Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos thonë ata: "Ai e ka trilluar atë!"? Jo, por ajo është e vërteta nga Zoti yt, për t'ua tërhequr vërejtjen njerëzve që nuk u kishte ardhur asnjë paralajmërues para teje, që të udhëzohen në rrugë të drejtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që krijoi qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ju nuk keni asnjë mbrojtës e as ndërmjetësues përveç Tij. Vallë, si nuk merrni mësim?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi drejton çështjet prej qiellit deri në Tokë, pastaj ato kthehen tek Ai në një Ditë, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogarisë suaj.
Albanian Translation - Rowwad Translation Centere më pas i dha formë e i fryu shpirtin e krijuar prej Tij, si dhe jua dha dëgjimin, shikimin dhe zemrat, por pak po falënderoni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Vallë, pasi të tretemi në tokë, sërish do të ngjallemi?!" Në të vërtetë, ata nuk besojnë se do ta takojnë Zotin e tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Meleku i vdekjes, i cili është përgjegjës për ju, do t'jua marrë shpirtrat e pastaj te Zoti juaj do të ktheheni."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur t'i shihje keqbërësit kokulur para Zotit të tyre, duke thënë: "Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj kthena (në dynja) që të bëjmë vepra të mira, se tashmë jemi bindur!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPo të donim Ne, do t'i jepnim çdo shpirti udhëzimin, por fjala Ime do të përmbushet: "Me të vërtetë, Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinë e njerëz së bashku!"
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Atyre do t'u thuhet:) "Shijoni dënimin, ngaqë harruat takimin e kësaj dite, prandaj edhe Ne po ju lëmë në harresë! Shijoni pra dënimin e përjetshëm, për shkak të asaj që bënit!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, ajetet Tona i besojnë vetëm ata të cilët, kur këshillohen me to, bien në sexhde dhe e lartësojnë Zotin e tyre me lavdërim, duke mos u treguar mendjemëdhenj.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta ngrihen nga shtretërit e tyre, i luten Zotit të tyre me frikë e me shpresë dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata do të kenë kopshte të Xhenetit, si vendstrehim për punët që kanë bërë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që janë të pabindur, vendstrehim do ta kenë Zjarrin. Sa herë që duan të dalin prej tij, do të kthehen (me forcë) në të dhe do t'u thuhet: "Shijoni dënimin e Zjarrit, të cilin e përgënjeshtronit!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe patjetër do t'i bëjmë të shijojnë një dënim të vogël para dënimit më të madh, në mënyrë që të kthehen.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më i padrejtë se ai të cilit, kur i përmenden ajetet e Zotit të vet, ua kthen shpinën?! S'ka dyshim se Ne do të hakmerremi ndaj keqbërësve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i dhamë Musait Librin, – kështu që mos dysho në takimin me të, – dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Israilit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa prej tyre i bëmë prijës që udhëzojnë me urdhrin Tonë, për shkak se bënë durim dhe i besuan me bindje ajetet Tona.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Zoti yt është Ai që do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që kundërshtoheshin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk u është bërë e qartë atyre se sa breza para tyre i kemi shkatërruar, ndërkohë që ata kalojnë nëpër vendbanimet e tyre?! Me të vërtetë, në këtë ka mësime. Vallë, a nuk dëgjojnë?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shohin ata se Ne e dërgojmë ujin në tokën e thatë dhe nëpërmjet tij nxjerrim bimë me të cilat ushqehen bagëtitë e tyre dhe ata vetë?! Vallë, a nuk shohin?!