ وَمَن مَّعَكَ عَلَى ٱلْفُلْكِ فَقُلِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى نَجَّىٰنَا مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur të hipësh në anije bashkë me ata që janë me ty, thuaj: "Lavdërimi i takon Allahut, i Cili na shpëtoi nga populli zullumqar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقُل رَّبِّ أَنزِلْنِى مُنزَلًا مُّبَارَكًا وَأَنتَ خَيْرُ ٱلْمُنزِلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, se Ti je më i miri që na zbarkon."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ وَإِن كُنَّا لَمُبْتَلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëmend, në këtë ka shenja, ndërkohë që Ne i vëmë (njerëzit) në provë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ أَنشَأْنَا مِنۢ بَعْدِهِمْ قَرْنًا ءَاخَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMandej, pas tyre krijuam një brez tjetër,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَرْسَلْنَا فِيهِمْ رَسُولًا مِّنْهُمْ أَنِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥٓ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe u çuam atyre një të dërguar nga mesi i tyre (i cili u tha): "Adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij! A nuk po i frikësoheni?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلْمَلَأُ مِن قَوْمِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَكَذَّبُوا۟ بِلِقَآءِ ٱلْـَٔاخِرَةِ وَأَتْرَفْنَٰهُمْ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا مَا هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يَأْكُلُ مِمَّا تَأْكُلُونَ مِنْهُ وَيَشْرَبُ مِمَّا تَشْرَبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, krerët e popullit të tij, të cilët nuk besuan dhe përgënjeshtruan takimin e botës tjetër dhe të cilët Ne i kishim pasuruar në jetën e kësaj bote, thanë: "Ai nuk është tjetër veçse një njeri sikurse ju; ai ha atë që hani ju dhe pi atë që pini ju.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَئِنْ أَطَعْتُم بَشَرًا مِّثْلَكُمْ إِنَّكُمْ إِذًا لَّخَٰسِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, nëse i bindeni një njeriu si ju, atëherë sigurisht se do të jeni të humbur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَيَعِدُكُمْ أَنَّكُمْ إِذَا مِتُّمْ وَكُنتُمْ تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَنَّكُم مُّخْرَجُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA ju premton ai se, kur të vdisni e të bëheni dhé e kocka, do të nxirreni (nga varret)?

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هَيْهَاتَ هَيْهَاتَ لِمَا تُوعَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLarg, krejt larg (mendsh) është ajo që ju premtohet!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنْ هِىَ إِلَّا حَيَاتُنَا ٱلدُّنْيَا نَمُوتُ وَنَحْيَا وَمَا نَحْنُ بِمَبْعُوثِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk ka jetë përveç jetës sonë në këtë botë: vdesim e jetojmë dhe nuk do të ringjallemi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنْ هُوَ إِلَّا رَجُلٌ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا وَمَا نَحْنُ لَهُۥ بِمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është vetëm një njeri që ka trilluar gënjeshtra për Allahun dhe ne nuk do t'i besojmë atij."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ رَبِّ ٱنصُرْنِى بِمَا كَذَّبُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Nuhu) tha: "O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më quajnë gënjeshtar!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ عَمَّا قَلِيلٍ لَّيُصْبِحُنَّ نَٰدِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu tha: "Së shpejti do të pendohen."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّيْحَةُ بِٱلْحَقِّ فَجَعَلْنَٰهُمْ غُثَآءً فَبُعْدًا لِّلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i mori gjëmimi i tmerrshëm me drejtësi dhe i shndërruam në llum. Pra, larg qoftë populli zullumqar!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ أَنشَأْنَا مِنۢ بَعْدِهِمْ قُرُونًا ءَاخَرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMandej, pas tyre, krijuam breza të tjerë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَا تَسْبِقُ مِنْ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسْتَـْٔخِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAsnjë popull nuk mund ta përshpejtojë afatin e (shkatërrimit të) vet e as ta vonojë atë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا تَتْرَا كُلَّ مَا جَآءَ أُمَّةً رَّسُولُهَا كَذَّبُوهُ فَأَتْبَعْنَا بَعْضَهُم بَعْضًا وَجَعَلْنَٰهُمْ أَحَادِيثَ فَبُعْدًا لِّقَوْمٍ لَّا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj Ne i çuam të dërguarit Tanë njërin pas tjetrit. Sa herë që një i dërguar i shkonte ndonjë populli, ata e përgënjeshtronin atë. Kështu Ne i shkatërruam ata njërin pas tjetrit dhe i bëmë rrëfime. Larg qoftë populli që nuk beson!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ وَأَخَاهُ هَٰرُونَ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلْطَٰنٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj dërguam Musain dhe vëllanë e tij, Harunin, me shenjat (mrekullitë) Tona dhe me dëshmi të qartë

