caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ar-Room الروم

60 ajete · Mekë · radha e zbritjes 84

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ الٓمٓ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterElif, lam, mim.[1]

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

غُلِبَتِ ٱلرُّومُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterU mundën bizantinët,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فِىٓ أَدْنَى ٱلْأَرْضِ وَهُم مِّنۢ بَعْدِ غَلَبِهِمْ سَيَغْلِبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centernë tokën më të afërt. Por, pas mundjes së tyre, ata do të ngadhënjejnë

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فِى بِضْعِ سِنِينَ لِلَّهِ ٱلْأَمْرُ مِن قَبْلُ وَمِنۢ بَعْدُ وَيَوْمَئِذٍ يَفْرَحُ ٱلْمُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerbrenda pak vjetësh. Vendimi i takon Allahut para dhe pas. Atë ditë do të gëzohen besimtarët

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بِنَصْرِ ٱللَّهِ يَنصُرُ مَن يَشَآءُ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpër ndihmën e Allahut. Ai ndihmon kë të dojë dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَعْدَ ٱللَّهِ لَا يُخْلِفُ ٱللَّهُ وَعْدَهُۥ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKy është premtimi i Allahut e Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يَعْلَمُونَ ظَٰهِرًا مِّنَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَهُمْ عَنِ ٱلْـَٔاخِرَةِ هُمْ غَٰفِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta dinë vetëm anën e jashtme të jetës së kësaj bote, ndërsa ndaj botës tjetër janë krejtësisht të shkujdesur.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَمْ يَتَفَكَّرُوا۟ فِىٓ أَنفُسِهِم مَّا خَلَقَ ٱللَّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَآ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَأَجَلٍ مُّسَمًّى وَإِنَّ كَثِيرًا مِّنَ ٱلنَّاسِ بِلِقَآئِ رَبِّهِمْ لَكَٰفِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk mendojnë ata në vetvete: Allahu krijoi qiejt, Tokën dhe çdo gjë ndërmjet tyre vetëm me urtësi dhe për një kohë të caktuar? Por, shumë prej njerëzve, në të vërtetë, e mohojnë takimin me Zotin e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَمْ يَسِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ كَانُوٓا۟ أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَأَثَارُوا۟ ٱلْأَرْضَ وَعَمَرُوهَآ أَكْثَرَ مِمَّا عَمَرُوهَا وَجَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَٰكِن كَانُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk udhëtuan ata nëpër tokë, që të shihnin se si ishte fundi i atyre që ishin para tyre? Ata ishin më të fortë, madje ata e punonin tokën dhe e gjallëronin atë më shumë se këta. Edhe atyre u vajtën të dërguarit e tyre me prova të qarta. Pra, Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ثُمَّ كَانَ عَٰقِبَةَ ٱلَّذِينَ أَسَٰٓـُٔوا۟ ٱلسُّوٓأَىٰٓ أَن كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَكَانُوا۟ بِهَا يَسْتَهْزِءُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj, përfundimi i atyre që bënë keq ishte më i keqi, sepse ata përgënjeshtruan ajetet e Allahut dhe talleshin me to.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ يَبْدَؤُا۟ ٱلْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu e nis krijimin e më pas e përsërit atë. Pastaj, tek Ai do të ktheheni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يُبْلِسُ ٱلْمُجْرِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, në ditën kur do të ndodhë Kiameti, keqbërësit do të jenë të dëshpëruar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَمْ يَكُن لَّهُم مِّن شُرَكَآئِهِمْ شُفَعَٰٓؤُا۟ وَكَانُوا۟ بِشُرَكَآئِهِمْ كَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk do të kenë ndërmjetës nga idhujt dhe do t'i mohojnë idhujt e tyre.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يَوْمَئِذٍ يَتَفَرَّقُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur të ndodhë Kiameti, atë Ditë ata do të ndahen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَهُمْ فِى رَوْضَةٍ يُحْبَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të gëzohen në Kopshtin e Kënaqësisë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَكَذَّبُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا وَلِقَآئِ ٱلْـَٔاخِرَةِ فَأُو۟لَٰٓئِكَ فِى ٱلْعَذَابِ مُحْضَرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerkurse ata që mohojnë e përgënjeshtrojnë ajetet Tona dhe takimin e botës tjetër, do të sillen për dënim.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَسُبْحَٰنَ ٱللَّهِ حِينَ تُمْسُونَ وَحِينَ تُصْبِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrandaj, lavdërimi i takon Allahut kur të arrini mbrëmjen e kur të arrini mëngjesin!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَهُ ٱلْحَمْدُ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَعَشِيًّا وَحِينَ تُظْهِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtij i takon lavdërimi në qiej e në Tokë, pasdite dhe në mesditë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

