فَأَوْحَيْنَآ إِلَيْهِ أَنِ ٱصْنَعِ ٱلْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا فَإِذَا جَآءَ أَمْرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ فَٱسْلُكْ فِيهَا مِن كُلٍّ زَوْجَيْنِ ٱثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيْهِ ٱلْقَوْلُ مِنْهُمْ وَلَا تُخَٰطِبْنِى فِى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓا۟ إِنَّهُم مُّغْرَقُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, Ne i shpallëm atij: "Ndërtoje anijen nën sytë (mbikëqyrjen) dhe udhëzimin Tonë e, kur të vijë urdhri Ynë e uji të nisë të dalë nga furra, ngarko në anije nga të gjitha llojet (e gjallesave) nga një çift, e edhe familjen tënde, përveç atyre për të cilët është marrë vendimi dhe mos më lut për ata që kanë bërë të këqija, sepse ata, pa dyshim, do të fundosen."
Albanian Translation - Hassan NahiDhe Ne i shpallëm atij: “Ndërto anijen nën Sytë (mbikëqyrjen) dhe frymëzimin Tonë e, kur të vijë urdhri Ynë e të vërshojë uji nga furra, ngarko në anije prej çdo lloj gjallese nga një çift dhe familjen tënde, përveç atyre që janë dënuar të humbasin, dhe mos M’u drejto për ata që kanë bërë të këqija se ata, me të vërtetë, do të fundosen.