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَإِي۟هِۦ فَٱسْتَكْبَرُوا۟ وَكَانُوا۟ قَوْمًا عَالِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerte Faraoni dhe paria e tij, por ata u treguan mendjemëdhenj dhe qenë njerëz arrogantë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَقَالُوٓا۟ أَنُؤْمِنُ لِبَشَرَيْنِ مِثْلِنَا وَقَوْمُهُمَا لَنَا عَٰبِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "A t'u besojmë dy burrave si ne, ndërkohë që populli i tyre janë të nënshtruar ndaj nesh?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَكَذَّبُوهُمَا فَكَانُوا۟ مِنَ ٱلْمُهْلَكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, ata i përgëjneshtruan ata, prandaj ishin nga të shkatërruarit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَٰبَ لَعَلَّهُمْ يَهْتَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i dhamë Musait Librin që ata të udhëzohen në rrugë të drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَجَعَلْنَا ٱبْنَ مَرْيَمَ وَأُمَّهُۥٓ ءَايَةً وَءَاوَيْنَٰهُمَآ إِلَىٰ رَبْوَةٍ ذَاتِ قَرَارٍ وَمَعِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë birin e Merjemes dhe nënën e tij i bëmë shenjë (për njerëzimin) dhe i strehuam pranë një kodre që ishte e përshtatshme për banim dhe kishte një krua.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلرُّسُلُ كُلُوا۟ مِنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَٱعْمَلُوا۟ صَٰلِحًا إِنِّى بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO të dërguar, hani nga gjërat e lejuara dhe veproni mirë, sepse Unë di mirë gjithçka që bëni!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّ هَٰذِهِۦٓ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَٰحِدَةً وَأَنَا۠ رَبُّكُمْ فَٱتَّقُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVërtet, kjo feja juaj është një fe e vetme dhe unë jam Zoti juaj, andaj kini frikë prej Meje!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَتَقَطَّعُوٓا۟ أَمْرَهُم بَيْنَهُمْ زُبُرًا كُلُّ حِزْبٍۭ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, njerëzit u ndanë në grupe në çështjen e fesë së tyre; secili grup është i kënaqur me atë që ka.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَذَرْهُمْ فِى غَمْرَتِهِمْ حَتَّىٰ حِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, lëri ata në shkujdesjen e tyre për një kohë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَيَحْسَبُونَ أَنَّمَا نُمِدُّهُم بِهِۦ مِن مَّالٍ وَبَنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mendojnë ata se duke iu dhënë atyre pasuri e fëmijë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

نُسَارِعُ لَهُمْ فِى ٱلْخَيْرَٰتِ بَل لَّا يَشْعُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe po ua përshpejtojmë të mirat? Jo, por ata nuk e vërejnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ هُم مِّنْ خَشْيَةِ رَبِّهِم مُّشْفِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nga Zoti i tyre frikësohen,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمْ يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë në ajetet e Zotit të tyre besojnë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ هُم بِرَبِّهِمْ لَا يُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë nuk i shoqërojnë Zotit të tyre asgjë në adhurim

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ يُؤْتُونَ مَآ ءَاتَوا۟ وَّقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَٰجِعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre janë të frikësuara, sepse te Zoti i tyre do të kthehen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ يُسَٰرِعُونَ فِى ٱلْخَيْرَٰتِ وَهُمْ لَهَا سَٰبِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta janë ata që nxitojnë për të bërë vepra të mira dhe ata janë të parët në to.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا وَلَدَيْنَا كِتَٰبٌ يَنطِقُ بِٱلْحَقِّ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe nuk ngarkojmë asnjë shpirt më shumë sesa mund të përballojë. Te Ne është një Libër që flet të vërtetën dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلْ قُلُوبُهُمْ فِى غَمْرَةٍ مِّنْ هَٰذَا وَلَهُمْ أَعْمَٰلٌ مِّن دُونِ ذَٰلِكَ هُمْ لَهَا عَٰمِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor zemrat e tyre janë të shkujdesura ndaj kësaj dhe ata kanë vepra të tjera (të këqija) që i bëjnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذْنَا مُتْرَفِيهِم بِٱلْعَذَابِ إِذَا هُمْ يَجْـَٔرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, kur i kapim me dënim pasanikët e tyre, ata fillojnë të bërtasin për ndihmë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا تَجْـَٔرُوا۟ ٱلْيَوْمَ إِنَّكُم مِّنَّا لَا تُنصَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Atyre do t'u thuhet): "Mos thirrni për ndihmë sot, sepse nuk do të merrni ndihmë prej Nesh!