Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën që do ta shihni atë, çdo nënë gjidhënëse do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta dështojë foshnjën e saj e do t'i shohësh njerëzit sikur të dehur, megjithëse ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut është i rëndë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë caktuar për të se, kush e ndjek atë, ai do ta çojë në humbje dhe do ta shpjerë në dënimin e Zjarrit flakërues.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO njerëz, nëse dyshoni në ringjalljen, atëherë (dijeni se) Ne ju krijuam prej dheut, pastaj prej një pikle, pastaj prej një mpiksjeje gjaku, pastaj prej një cope mishi ("të përtypur") me trajtë të plotë ose të paplotë, që t'jua bëjmë të qartë (fuqinë Tonë). Ne mbajmë në mitra atë që duam deri në një afat të caktuar, më pas ju nxjerrim si foshnja e pastaj jua mundësojmë që të arrini moshën e pjekurisë. Disa prej jush vdesin e disa lihen të arrijnë pleqërinë e shtyrë, që të mos dinë më asgjë nga dituria që kishin. Ti e sheh tokën të pajetë, por sapo të lëshojmë shi mbi të, ajo gjallërohet, gufon dhe nxjerr çdo lloj bime të këndshme.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, (që të besoni) se Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit, se Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka,
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMegjithatë, ka prej njerëzve që grinden rreth Allahut pa kurrfarë diturie, pa udhëzim dhe pa Libër të ndritur,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerduke kthyer qafën (me mendjemadhësi), për t'i shmangur njerëzit nga rruga e Allahut. Këta do të kenë poshtërim në këtë botë, ndërsa në Ditën e Kiametit do t'i bëjmë të shijojnë dënimin e Zjarrit përcëllues.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Atyre do t'u thuhet:) "Këtë (dënim) e keni për shkak të veprave që bënë duart tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrej njerëzve ka edhe të atillë që e adhurojnë Allahun duke qenë në mëdyshje: nëse u ndodh diçka e mirë, janë të kënaqur; por, nëse i godet ndonjë sprovë, kthehen në mosbesim, duke humbur kështu këtë botë dhe botën tjetër. Pikërisht kjo është humbja e qartë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta adhurojnë diçka, dëmi i së cilës është më afër se dobia. Sa mbrojtës i keq dhe sa shok i keq që është!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Allahu do t'i fusë ata që besojnë e bëjnë vepra të mira në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Pa dyshim, Allahu bën çfarë të dojë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKush mendon se Allahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhamedin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të lidhë një litar në tavan e le të varet në të! Pastaj le të shohë nëse kjo do të mund t'ia largojë mllefin!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSigurisht, Allahu do të gjykojë ndërmjet atyre që besuan dhe hebrenjve, sabianëve, të krishterëve, mexhusëve dhe idhujtarëve në Ditën e Kiametit, se vërtet Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se Allahut i bëjnë sexhde të gjithë ata që janë në qiej e në Tokë, edhe Dielli, Hëna, yjet, malet, pemët, kafshët, si dhe shumë prej njerëzve? Por, ka shumë që meritojnë dënimin. Atë që Allahu e poshtëron, askush nuk mund ta nderojë. Pa dyshim, Allahu bën çfarë të dojë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëto janë dy grupe kundërshtarësh që grinden rreth Zotit të tyre. Sa u përket jobesimtarëve, për ta janë bërë gati rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre do të derdhet ujë i vluar,
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa herë që, nga vuajtjet, përpiqen të dalin prej andej, ata do të kthehen (me dhunë) në të (e do t'u thuhet): "Shijoni dënimin e Zjarrit flakërues!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, Allahu do t'i fusë ata që besuan dhe bënë vepra të mira në kopshte të Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të stolisen me byzylykë ari dhe margaritarë, kurse rrobat e tyre do të jenë prej mëndafshi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që nuk besojnë dhe pengojnë (njerëzit) nga rruga e Allahut e nga Xhamia e Shenjtë, - të cilën e kemi bërë për të gjithë njerëzit, pa dallim, si për vendësit, ashtu dhe për vizitorët, - dhe ata që synojnë të bëjnë padrejtësi në të, Ne do t'i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur i treguam Ibrahimit vendin e Shtëpisë (duke i shpallur): "Mos më shoqëro asgjë në adhurim dhe pastroje Shtëpinë Time për ata që bëjnë tavaf dhe që qëndrojnë në këmbë e bien në ruku e sexhde (gjatë namazit).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThirri njerëzit për haxhillëk, e ata do të të vijnë në këmbë dhe me çdo deve të rraskapitur nga çdo rrugë e largët,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerqë të arrijnë përfitimet e tyre dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi bagëtitë që ua ka dhënë (për kurban). Hani prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni skamnorin e shkretë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj le t'i kryejnë ritet e tyre, le t'i përmbushin zotimet e tyre dhe le të bëjnë tavaf rreth Shtëpisë së Lashtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu pra! E kush i madhëron shenjtëritë e Allahut, kjo është më e mirë për të te Zoti i vet. Të gjitha bagëtitë janë të lejuara për ju, përveç atyre që ju janë shpallur (se janë të ndaluara). Prandaj, largojuni ndyrësisë së idhujve dhe largojuni fjalëve të rreme,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerduke qenë të përkushtuar vetëm ndaj Allahut dhe duke mos i bërë shok Atij (në adhurim). Kushdo që i bën shok Allahut, është sikur të ketë rënë nga qielli e të jetë rrëmbyer nga zogjtë ose sikur ta ketë hedhur era në një vend të largët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu keni përfitime në to (kurbane) deri në një kohë të caktuar, pastaj vendi i flijimit të tyre është te Shtëpia e Lashtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër çdo popull Ne kemi caktuar ritet e kurbanit, në mënyrë që ata të përmendin emrin e Allahut mbi bagëtitë që ua ka dhënë (për kurban). Zoti juaj është një Zot i Vetëm, prandaj vetëm Atij nënshtrojuni dhe përgëzoji të përulurit,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët, kur përmendet Allahu, u frikësohen zemrat dhe durojnë çfarëdo që i godet, e falin namazin dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDevetë dhe lopët Ne i bëmë për ju si një nga ritet e Allahut dhe ju keni dobi prej tyre. Andaj, përmendeni emrin e Allahut kur ato janë në këmbë (gati për therje). E, kur të shtrihen përtokë, hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni të varfrin që nuk lyp dhe atë që lyp. Kështu, Ne i nënshtruam ato për ju, që të jeni mirënjohës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin devotshmëria juaj. Kështu, Ai jua nënshtroi ato për ta madhëruar Allahun që ju ka udhëzuar. Dhe përgëzoji punëmbarët!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që po luftohen u është dhënë leje (për të luftuar), sepse u është bërë padrejtësi, ndërkohë, Allahu, pa dyshim, mund t'i ndihmojë ata,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre pa kurrfarë të drejte, vetëm pse thanë: "Zoti ynë është Allahu." Sikur Allahu të mos zmbrapste disa njerëz me anë të të tjerëve, do të rrënoheshin manastire, kisha, sinagoga dhe xhami ku përmendet emri i Allahut shumë. Allahu, me siguri, do t'i ndihmojë ata që e ndihmojnë Atë (çështjen e Tij). Vërtet, Allahu është i Fortë, i Gjithëfuqishëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që, nëse Ne u japim pushtet në Tokë, e falin namazin, e japin zekatin, urdhërojnë për punë të mira dhe ndalojnë të këqijat. Allahut i takon fundi i të gjitha çështjeve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë qoftë se të përgënjeshtrojnë, (ta dish se) para tyre përgënjeshtruan edhe populli i Nuhut dhe adët e themudët,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpor edhe populli i Medjenit. U përgënjeshtrua edhe Musai. Unë u dhashë afat jobesimtarëve e më pas i kapa me ndëshkim. Eh, si ishte dënimi Im!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa e sa qytete i shkatërruam për shkak se (banorët e tyre) ishin të padrejtë, duke e bërë rrafsh me tokë, dhe sa e sa puse të braktisura e sa e sa pallate të larta të shkretuara!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk kanë udhëtuar ata nëpër tokë, që zemrat e tyre të kuptojnë dhe veshët e tyre të dëgjojnë? Nuk janë sytë që verbërohen, por janë zemrat brenda gjoksit që verbohen.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta të kërkojnë përshpejtimin e dënimit, por Allahu nuk do ta thyejë premtimin e Vet. Një ditë e vetme te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogarisë suaj.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa e sa vendbanimeve u dhashë afat, ndonëse ishin zullumqarë, e pastaj i kapa (me dënim) dhe tek Unë është kthimi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që punojnë kundër ajeteve Tona, duke pandehur se do të shpëtojnë, pikërisht ata janë banorët e Zjarrit flakërues.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe nuk sollëm para teje asnjë të dërguar e as pejgamber që të mos i ketë ndërhyrë shejtani gjatë leximit (të shpalljes). Por Allahu e zhduk atë që hedh shejtani, pastaj i forcon ajetet e Veta. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Allahu lejon një gjë të tillë) që Ai ta bëjë atë (pështjellim) që hedh shejtani sprovë për ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe për ata, zemrat e të cilëve janë të ngurtësuara. Me të vërtetë, keqbërësit janë në kundërshtim të thellë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe që ta dinë ata të cilëve u është dhënë dituria se ky (Kurani) është e vërteta nga Zoti yt, që ta besojnë atë dhe të përulen zemrat e tyre para tij. Me të vërtetë, Allahu i udhëzon në rrugën e drejtë ata që besuan.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJobesimtarët do të vazhdojnë të jenë në mëdyshje lidhur me të, derisa t'u vijë Kiameti befas ose t'u vijë dënimi i një Dite të pafrytshme.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSundimi atë Ditë i takon Allahut. Ai do të gjykojë mes tyre. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira do të jenë në kopshtet e lumturisë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që mërgojnë për hir të Allahut dhe vriten ose vdesin, Allahu, me siguri, do t'i begatojë me shpërblim të mirë, se vërtet Allahu është Furnizuesi më i mirë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, Ai do t'i fusë ata në një vend, ku do të jenë të kënaqur. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu është. Kushdo që merr hak aq sa është ndëshkuar, pastaj i bëhet përsëri padrejtësi, Allahu, me siguri, do t'i ndihmojë atij. Vërtet, Allahu është Shlyes i gjynaheve e Falës i Madh.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, se Allahu është Ai që fut natën në ditë dhe fut ditën në natë dhe se Allahu dëgjon e sheh çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, se Allahu është e Vërteta, ndërsa çdo gjë që adhurojnë përveç Tij është e pavërteta, dhe se Allahu është i Larti, i Madhi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se Allahu lëshon shi nga qielli e toka gjelbërohet?! Vërtet, Allahu është i Butë e i Gjithëditur.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE Tija është gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë dhe, me të vërtetë, Allahu është i Panevoji, i Lavdëruari.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se Allahu ka nënshtruar për ju gjithçka që është në Tokë dhe anijet që lundrojnë në det me urdhrin e Tij?! Ai e mban qiellin që të mos bjerë mbi Tokë, përveçse me lejen e Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Dhembshur e Mëshirëplotë ndaj njerëzve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi është që ju dha jetë, pastaj do t'ju bëjë të vdisni e më pas do t'ju kthejë në jetë. Njëmend, njeriu është shumë mosmirënjohës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër çdo popull Ne caktuam ritet fetare që ata ndjekin, prandaj mos i lejo ata të grinden me ty për këtë çështje! Dhe thirri te Zoti yt, se, pa dyshim, ti je në rrugë të drejtë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e dini se Allahu di gjithçka që ndodhet në qiej e në Tokë? E gjithë kjo është (e shënuar) në një Libër. Në të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta adhurojnë në vend të Allahut ata, për adhurimin e të cilëve Ai nuk u ka dërguar asnjë dëshmi dhe për çfarë nuk kanë njohuri. Për zullumqarët nuk do të ketë asnjë ndihmës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur u lexohen atyre ajetet Tona të qarta, në fytyrat e jobesimtarëve vëren mërinë, saqë veç sa nuk u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet Tona. Thuaj: "A t'ju njoftoj për diçka më të keqe se kjo? (Ai është) Zjarri, të cilin Allahu ua ka premtuar atyre që nuk besojnë! Ah, sa vendbanim i keq që është ai!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO njerëz! Është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni me vëmendje: ata që ju i adhuroni në vend të Allahut nuk mund të krijojnë as një mizë, edhe sikur të mblidheshin të gjithë për këtë. E, nëse miza u rrëmben atyre diçka, ata nuk mund ta marrin atë prej saj. I dobët është edhe lutësi, edhe i luturi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk e madhëruan Allahun ashtu siç e meriton. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë e i Gjithëfuqishëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi e di ç'do të ndodhë në të ardhmen e ç'ka ndodhur në të kaluarën dhe tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe luftoni në rrugën e Allahut ashtu si duhet luftuar! Ai ju ka zgjedhur ju dhe nuk ju ka vënë ndonjë vështirësi në fe - besimin e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju quajti muslimanë më parë, e edhe në këtë (Kuran), në mënyrë që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzimin. Prandaj, faleni namazin, jepeni zekatin dhe mbështetjuni Allahut, se Ai është Mbrojtësi juaj! Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i shkëlqyer që është Ai!