caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Noor النور

64 ajete · Medinë · radha e zbritjes 102

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ سُورَةٌ أَنزَلْنَٰهَا وَفَرَضْنَٰهَا وَأَنزَلْنَا فِيهَآ ءَايَٰتٍۭ بَيِّنَٰتٍ لَّعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është një sure të cilën Ne e kemi zbritur, e kemi bërë të detyrueshme dhe kemi shpallur në të ajete të qarta, që të merrni mësim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلزَّانِيَةُ وَٱلزَّانِى فَٱجْلِدُوا۟ كُلَّ وَٰحِدٍ مِّنْهُمَا مِا۟ئَةَ جَلْدَةٍ وَلَا تَأْخُذْكُم بِهِمَا رَأْفَةٌ فِى دِينِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَلْيَشْهَدْ عَذَابَهُمَا طَآئِفَةٌ مِّنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë përdalën dhe të përdalin, rrihni çdonjërin prej tyre me nga njëqind të rëna dhe të mos ju kaplojë dhembshuria ndaj tyre kur bëhet fjalë për ligjin e Allahut, nëse njëmend e besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Le të jenë të pranishëm në dënimin e tyre një grup besimtarësh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلزَّانِى لَا يَنكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوْ مُشْرِكَةً وَٱلزَّانِيَةُ لَا يَنكِحُهَآ إِلَّا زَانٍ أَوْ مُشْرِكٌ وَحُرِّمَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterI përdali mund të martohet vetëm me ndonjë të përdalë ose idhujtare. Po ashtu, me të përdalën mund të martohet vetëm ndonjë i përdalë ose idhujtar. Ndërkaq, kjo është e ndaluar për besimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ يَرْمُونَ ٱلْمُحْصَنَٰتِ ثُمَّ لَمْ يَأْتُوا۟ بِأَرْبَعَةِ شُهَدَآءَ فَٱجْلِدُوهُمْ ثَمَٰنِينَ جَلْدَةً وَلَا تَقْبَلُوا۟ لَهُمْ شَهَٰدَةً أَبَدًا وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَٰسِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që akuzojnë gratë e dëlira (për kurvëri) dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, rrihni me tetëdhjetë të rëna dhe mos ua pranoni kurrë dëshminë, sepse ata janë të pabindur,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُوا۟ مِنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ وَأَصْلَحُوا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpërveç atyre që më pas pendohen e përmirësohen. Allahu është njëmend Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ يَرْمُونَ أَزْوَٰجَهُمْ وَلَمْ يَكُن لَّهُمْ شُهَدَآءُ إِلَّآ أَنفُسُهُمْ فَشَهَٰدَةُ أَحَدِهِمْ أَرْبَعُ شَهَٰدَٰتٍۭ بِٱللَّهِ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ai që akuzon gruan e vet (për tradhti bashkëshortore), pa pasur asnjë dëshmitar përveç vetes, duhet të betohet katër herë në Allahun se po e thotë të vërtetën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْخَٰمِسَةُ أَنَّ لَعْنَتَ ٱللَّهِ عَلَيْهِ إِن كَانَ مِنَ ٱلْكَٰذِبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërsa herën e pestë duhet të thotë: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi mua nëse jam duke gënjyer!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَدْرَؤُا۟ عَنْهَا ٱلْعَذَابَ أَن تَشْهَدَ أَرْبَعَ شَهَٰدَٰتٍۭ بِٱللَّهِ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلْكَٰذِبِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkohë, ajo e shmang dënimin nga vetja nëse betohet katër herë në Allahun se ai po gënjen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْخَٰمِسَةَ أَنَّ غَضَبَ ٱللَّهِ عَلَيْهَآ إِن كَانَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHerën e pestë duhet të thotë: "Zemërimi i Allahut qoftë mbi mua, nëse ai ka thënë të vërtetën!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُۥ وَأَنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe po të mos ishte Allahu Pranues i pendimit dhe i Urtë (do t'jua përshpejtonte dënimin)!