caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Luqman لقمان

34 ajete · Mekë · radha e zbritjes 57

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓمٓ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterElif, lam, mim.[1]

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱلْكِتَٰبِ ٱلْحَكِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëto janë ajetet e Librit të Urtë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هُدًى وَرَحْمَةً لِّلْمُحْسِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerudhërrëfyes e mëshirë për punëmirët,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤْتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلْـَٔاخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët e falin namazin, e japin zekatin dhe janë të bindur për botën tjetër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أُو۟لَٰٓئِكَ عَلَىٰ هُدًى مِّن رَّبِّهِمْ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe mu ata janë të shpëtuarit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَشْتَرِى لَهْوَ ٱلْحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًا أُو۟لَٰٓئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُّهِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKa prej njerëzve që marrin tregime të kota për të larguar (njerëzit) nga rruga e Allahut pa kurrfarë diturie dhe sa për t'u tallur me të. Për të tillët do të ketë një dënim poshtërues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ءَايَٰتُنَا وَلَّىٰ مُسْتَكْبِرًا كَأَن لَّمْ يَسْمَعْهَا كَأَنَّ فِىٓ أُذُنَيْهِ وَقْرًا فَبَشِّرْهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ndonjërit prej tyre i lexohen ajetet Tona, ai kthen shpinën me mendjemadhësi, sikur të mos i kishte dëgjuar, sikur të kishte shurdhim në veshë. Prandaj, njoftoje për një dënim të dhembshëm!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمْ جَنَّٰتُ ٱلنَّعِيمِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do t'i kenë kopshtet e lumturisë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

خَٰلِدِينَ فِيهَا وَعْدَ ٱللَّهِ حَقًّا وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është premtim i vërtetë nga Allahu. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ بِغَيْرِ عَمَدٍ تَرَوْنَهَا وَأَلْقَىٰ فِى ٱلْأَرْضِ رَوَٰسِىَ أَن تَمِيدَ بِكُمْ وَبَثَّ فِيهَا مِن كُلِّ دَآبَّةٍ وَأَنزَلْنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَنۢبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوْجٍ كَرِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi krijoi qiejt pa shtylla që mund t'i shihni, vuri në Tokë male të patundshme, që ajo të mos lëkundet me ju dhe përhapi në të gjithfarë gjallesash. Ne lëshuam shi nga qielli dhe bëmë që në të të mbijë çdo lloj bime e këndshme.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