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَدْ كَانَتْ ءَايَٰتِى تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فَكُنتُمْ عَلَىٰٓ أَعْقَٰبِكُمْ تَنكِصُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJuve ju lexoheshin ajetet e Mia, por ju ktheheshit mbrapa,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مُسْتَكْبِرِينَ بِهِۦ سَٰمِرًا تَهْجُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerduke u bërë mendjemëdhenj për këtë e duke kaluar natën në biseda të këqija (për Kuranin)."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَلَمْ يَدَّبَّرُوا۟ ٱلْقَوْلَ أَمْ جَآءَهُم مَّا لَمْ يَأْتِ ءَابَآءَهُمُ ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk i kanë soditur fjalët (e Allahut), apo mos u ka ardhur atyre ajo që nuk u kishte ardhur etërve të tyre të lashtë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ لَمْ يَعْرِفُوا۟ رَسُولَهُمْ فَهُمْ لَهُۥ مُنكِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo mos nuk e njohin të Dërguarin e tyre, prandaj e mohojnë atë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ يَقُولُونَ بِهِۦ جِنَّةٌۢ بَلْ جَآءَهُم بِٱلْحَقِّ وَأَكْثَرُهُمْ لِلْحَقِّ كَٰرِهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo thonë: "Ai është i çmendur"? Jo, por ai ua solli atyre të vërtetën, porse shumica e tyre e urrejnë të vërtetën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوِ ٱتَّبَعَ ٱلْحَقُّ أَهْوَآءَهُمْ لَفَسَدَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلْأَرْضُ وَمَن فِيهِنَّ بَلْ أَتَيْنَٰهُم بِذِكْرِهِمْ فَهُمْ عَن ذِكْرِهِم مُّعْرِضُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur e Vërteta të ndiqte dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e Toka dhe të gjithë ata që gjenden në to. Në të vërtetë, Ne ua kemi sjellë atyre Këshillën, por ata ia kthejnë shpinën Këshillës së tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ تَسْـَٔلُهُمْ خَرْجًا فَخَرَاجُ رَبِّكَ خَيْرٌ وَهُوَ خَيْرُ ٱلرَّٰزِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterApo, mos po u kërkon atyre ndonjë shpërblim? Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë. Ai është Furnizuesi më i mirë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّكَ لَتَدْعُوهُمْ إِلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, ti po i thërret ata në rrugë të drejtë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ عَنِ ٱلصِّرَٰطِ لَنَٰكِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpor ata që nuk besojnë në botën tjetër janë të shmangur nga rruga e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ رَحِمْنَٰهُمْ وَكَشَفْنَا مَا بِهِم مِّن ضُرٍّ لَّلَجُّوا۟ فِى طُغْيَٰنِهِمْ يَعْمَهُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe sikur t'i mëshironim e t'ua hiqnim fatkeqësinë, ata do të vazhdonin të bridhnin verbërisht në humbjen e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَخَذْنَٰهُم بِٱلْعَذَابِ فَمَا ٱسْتَكَانُوا۟ لِرَبِّهِمْ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i kapluam me dënim, por ata nuk iu nënshtruan Zotit të tyre e as u kthyen të përulur drejt Tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

حَتَّىٰٓ إِذَا فَتَحْنَا عَلَيْهِم بَابًا ذَا عَذَابٍ شَدِيدٍ إِذَا هُمْ فِيهِ مُبْلِسُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur t'ua hapim atyre derën e një dënimi të rëndë, ata do të bien në dëshpërim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِىٓ أَنشَأَ لَكُمُ ٱلسَّمْعَ وَٱلْأَبْصَٰرَ وَٱلْأَفْـِٔدَةَ قَلِيلًا مَّا تَشْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që jua krijoi të dëgjuarit, shikimin dhe zemrat. Sa pak që falënderoni!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى ذَرَأَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ وَإِلَيْهِ تُحْشَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që ju solli në Tokë dhe tek Ai do të tuboheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى يُحْىِۦ وَيُمِيتُ وَلَهُ ٱخْتِلَٰفُ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është që jep jetë e vdekje dhe vetëm Atij i takon ndërrimi i natës dhe ditës. A nuk kuptoni, vallë?