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ جَآءُو بِٱلْإِفْكِ عُصْبَةٌ مِّنكُمْ لَا تَحْسَبُوهُ شَرًّا لَّكُم بَلْ هُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ لِكُلِّ ٱمْرِئٍ مِّنْهُم مَّا ٱكْتَسَبَ مِنَ ٱلْإِثْمِ وَٱلَّذِى تَوَلَّىٰ كِبْرَهُۥ مِنْهُمْ لَهُۥ عَذَابٌ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, ata që trilluan shpifjen janë një grup prej jush. Mos e mendoni si të keqe për ju! Përkundrazi, ajo është në të mirën tuaj. Çdonjëri prej tyre do të marrë dënimin për gjynahun që ka bërë, por ai që i priu kësaj (shpifjeje) do të ketë një dënim të madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّوْلَآ إِذْ سَمِعْتُمُوهُ ظَنَّ ٱلْمُؤْمِنُونَ وَٱلْمُؤْمِنَٰتُ بِأَنفُسِهِمْ خَيْرًا وَقَالُوا۟ هَٰذَآ إِفْكٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërse, vallë, kur besimtarët e besimtaret e dëgjuan atë (shpifje) nuk menduan mirë për njëri-tjetrin e të thoshin: "Kjo është shpifje e qartë"?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّوْلَا جَآءُو عَلَيْهِ بِأَرْبَعَةِ شُهَدَآءَ فَإِذْ لَمْ يَأْتُوا۟ بِٱلشُّهَدَآءِ فَأُو۟لَٰٓئِكَ عِندَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلْكَٰذِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo përse nuk sollën katër dëshmitarë! E, meqë nuk sollën dëshmitarë, atëherë ata janë gënjeshtarë para Allahut.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُۥ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ لَمَسَّكُمْ فِى مَآ أَفَضْتُمْ فِيهِ عَذَابٌ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush në këtë botë dhe në tjetrën, do t'ju kaplonte një dënim i madh për shkak të asaj (shpifjeje) në të cilën u përfshitë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِذْ تَلَقَّوْنَهُۥ بِأَلْسِنَتِكُمْ وَتَقُولُونَ بِأَفْوَاهِكُم مَّا لَيْسَ لَكُم بِهِۦ عِلْمٌ وَتَحْسَبُونَهُۥ هَيِّنًا وَهُوَ عِندَ ٱللَّهِ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerkur e përcillnit me gjuhët tuaja dhe e thoshit me gojë atë për të cilën nuk kishit njohuri dhe e merrnit për të lehtë, por tek Allahu kjo është shumë e rëndë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْلَآ إِذْ سَمِعْتُمُوهُ قُلْتُم مَّا يَكُونُ لَنَآ أَن نَّتَكَلَّمَ بِهَٰذَا سُبْحَٰنَكَ هَٰذَا بُهْتَٰنٌ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo përse kur e dëgjuat, nuk thatë: "Neve s'na takon të themi diçka të tillë. I patëmeta je Ti (o Zot)! Kjo është një shpifje e madhe!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَعِظُكُمُ ٱللَّهُ أَن تَعُودُوا۟ لِمِثْلِهِۦٓ أَبَدًا إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ju këshillon që të mos përsërisni më kurrë një gjë të tillë, nëse jeni besimtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلْـَٔايَٰتِ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu jua sqaron ajetet, se Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحِبُّونَ أَن تَشِيعَ ٱلْفَٰحِشَةُ فِى ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, ata që duan të përhapet pandershmëria në mesin e besimtarëve, do të kenë një dënim të dhembshëm në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu di e ju nuk dini.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُۥ وَأَنَّ ٱللَّهَ رَءُوفٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush dhe po të mos ishte Allahu Përdëllimtar e Mëshirëplotë (do t'jua përshpejtonte dënimin)!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَتَّبِعُوا۟ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيْطَٰنِ وَمَن يَتَّبِعْ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيْطَٰنِ فَإِنَّهُۥ يَأْمُرُ بِٱلْفَحْشَآءِ وَٱلْمُنكَرِ وَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُۥ مَا زَكَىٰ مِنكُم مِّنْ أَحَدٍ أَبَدًا وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يُزَكِّى مَن يَشَآءُ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besuat, mos i ndiqni gjurmët e shejtanit! Kushdo që ndjek gjurmët e shejtanit, (le ta dijë se) ai urdhëron veç për vepra të shëmtuara e të këqija. Po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, nuk do të pastronte asnjërin prej jush (nga gjynahet), por Allahu pastron kë të dojë. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا يَأْتَلِ أُو۟لُوا۟ ٱلْفَضْلِ مِنكُمْ وَٱلسَّعَةِ أَن يُؤْتُوٓا۟ أُو۟لِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْمَسَٰكِينَ وَٱلْمُهَٰجِرِينَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلْيَعْفُوا۟ وَلْيَصْفَحُوٓا۟ أَلَا تُحِبُّونَ أَن يَغْفِرَ ٱللَّهُ لَكُمْ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFisnikët e të pasurit ndër ju le të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, nevojtarëve e mërgimtarëve në rrugën e Allahut. Le të falin e le të ndjejnë! A nuk doni që Allahu t'ju falë ju? Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَرْمُونَ ٱلْمُحْصَنَٰتِ ٱلْغَٰفِلَٰتِ ٱلْمُؤْمِنَٰتِ لُعِنُوا۟ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që akuzojnë gratë e dëlira, të pasherre e besimtare janë të mallkuar në këtë botë e në tjetrën dhe ata i pret një dënim i madh,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَ تَشْهَدُ عَلَيْهِمْ أَلْسِنَتُهُمْ وَأَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur gjuhët, duart dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë kundër tyre për atë që kanë bërë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَوْمَئِذٍ يُوَفِّيهِمُ ٱللَّهُ دِينَهُمُ ٱلْحَقَّ وَيَعْلَمُونَ أَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْحَقُّ ٱلْمُبِينُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë, Allahu do t'ua japë atyre dënimin e merituar dhe ata do ta dinë se Allahu është e Vërteta e qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلْخَبِيثَٰتُ لِلْخَبِيثِينَ وَٱلْخَبِيثُونَ لِلْخَبِيثَٰتِ وَٱلطَّيِّبَٰتُ لِلطَّيِّبِينَ وَٱلطَّيِّبُونَ لِلطَّيِّبَٰتِ أُو۟لَٰٓئِكَ مُبَرَّءُونَ مِمَّا يَقُولُونَ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterGratë e pandershme janë për burrat e pandershëm dhe burrat e pandershëm janë për gratë e pandershme. Gratë e ndershme janë për burrat e ndershëm dhe burrat e ndershëm janë për gratë e ndershme. Këta janë të pastër nga ajo që thonë (shpifësit). Për ta do të ketë falje dhe furnizim bujar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَدْخُلُوا۟ بُيُوتًا غَيْرَ بُيُوتِكُمْ حَتَّىٰ تَسْتَأْنِسُوا۟ وَتُسَلِّمُوا۟ عَلَىٰٓ أَهْلِهَا ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni! Mos hyni në shtëpi të huaja pa marrë leje dhe pa i përshëndetur banorët e tyre. Kjo është më mirë për ju. Mbase do të merrni mësim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِن لَّمْ تَجِدُوا۟ فِيهَآ أَحَدًا فَلَا تَدْخُلُوهَا حَتَّىٰ يُؤْذَنَ لَكُمْ وَإِن قِيلَ لَكُمُ ٱرْجِعُوا۟ فَٱرْجِعُوا۟ هُوَ أَزْكَىٰ لَكُمْ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse nuk gjeni askënd aty, mos hyni në to derisa t'ju jepet leja. Nëse ju thuhet të ktheheni, atëherë kthehuni. Kjo është më e ndershme për ju. Allahu di mirë gjithçka që bëni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَن تَدْخُلُوا۟ بُيُوتًا غَيْرَ مَسْكُونَةٍ فِيهَا مَتَٰعٌ لَّكُمْ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ وَمَا تَكْتُمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk keni ndonjë gjynah nëse hyni në shtëpi të pabanuara në të cilat keni ndonjë përfitim. Allahu e di mirë atë që shfaqni dhe atë që fshihni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُل لِّلْمُؤْمِنِينَ يَغُضُّوا۟ مِنْ أَبْصَٰرِهِمْ وَيَحْفَظُوا۟ فُرُوجَهُمْ ذَٰلِكَ أَزْكَىٰ لَهُمْ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌۢ بِمَا يَصْنَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju besimtarëve të ulin shikimin e tyre dhe të ruajnë nderin e tyre; kjo është më e pastër për ta. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm për atë që bëjnë ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقُل لِّلْمُؤْمِنَٰتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَٰرِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَىٰ جُيُوبِهِنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ ءَابَآئِهِنَّ أَوْ ءَابَآءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَآئِهِنَّ أَوْ أَبْنَآءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَٰنِهِنَّ أَوْ بَنِىٓ إِخْوَٰنِهِنَّ أَوْ بَنِىٓ أَخَوَٰتِهِنَّ أَوْ نِسَآئِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَٰنُهُنَّ أَوِ ٱلتَّٰبِعِينَ غَيْرِ أُو۟لِى ٱلْإِرْبَةِ مِنَ ٱلرِّجَالِ أَوِ ٱلطِّفْلِ ٱلَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا۟ عَلَىٰ عَوْرَٰتِ ٱلنِّسَآءِ وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ وَتُوبُوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ ٱلْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaju besimtareve të ulin shikimin e tyre, të ruajnë nderin e tyre dhe të mos e zbulojnë bukurinë e tyre përveç asaj që është e dukshme. Le t'i lëshojnë mbulesat e tyre (të kokës) mbi kraharorët e tyre dhe të mos u zbulojnë bukurinë e tyre askujt përveç burrave të tyre, baballarëve të tyre, baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre, djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve dhe djemve të motrave të tyre, grave, atyre që i kanë nën zotërim (skllevërve), meshkujve që nuk kanë epsh dhe fëmijëve që ende nuk dinë për intimitetin e grave. Dhe le të mos i përplasin këmbët (për toke) për të tërhequr vëmendjen për stolitë e tyre të fshehura. Pendohuni tek Allahu që të gjithë, o besimtarë, që të shpëtoni!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَنكِحُوا۟ ٱلْأَيَٰمَىٰ مِنكُمْ وَٱلصَّٰلِحِينَ مِنْ عِبَادِكُمْ وَإِمَآئِكُمْ إِن يَكُونُوا۟ فُقَرَآءَ يُغْنِهِمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMartojini të pamartuarit e të pamartuarat ndër ju, si dhe robërit e robëreshat tuaja që janë besimtarë. Në qofshin të varfër, Allahu do t'i pasurojë me të mirat e Tij, se Allahu është shumë Bujar dhe i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلْيَسْتَعْفِفِ ٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ نِكَاحًا حَتَّىٰ يُغْنِيَهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضْلِهِۦ وَٱلَّذِينَ يَبْتَغُونَ ٱلْكِتَٰبَ مِمَّا مَلَكَتْ أَيْمَٰنُكُمْ فَكَاتِبُوهُمْ إِنْ عَلِمْتُمْ فِيهِمْ خَيْرًا وَءَاتُوهُم مِّن مَّالِ ٱللَّهِ ٱلَّذِىٓ ءَاتَىٰكُمْ وَلَا تُكْرِهُوا۟ فَتَيَٰتِكُمْ عَلَى ٱلْبِغَآءِ إِنْ أَرَدْنَ تَحَصُّنًا لِّتَبْتَغُوا۟ عَرَضَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَمَن يُكْرِههُّنَّ فَإِنَّ ٱللَّهَ مِنۢ بَعْدِ إِكْرَٰهِهِنَّ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbahen derisa t'i pasurojë Allahu me të mirat e Tij. Nëse skllevërit që i keni nën zotërimin tuaj dëshirojnë të lirohen me kompensim, lidhni marrëveshje me ta, nëse gjeni mirësi tek ata dhe jepuni nga pasuria që jua ka dhënë Allahu. Dhe mos i detyroni robëreshat tuaja të bëjnë kurvëri, – përderisa ato e duan dëlirësinë, – duke kërkuar kështu përfitimet e kësaj bote. Por, nëse dikush i detyron ato, atëherë Allahu, pas atij detyrimi, është Falës i Madh e Mëshirëplotë për to.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَنزَلْنَآ إِلَيْكُمْ ءَايَٰتٍ مُّبَيِّنَٰتٍ وَمَثَلًا مِّنَ ٱلَّذِينَ خَلَوْا۟ مِن قَبْلِكُمْ وَمَوْعِظَةً لِّلْمُتَّقِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ju zbritëm ajete të qarta dhe shembuj të atyre që kanë kaluar para jush e këshillë për të devotshmit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ نُورُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ مَثَلُ نُورِهِۦ كَمِشْكَوٰةٍ فِيهَا مِصْبَاحٌ ٱلْمِصْبَاحُ فِى زُجَاجَةٍ ٱلزُّجَاجَةُ كَأَنَّهَا كَوْكَبٌ دُرِّىٌّ يُوقَدُ مِن شَجَرَةٍ مُّبَٰرَكَةٍ زَيْتُونَةٍ لَّا شَرْقِيَّةٍ وَلَا غَرْبِيَّةٍ يَكَادُ زَيْتُهَا يُضِىٓءُ وَلَوْ لَمْ تَمْسَسْهُ نَارٌ نُّورٌ عَلَىٰ نُورٍ يَهْدِى ٱللَّهُ لِنُورِهِۦ مَن يَشَآءُ وَيَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْأَمْثَٰلَ لِلنَّاسِ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Drita e qiejve dhe e Tokës. Drita e Tij i shëmbëllen një kandili të vendosur në një kamare. Kandili është në një kristal, e kristali duket si të ishte yll ndriçues që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar ulliri, i cili s'është as në lindje e as në perëndim, ndërsa vaji i tij shkëlqen edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. Allahu udhëzon drejt dritës së Vet atë që do. Allahu sjell shembuj për njerëzit dhe Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فِى بُيُوتٍ أَذِنَ ٱللَّهُ أَن تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا ٱسْمُهُۥ يُسَبِّحُ لَهُۥ فِيهَا بِٱلْغُدُوِّ وَٱلْـَٔاصَالِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kjo dritë) është në shtëpitë (xhamitë) të cilat Allahu urdhëroi që të ngrihen dhe të përmendet në to emri i Tij. Atë e madhërojnë në to, mëngjes e mbrëmje,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

رِجَالٌ لَّا تُلْهِيهِمْ تِجَٰرَةٌ وَلَا بَيْعٌ عَن ذِكْرِ ٱللَّهِ وَإِقَامِ ٱلصَّلَوٰةِ وَإِيتَآءِ ٱلزَّكَوٰةِ يَخَافُونَ يَوْمًا تَتَقَلَّبُ فِيهِ ٱلْقُلُوبُ وَٱلْأَبْصَٰرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdisa burra, të cilët shitblerja nuk i shpërqendron nga përmendja e Allahut, falja e namazit dhe dhënia e zekatit. Ata i frikësohen një Dite kur zemrat dhe sytë do të tronditen,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِيَجْزِيَهُمُ ٱللَّهُ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا۟ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضْلِهِۦ وَٱللَّهُ يَرْزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center(dhe shpresojnë) që Allahu t'i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë dhe t'ua shtojë mirësitë e Tij, sepse Allahu i jep pa kufi atij që do.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَعْمَٰلُهُمْ كَسَرَابٍۭ بِقِيعَةٍ يَحْسَبُهُ ٱلظَّمْـَٔانُ مَآءً حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَهُۥ لَمْ يَجِدْهُ شَيْـًٔا وَوَجَدَ ٱللَّهَ عِندَهُۥ فَوَفَّىٰهُ حِسَابَهُۥ وَٱللَّهُ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, veprat e atyre që nuk besojnë janë si mirazhi në shkretëtirë, të cilin i eturi e kujton për ujë e, kur arrin aty, nuk gjen asgjë, por e gjen Allahun, i Cili ia jep të plotë llogarinë, se Allahu është i shpejtë në llogari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوْ كَظُلُمَٰتٍ فِى بَحْرٍ لُّجِّىٍّ يَغْشَىٰهُ مَوْجٌ مِّن فَوْقِهِۦ مَوْجٌ مِّن فَوْقِهِۦ سَحَابٌ ظُلُمَٰتٌۢ بَعْضُهَا فَوْقَ بَعْضٍ إِذَآ أَخْرَجَ يَدَهُۥ لَمْ يَكَدْ يَرَىٰهَا وَمَن لَّمْ يَجْعَلِ ٱللَّهُ لَهُۥ نُورًا فَمَا لَهُۥ مِن نُّورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterOse (veprat e tyre) janë si errësirat në një det të thellë të mbuluar me dallgë mbi dallgë, sipër të cilave ka re - shtresa errësire, njëra mbi tjetrën, aq sa, kur njeriu nxjerr dorën e vet, vështirë që e sheh. Pra, ai të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk ka për të pasur kurrfarë drite.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱلطَّيْرُ صَٰٓفَّٰتٍ كُلٌّ قَدْ عَلِمَ صَلَاتَهُۥ وَتَسْبِيحَهُۥ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِمَا يَفْعَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se të gjithë ata që janë në qiej dhe në Tokë e madhërojnë Allahun, madje edhe shpendët krahëhapur?! Secili e di mënyrën e vet të faljes e të madhërimit. Allahu është i Gjithëdijshëm për atë që bëjnë ata.