هَٰذَا خَلْقُ ٱللَّهِ فَأَرُونِى مَاذَا خَلَقَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦ بَلِ ٱلظَّٰلِمُونَ فِى ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është krijimi i Allahut. Pra, më trego çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij. Në të vërtetë, keqbërësit janë në humbje të qartë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا لُقْمَٰنَ ٱلْحِكْمَةَ أَنِ ٱشْكُرْ لِلَّهِ وَمَن يَشْكُرْ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِۦ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِىٌّ حَمِيدٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i dhamë Lukmanit urtësinë (duke i thënë): "Falënderoje Allahun!" Kush falënderon, në të vërtetë, e ka për të mirën e vet e, kush mohon, le ta dijë se Allahu është njëmend i Panevojë dhe i Lavdëruar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذْ قَالَ لُقْمَٰنُ لِٱبْنِهِۦ وَهُوَ يَعِظُهُۥ يَٰبُنَىَّ لَا تُشْرِكْ بِٱللَّهِ إِنَّ ٱلشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur Lukmani i tha birit të vet, duke e këshilluar: "O biri im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim), se t'i bësh ortak Allahut është padrejtësi tepër e madhe!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَوَصَّيْنَا ٱلْإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُۥ وَهْنًا عَلَىٰ وَهْنٍ وَفِصَٰلُهُۥ فِى عَامَيْنِ أَنِ ٱشْكُرْ لِى وَلِوَٰلِدَيْكَ إِلَىَّ ٱلْمَصِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e kemi porositur njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. Nëna e tij e barti atë mund pas mundi dhe e ndau nga gjiri pas dy vjetësh. E porositëm: "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve të tu, se tek Unë është kthimi!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن جَٰهَدَاكَ عَلَىٰٓ أَن تُشْرِكَ بِى مَا لَيْسَ لَكَ بِهِۦ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا وَصَاحِبْهُمَا فِى ٱلدُّنْيَا مَعْرُوفًا وَٱتَّبِعْ سَبِيلَ مَنْ أَنَابَ إِلَىَّ ثُمَّ إِلَىَّ مَرْجِعُكُمْ فَأُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ata të shtyjnë të më shoqërosh diçka në adhurim, për të cilën ti nuk di asgjë, atëherë mos iu bind atyre! Por, sillu mirë me ta në këtë botë dhe ndiqe rrugën e atyre që kthehen tek Unë të penduar! Pastaj tek Unë është kthimi juaj e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰبُنَىَّ إِنَّهَآ إِن تَكُ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ فَتَكُن فِى صَخْرَةٍ أَوْ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ أَوْ فِى ٱلْأَرْضِ يَأْتِ بِهَا ٱللَّهُ إِنَّ ٱللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"O biri im! Edhe po të jetë diçka sa një kokërr sinapi e ajo të ndodhet në shkëmb, në qiej apo në Tokë, Allahu do ta nxjerrë në shesh atë. Vërtet, Allahu është i Butë, i Gjithëditur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰبُنَىَّ أَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ وَأْمُرْ بِٱلْمَعْرُوفِ وَٱنْهَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَٱصْبِرْ عَلَىٰ مَآ أَصَابَكَ إِنَّ ذَٰلِكَ مِنْ عَزْمِ ٱلْأُمُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation Center"O biri im! Fale namazin, urdhëroje të mirën, ndaloje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Kjo është vërtet prej çështjeve vendimtare.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَا تُصَعِّرْ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمْشِ فِى ٱلْأَرْضِ مَرَحًا إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos ua kthe shpinën njerëzve me përbuzje, as mos ec nëpër tokë me kryelartësi, se, me të vërtetë, Allahu nuk e do atë që është mendjemadh e mburravec!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَٱقْصِدْ فِى مَشْيِكَ وَٱغْضُضْ مِن صَوْتِكَ إِنَّ أَنكَرَ ٱلْأَصْوَٰتِ لَصَوْتُ ٱلْحَمِيرِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJi i matur në ecje dhe ule zërin, se zëri më i shëmtuar është zëri i gomarit!"

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَوْا۟ أَنَّ ٱللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَأَسْبَغَ عَلَيْكُمْ نِعَمَهُۥ ظَٰهِرَةً وَبَاطِنَةً وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَٰدِلُ فِى ٱللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَلَا هُدًى وَلَا كِتَٰبٍ مُّنِيرٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shihni se Allahu ju ka nënshtruar çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë dhe ka derdhur mbi ju të mirat e Tij të dukshme e të padukshme?! Megjithatë, ka prej njerëzve që grinden rreth Allahut pa kurrfarë diturie, pa udhëzim dhe pa Libër të ndritur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّبِعُوا۟ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُوا۟ بَلْ نَتَّبِعُ مَا وَجَدْنَا عَلَيْهِ ءَابَآءَنَآ أَوَلَوْ كَانَ ٱلشَّيْطَٰنُ يَدْعُوهُمْ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur atyre u thuhet: "Ndiqni atë që ka shpallur Allahu!", ata thonë: "Jo! Ne do të ndjekim rrugën në të cilën i gjetëm të parët tanë." Vallë, edhe nëse shejtani po i thërret ata në dënimin e Zjarrit flakërues?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَن يُسْلِمْ وَجْهَهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَقَدِ ٱسْتَمْسَكَ بِٱلْعُرْوَةِ ٱلْوُثْقَىٰ وَإِلَى ٱللَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلْأُمُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi që i dorëzohet plotësisht Allahut, duke qenë vepërmirë, njëmend është kapur për lidhjen më të fortë. Allahut i takon fundi i të gjitha çështjeve.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَن كَفَرَ فَلَا يَحْزُنكَ كُفْرُهُۥٓ إِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ فَنُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa për ata që nuk besojnë, ti mos u brengos për mosbesimin e tyre! Kthimi i tyre është te Ne, e Ne do t'i njoftojmë për atë që kanë punuar. Pa dyshim, Allahu e di mirë çfarë ka në zemra.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