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلْ قَالُوا۟ مِثْلَ مَا قَالَ ٱلْأَوَّلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ata thonë njësoj siç thanë të mëparshmit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوٓا۟ أَءِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبْعُوثُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "A mos, vallë, kur të vdesim e të bëhemi pluhur e kocka, do të ringjallemi?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَقَدْ وُعِدْنَا نَحْنُ وَءَابَآؤُنَا هَٰذَا مِن قَبْلُ إِنْ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është ajo që neve dhe etërve tanë na është premtuar më parë. Kjo nuk është gjë tjetër veçse përralla të të parëve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لِّمَنِ ٱلْأَرْضُ وَمَن فِيهَآ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "E kujt është Toka dhe çdo gjë që gjendet në të, nëse vërtet e dini?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَيَقُولُونَ لِلَّهِ قُلْ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thonë: "E Allahut." Thuaj: "Atëherë, a nuk do të merrni mësim?!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ ٱلسَّبْعِ وَرَبُّ ٱلْعَرْشِ ٱلْعَظِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Arshit madhështor?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَيَقُولُونَ لِلَّهِ قُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Pra, a nuk do t'i frikësoheni Atij?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ مَنۢ بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَىْءٍ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيْهِ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Në dorën e kujt është sundimi i çdo gjëje, – dhe Ai mbron, ndërsa askush nuk mund të mbrojë prej Tij, – nëse vërtet e dini?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

سَيَقُولُونَ لِلَّهِ قُلْ فَأَنَّىٰ تُسْحَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thonë: "Të Allahut." Thuaj: "Atëherë, si mund të mashtroheni?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلْ أَتَيْنَٰهُم بِٱلْحَقِّ وَإِنَّهُمْ لَكَٰذِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, por ata janë njëmend gënjeshtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ مِن وَلَدٍ وَمَا كَانَ مَعَهُۥ مِنْ إِلَٰهٍ إِذًا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهٍۭ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ سُبْحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu nuk ka asnjë fëmijë dhe nuk ka zot tjetër krahas Tij, përndryshe çdo zot do ta merrte atë që ka krijuar dhe disa prej tyre do të tregoheshin kryelartë ndaj të tjerëve. I Lartësuar është Allahu nga ajo që i veshin ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

عَٰلِمِ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjohësi i së padukshmes dhe i së dukshmes. Pra, i Lartësuar është Ai nga ajo që i shoqërojnë ata!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّى مَا يُوعَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Zoti im, nëse ma tregon atë (dënimin) me të cilin kërcënohen,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَبِّ فَلَا تَجْعَلْنِى فِى ٱلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti im, atëherë mos më përfshij mua në mesin e popullit zullumqar!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِنَّا عَلَىٰٓ أَن نُّرِيَكَ مَا نَعِدُهُمْ لَقَٰدِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe, me siguri, mund të ta tregojmë atë me të cilën i kërcënojmë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱدْفَعْ بِٱلَّتِى هِىَ أَحْسَنُ ٱلسَّيِّئَةَ نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَصِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë keqen largoje me atë që është më e mira. Ne e dimë mirë çfarë shpifin ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنْ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe thuaj: "Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde kundër tundimeve të shejtanëve!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحْضُرُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe strehohem te Ti, o Zoti im, që ata të mos vijnë tek unë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلْمَوْتُ قَالَ رَبِّ ٱرْجِعُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur t'i vijë vdekja ndonjërit prej tyre, thotë: "O Zoti im, më kthe,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَعَلِّىٓ أَعْمَلُ صَٰلِحًا فِيمَا تَرَكْتُ كَلَّآ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَا وَمِن وَرَآئِهِم بَرْزَخٌ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernë mënyrë që të bëj vepra të mira në atë që lashë." Jo, ajo është thjesht një fjalë që ai e thotë, kurse pas tyre ka një pengesë deri në Ditën që do të ringjallen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِذَا نُفِخَ فِى ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيْنَهُمْ يَوْمَئِذٍ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur t'i fryhet Surit, atë Ditë nuk do të ketë lidhje farefisnore mes tyre e as do të pyesin njëri-tjetrin.