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلْمَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVetëm i Allahut është sundimi i qiejve e i Tokës dhe tek Allahu është kthimi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يُزْجِى سَحَابًا ثُمَّ يُؤَلِّفُ بَيْنَهُۥ ثُمَّ يَجْعَلُهُۥ رُكَامًا فَتَرَى ٱلْوَدْقَ يَخْرُجُ مِنْ خِلَٰلِهِۦ وَيُنَزِّلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مِن جِبَالٍ فِيهَا مِنۢ بَرَدٍ فَيُصِيبُ بِهِۦ مَن يَشَآءُ وَيَصْرِفُهُۥ عَن مَّن يَشَآءُ يَكَادُ سَنَا بَرْقِهِۦ يَذْهَبُ بِٱلْأَبْصَٰرِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se si Allahu i bën retë të lëvizin lehtë, pastaj i mbledh ato e i bën grumbull dhe më pas sheh shiun sesi del prej tyre?! Ai lëshon nga qielli, prej reve të mëdha si malet, breshër me të cilin godet atë që do dhe e shmang prej atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës veç sa s't'i merr sytë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُقَلِّبُ ٱللَّهُ ٱلَّيْلَ وَٱلنَّهَارَ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَعِبْرَةً لِّأُو۟لِى ٱلْأَبْصَٰرِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu e ndërron natën me ditën. Në të vërtetë, në këtë ka mësim për njerëzit mendjemprehtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱللَّهُ خَلَقَ كُلَّ دَآبَّةٍ مِّن مَّآءٍ فَمِنْهُم مَّن يَمْشِى عَلَىٰ بَطْنِهِۦ وَمِنْهُم مَّن يَمْشِى عَلَىٰ رِجْلَيْنِ وَمِنْهُم مَّن يَمْشِى عَلَىٰٓ أَرْبَعٍ يَخْلُقُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu krijoi çdo gjallesë prej ujit. Disa prej tyre ecin (duke u zvarritur) me bark, disa ecin me dy këmbë e disa ecin me katër. Allahu krijon çfarë të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّقَدْ أَنزَلْنَآ ءَايَٰتٍ مُّبَيِّنَٰتٍ وَٱللَّهُ يَهْدِى مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne kemi zbritur ajete të qarta, e Allahu udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَقُولُونَ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَبِٱلرَّسُولِ وَأَطَعْنَا ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٌ مِّنْهُم مِّنۢ بَعْدِ ذَٰلِكَ وَمَآ أُو۟لَٰٓئِكَ بِٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta (hipokritët) thonë: "Ne i besojmë Allahut e të Dërguarit dhe u bindemi." Por, pas kësaj, një grup prej tyre zmbrapsen. Këta nuk janë besimtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا دُعُوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ إِذَا فَرِيقٌ مِّنْهُم مُّعْرِضُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij që ai të gjykojë mes tyre, një grup prej tyre kthejnë shpinën.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن يَكُن لَّهُمُ ٱلْحَقُّ يَأْتُوٓا۟ إِلَيْهِ مُذْعِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse e drejta është në anën e tyre, ata vijnë tek ai të përulur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَفِى قُلُوبِهِم مَّرَضٌ أَمِ ٱرْتَابُوٓا۟ أَمْ يَخَافُونَ أَن يَحِيفَ ٱللَّهُ عَلَيْهِمْ وَرَسُولُهُۥ بَلْ أُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA thua kanë sëmundje në zemrat e tyre?! Apo dyshojnë (në të Dërguarin)?! Apo kanë frikë se Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'u bëjnë padrejtësi? Jo, por pikërisht ata janë të padrejtët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا كَانَ قَوْلَ ٱلْمُؤْمِنِينَ إِذَا دُعُوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ أَن يَقُولُوا۟ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa u përket besimtarëve, kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij që të gjykojë mes tyre, ata thonë: "Dëgjojmë dhe bindemi." Këta janë të shpëtuarit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَيَخْشَ ٱللَّهَ وَيَتَّقْهِ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَآئِزُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i druhen Allahut dhe i frikësohen Atij, e pikërisht ata janë fitimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَقْسَمُوا۟ بِٱللَّهِ جَهْدَ أَيْمَٰنِهِمْ لَئِنْ أَمَرْتَهُمْ لَيَخْرُجُنَّ قُل لَّا تُقْسِمُوا۟ طَاعَةٌ مَّعْرُوفَةٌ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta (hipokritët) betohen fuqishëm në Allahun se, nëse i urdhëron, ata do të dalin në luftë. Thuaju: "Mos u betoni! Bindja e duhur (është më e mirë). Pa dyshim, Allahu di hollësisht gjithçka që bëni."