نُمَتِّعُهُمْ قَلِيلًا ثُمَّ نَضْطَرُّهُمْ إِلَىٰ عَذَابٍ غَلِيظٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do t'i lëmë ata të kënaqen përkohësisht e pastaj do t'i hedhim në dënimin e ashpër.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ قُلِ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse do t'i pyesje ata se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, me siguri do të thonë: "Allahu!" Thuaj: "Lavdërimi i takon Allahut" Por, shumica e tyre nuk dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْغَنِىُّ ٱلْحَمِيدُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE Allahut është gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Me të vërtetë, Allahu është i Panevoji, i Lavdëruari.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَوْ أَنَّمَا فِى ٱلْأَرْضِ مِن شَجَرَةٍ أَقْلَٰمٌ وَٱلْبَحْرُ يَمُدُّهُۥ مِنۢ بَعْدِهِۦ سَبْعَةُ أَبْحُرٍ مَّا نَفِدَتْ كَلِمَٰتُ ٱللَّهِ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të gjithë drurët që gjenden në Tokë të ishin pena e deti të ishte bojë e pas (shterjes së) tij të shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَّا خَلْقُكُمْ وَلَا بَعْثُكُمْ إِلَّا كَنَفْسٍ وَٰحِدَةٍ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌۢ بَصِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKrijimi dhe ringjallja juaj është njësoj si krijimi e ringjallja e një njeriu të vetëm. Vërtet, Allahu dëgjon e sheh çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يُولِجُ ٱلَّيْلَ فِى ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِى ٱلَّيْلِ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِىٓ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى وَأَنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se Allahu është Ai që fut natën në ditë dhe fut ditën në natë, se Ai nënshtroi Diellin dhe Hënën, të cilat lundrojnë për një kohë të caktuar, dhe se Allahu e di mirë çfarë veproni?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِ ٱلْبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْعَلِىُّ ٱلْكَبِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, se Allahu është e Vërteta, ndërsa çdo gjë që adhurojnë përveç Tij është e pavërteta, dhe se Allahu është i Larti, i Madhi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱلْفُلْكَ تَجْرِى فِى ٱلْبَحْرِ بِنِعْمَتِ ٱللَّهِ لِيُرِيَكُم مِّنْ ءَايَٰتِهِۦٓ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e sheh se anijet lundrojnë në det me mirësinë e Allahut, për t'ju treguar disa nga shenjat e Tij? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për këdo që është njëmend durimtar e falënderues.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا غَشِيَهُم مَّوْجٌ كَٱلظُّلَلِ دَعَوُا۟ ٱللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمْ إِلَى ٱلْبَرِّ فَمِنْهُم مُّقْتَصِدٌ وَمَا يَجْحَدُ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَّا كُلُّ خَتَّارٍ كَفُورٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur i mbulojnë dallgët si hije (kodrash), ata i luten Allahut, duke ia kushtuar adhurimin çiltërisht Atij. Por, sapo i shpëton duke i sjellë në tokë, disa prej tyre tregohen të matur (duke mbajtur fjalën). Në të vërtetë, ajetet Tona i mohon vetëm ai që është mashtrues dhe mosmirënjohës i madh.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُوا۟ رَبَّكُمْ وَٱخْشَوْا۟ يَوْمًا لَّا يَجْزِى وَالِدٌ عَن وَلَدِهِۦ وَلَا مَوْلُودٌ هُوَ جَازٍ عَن وَالِدِهِۦ شَيْـًٔا إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ ٱلْحَيَوٰةُ ٱلدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِٱللَّهِ ٱلْغَرُورُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO njerëz! Kiijeni frikë Zotin tuaj dhe frikësojuni një Dite kur asnjë prind nuk do të mund t'i bëjë kurrfarë dobie fëmijës së vet e as fëmija nuk do të mund t'i bëjë kurrfarë dobie prindit të vet. Premtimi i Allahut është i vërtetë, andaj mos lejoni që t'ju mashtrojë jeta e kësaj bote, as mos lejoni mashtruesin (shejtanin) t'ju mashtrojë për Allahun.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

إِنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥ عِلْمُ ٱلسَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ ٱلْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِى ٱلْأَرْحَامِ وَمَا تَدْرِى نَفْسٌ مَّاذَا تَكْسِبُ غَدًا وَمَا تَدْرِى نَفْسٌۢ بِأَىِّ أَرْضٍ تَمُوتُ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌۢ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, vetëm Allahu e di çastin e Kiametit, është Ai që e lëshon shiun dhe Ai e di çfarë ka në mitra (të grave shtatzëna). Askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër dhe askush nuk e di se në ç'vend do të vdesë. S'ka dyshim se Allahu është i Gjithëdijshëm, Njohës i çdo fshehtësie.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70