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَمَن ثَقُلَتْ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që do t'u rëndohet peshorja (e veprave të mira), pikërisht ata janë të shpëtuarit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَنْ خَفَّتْ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ فِى جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që do të kenë peshore të lehta, ata kanë humbur shpirtrat e tyre, duke mbetur në Xhehenem përgjithmonë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تَلْفَحُ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ وَهُمْ فِيهَا كَٰلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZjarri do t'i djegë fytyrat e tyre, duke i lënë të shpërfytyruar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَكُنْ ءَايَٰتِى تُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ فَكُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"A nuk ju lexoheshin ajetet e Mia e ju i përgënjeshtronit ato?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ رَبَّنَا غَلَبَتْ عَلَيْنَا شِقْوَتُنَا وَكُنَّا قَوْمًا ضَآلِّينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thonë: "Zoti ynë, na mundi prapësia jonë dhe ishim njerëz të humbur!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رَبَّنَآ أَخْرِجْنَا مِنْهَا فَإِنْ عُدْنَا فَإِنَّا ظَٰلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterZoti ynë, na nxirr nga kjo e, nëse sërish do të ktheheshim (në të keqen), atëherë do të ishim njëmend të padrejtë!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالَ ٱخْسَـُٔوا۟ فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu do të thotë: "Rrini aty të poshtëruar dhe mos më flitni asgjë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّهُۥ كَانَ فَرِيقٌ مِّنْ عِبَادِى يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱغْفِرْ لَنَا وَٱرْحَمْنَا وَأَنتَ خَيْرُ ٱلرَّٰحِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, ishte një grup nga robërit e Mi që thoshin: "Zoti ynë, ne besuam, andaj na fal e na mëshiro, se Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱتَّخَذْتُمُوهُمْ سِخْرِيًّا حَتَّىٰٓ أَنسَوْكُمْ ذِكْرِى وَكُنتُم مِّنْهُمْ تَضْحَكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ju i merrnit me tallje derisa kjo ju bëri që të më harronit së kujtuari dhe qesheshit me ta.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنِّى جَزَيْتُهُمُ ٱلْيَوْمَ بِمَا صَبَرُوٓا۟ أَنَّهُمْ هُمُ ٱلْفَآئِزُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterUnë i kam shpërblyer sot ata për durimin e tyre, duke i bërë të jenë fitimtarët."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَٰلَ كَمْ لَبِثْتُمْ فِى ٱلْأَرْضِ عَدَدَ سِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi do të thotë: "Sa vjet qëndruat në Tokë?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَالُوا۟ لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ فَسْـَٔلِ ٱلْعَآدِّينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta do të thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës. Pyeti ata që i kanë numëruar."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قَٰلَ إِن لَّبِثْتُمْ إِلَّا قَلِيلًا لَّوْ أَنَّكُمْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu do të thotë: "Në të vërtetë, ju qëndruat vetëm pak, sikur ta kishit ditur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَٰكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos menduat se Ne ju krijuam pa qëllim dhe se nuk do të ktheheshit te Ne?"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ ٱلْمَلِكُ ٱلْحَقُّ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلْعَرْشِ ٱلْكَرِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI Lartësuar është Allahu, Sundimtari i Vërtetë! Askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij, Zotit të Arshit fisnik.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَن يَدْعُ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ لَا بُرْهَٰنَ لَهُۥ بِهِۦ فَإِنَّمَا حِسَابُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦٓ إِنَّهُۥ لَا يُفْلِحُ ٱلْكَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKushdo që krahas Allahut adhuron zot tjetër, për të cilin nuk ka dëshmi, llogaria e tij do të jetë pa dyshim te Zoti i tij. Me të vërtetë, jobesimtarët nuk do të shpëtojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقُل رَّبِّ ٱغْفِرْ وَٱرْحَمْ وَأَنتَ خَيْرُ ٱلرَّٰحِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Zoti im, fal dhe mëshiro, se Ti je më i Miri i mëshiruesve."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70