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ أَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَأَطِيعُوا۟ ٱلرَّسُولَ فَإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنَّمَا عَلَيْهِ مَا حُمِّلَ وَعَلَيْكُم مَّا حُمِّلْتُمْ وَإِن تُطِيعُوهُ تَهْتَدُوا۟ وَمَا عَلَى ٱلرَّسُولِ إِلَّا ٱلْبَلَٰغُ ٱلْمُبِينُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit." Nëse ata kthejnë shpinën, atëherë ai është përgjegjës për detyrën e vet, ndërsa ju jeni përgjegjës për detyrën tuaj. E, nëse i bindeni atij, do të jeni të udhëzuar. Detyra e të Dërguarit është vetëm kumtimi i qartë."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنكُمْ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُمْ فِى ٱلْأَرْضِ كَمَا ٱسْتَخْلَفَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ ٱلَّذِى ٱرْتَضَىٰ لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّنۢ بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا يَعْبُدُونَنِى لَا يُشْرِكُونَ بِى شَيْـًٔا وَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْفَٰسِقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu u ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se do t'i bëjë sundues në Tokë, ashtu siç i kishte bërë ata para tyre, si dhe do t'ua forcojë fenë që zgjodhi për ta dhe do t'ua zëvendësojë frikën me siguri. Ata më adhurojnë vetëm Mua pa më shoqëruar asgjë (në adhurim). E, ata që mohojnë pas kësaj, mu ata janë të pabindurit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ وَأَطِيعُوا۟ ٱلرَّسُولَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFaleni namazin, jepeni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit, që të mëshiroheni!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَا تَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مُعْجِزِينَ فِى ٱلْأَرْضِ وَمَأْوَىٰهُمُ ٱلنَّارُ وَلَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKurrsesi mos mendo se jobesimtarët mund të shpëtojnë në Tokë. Vendstrehimi i tyre është Zjarri. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لِيَسْتَـْٔذِنكُمُ ٱلَّذِينَ مَلَكَتْ أَيْمَٰنُكُمْ وَٱلَّذِينَ لَمْ يَبْلُغُوا۟ ٱلْحُلُمَ مِنكُمْ ثَلَٰثَ مَرَّٰتٍ مِّن قَبْلِ صَلَوٰةِ ٱلْفَجْرِ وَحِينَ تَضَعُونَ ثِيَابَكُم مِّنَ ٱلظَّهِيرَةِ وَمِنۢ بَعْدِ صَلَوٰةِ ٱلْعِشَآءِ ثَلَٰثُ عَوْرَٰتٍ لَّكُمْ لَيْسَ عَلَيْكُمْ وَلَا عَلَيْهِمْ جُنَاحٌۢ بَعْدَهُنَّ طَوَّٰفُونَ عَلَيْكُم بَعْضُكُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلْـَٔايَٰتِ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO ju që besoni, ata që i keni nën zotërim dhe ata nga mesi juaj që nuk e kanë arritur ende moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për të hyrë) në tri kohë: para namazit të sabahut, kur i hiqni rrobat (për të pushuar) në mesditë dhe pas namazit të jacisë; tri kohë privatësie për ju. Jashtë këtyre kohëve, nuk ka asnjë faj për ju e as për ata të hyni te njëri-tjetri. Kështu jua sqaron Allahu ajetet! Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا بَلَغَ ٱلْأَطْفَٰلُ مِنكُمُ ٱلْحُلُمَ فَلْيَسْتَـْٔذِنُوا۟ كَمَا ٱسْتَـْٔذَنَ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمْ ءَايَٰتِهِۦ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për të hyrë, në çdo kohë), siç kanë kërkuar leje ata para këtyre. Kështu jua sqaron Allahu ajetet e Tij. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱلْقَوَٰعِدُ مِنَ ٱلنِّسَآءِ ٱلَّٰتِى لَا يَرْجُونَ نِكَاحًا فَلَيْسَ عَلَيْهِنَّ جُنَاحٌ أَن يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَّ غَيْرَ مُتَبَرِّجَٰتٍۭ بِزِينَةٍ وَأَن يَسْتَعْفِفْنَ خَيْرٌ لَّهُنَّ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër gratë (e moshuara) që nuk kanë më të përmuajshme dhe nuk shpresojnë të martohen, nuk është gjynah të heqin petkun e jashtëm pa shfaqur bukurinë e tyre. Por, nëse përmbahen, kjo është më mirë për to. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّيْسَ عَلَى ٱلْأَعْمَىٰ حَرَجٌ وَلَا عَلَى ٱلْأَعْرَجِ حَرَجٌ وَلَا عَلَى ٱلْمَرِيضِ حَرَجٌ وَلَا عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمْ أَن تَأْكُلُوا۟ مِنۢ بُيُوتِكُمْ أَوْ بُيُوتِ ءَابَآئِكُمْ أَوْ بُيُوتِ أُمَّهَٰتِكُمْ أَوْ بُيُوتِ إِخْوَٰنِكُمْ أَوْ بُيُوتِ أَخَوَٰتِكُمْ أَوْ بُيُوتِ أَعْمَٰمِكُمْ أَوْ بُيُوتِ عَمَّٰتِكُمْ أَوْ بُيُوتِ أَخْوَٰلِكُمْ أَوْ بُيُوتِ خَٰلَٰتِكُمْ أَوْ مَا مَلَكْتُم مَّفَاتِحَهُۥٓ أَوْ صَدِيقِكُمْ لَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَن تَأْكُلُوا۟ جَمِيعًا أَوْ أَشْتَاتًا فَإِذَا دَخَلْتُم بُيُوتًا فَسَلِّمُوا۟ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمْ تَحِيَّةً مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ مُبَٰرَكَةً طَيِّبَةً كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلْـَٔايَٰتِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin (për moskryerjen e detyrave që nuk kanë mundësi t'i bëjnë) e as për ju që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e axhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajallarëve tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose në shtëpitë, çelësat e të cilave i zotëroni ju, ose në shtëpitë e miqve tuaj. Nuk është gjynah për ju të hani bashkë ose veç e veç. Kur të hyni në ndonjë shtëpi, përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje nga Allahu, të bekuar e të këndshme. Kështu jua shpjegon Allahu ajetet, që t'i kuptoni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّمَا ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَإِذَا كَانُوا۟ مَعَهُۥ عَلَىٰٓ أَمْرٍ جَامِعٍ لَّمْ يَذْهَبُوا۟ حَتَّىٰ يَسْتَـْٔذِنُوهُ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَسْتَـْٔذِنُونَكَ أُو۟لَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ فَإِذَا ٱسْتَـْٔذَنُوكَ لِبَعْضِ شَأْنِهِمْ فَأْذَن لِّمَن شِئْتَ مِنْهُمْ وَٱسْتَغْفِرْ لَهُمُ ٱللَّهَ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBesimtarë të vërtetë janë ata që besojnë në Allahun e në të Dërguarin e Tij dhe, kur janë me të për ndonjë çështje të përbashkët, nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S'ka dyshim se ata që të kërkojnë leje, e besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pra, kur të të kërkojnë leje për ndonjë çështje të tyren, jepi leje kujt të duash prej tyre dhe kërkoji falje Allahut për ta! Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لَّا تَجْعَلُوا۟ دُعَآءَ ٱلرَّسُولِ بَيْنَكُمْ كَدُعَآءِ بَعْضِكُم بَعْضًا قَدْ يَعْلَمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ يَتَسَلَّلُونَ مِنكُمْ لِوَاذًا فَلْيَحْذَرِ ٱلَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِۦٓ أَن تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos iu drejtoni të Dërguarit ashtu si i drejtoheni njëri-tjetrit! Pa dyshim, Allahu i di ata që tërhiqen nga ju tinëzisht. Prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i godasë ndonjë sprovë ose që të mos i kaplojë një dënim i dhembshëm.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَآ إِنَّ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ قَدْ يَعْلَمُ مَآ أَنتُمْ عَلَيْهِ وَيَوْمَ يُرْجَعُونَ إِلَيْهِ فَيُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوا۟ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌۢ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka dyshim se të Allahut janë gjithçka në qiej dhe në Tokë. Në të vërtetë, Ai e di gjendjen tuaj. E, Ditën që do të kthehen tek Ai, Ai do t'i njoftojë për atë që vepruan. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70