يُخْرِجُ ٱلْحَىَّ مِنَ ٱلْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ ٱلْمَيِّتَ مِنَ ٱلْحَىِّ وَيُحْىِ ٱلْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَكَذَٰلِكَ تُخْرَجُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi e nxjerr të gjallën prej së vdekurës, e nxjerr të vdekurën prej së gjallës dhe e gjallëron tokën pasi të jetë tharë. Po kështu edhe ju do të nxirreni.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَايَٰتِهِۦٓ أَنْ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٍ ثُمَّ إِذَآ أَنتُم بَشَرٌ تَنتَشِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrej shenjave të Tij është që Ai ju krijoi prej dheut, pastaj ja, ju u bëtë njerëz të shpërndarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَايَٰتِهِۦٓ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَٰجًا لِّتَسْكُنُوٓا۟ إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrej shenjave të Tij është edhe ajo se Ai krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj, që të gjeni prehje tek ato dhe vuri ndërmjet jush dashuri e mëshirë. Njëmend, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَايَٰتِهِۦ خَلْقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَٱخْتِلَٰفُ أَلْسِنَتِكُمْ وَأَلْوَٰنِكُمْ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّلْعَٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrej shenjave të Tij është edhe krijimi i qiejve e i Tokës dhe llojllojshmëria e gjuhëve dhe ngjyrave tuaja. Vërtet në këtë ka shenja për të diturit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَايَٰتِهِۦ مَنَامُكُم بِٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ وَٱبْتِغَآؤُكُم مِّن فَضْلِهِۦٓ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يَسْمَعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrej shenjave të Tij është edhe gjumi juaj gjatë natës e gjatë ditës dhe kërkimi i mirësisë së Tij nga ana juaj. Sigurisht, në këtë ka shenja për njerëzit që dëgjojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَايَٰتِهِۦ يُرِيكُمُ ٱلْبَرْقَ خَوْفًا وَطَمَعًا وَيُنَزِّلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَيُحْىِۦ بِهِ ٱلْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَآ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrej shenjave të Tij është gjithashtu se Ai jua shfaq vetëtimën, e cila ju ngjall frikë e shpresë dhe ju lëshon shi nga qielli, me të cilin e gjallëron tokën pasi të jetë tharë. Pa dyshim, në këtë ka shenja për njerëzit që kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَايَٰتِهِۦٓ أَن تَقُومَ ٱلسَّمَآءُ وَٱلْأَرْضُ بِأَمْرِهِۦ ثُمَّ إِذَا دَعَاكُمْ دَعْوَةً مِّنَ ٱلْأَرْضِ إِذَآ أَنتُمْ تَخْرُجُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrej shenjave të Tij është po ashtu se Ai bën qiellin e Tokën të qëndrojnë me urdhrin e Tij e pastaj, kur t'ju thërrasë një herë, ju do të dilni përnjëherë nga toka.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَهُۥ مَن فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ كُلٌّ لَّهُۥ قَٰنِتُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë Tijtë janë krejt ç'ka në qiej e në Tokë. Të gjithë janë të përulur ndaj Tij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَهُوَ ٱلَّذِى يَبْدَؤُا۟ ٱلْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَهُوَ أَهْوَنُ عَلَيْهِ وَلَهُ ٱلْمَثَلُ ٱلْأَعْلَىٰ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterËshtë Ai që e nis krijimin e më pas e përsërit atë, ndërkohë që kjo është edhe më e lehtë për të.[2] Atij i takon shembulli më i lartë në qiej e në Tokë dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ضَرَبَ لَكُم مَّثَلًا مِّنْ أَنفُسِكُمْ هَل لَّكُم مِّن مَّا مَلَكَتْ أَيْمَٰنُكُم مِّن شُرَكَآءَ فِى مَا رَزَقْنَٰكُمْ فَأَنتُمْ فِيهِ سَوَآءٌ تَخَافُونَهُمْ كَخِيفَتِكُمْ أَنفُسَكُمْ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلْـَٔايَٰتِ لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ju sjell një shembull nga vetë ju: a keni ndonjë ortak nga skllevërit tuaj që ndajnë me ju në mënyrë të barabartë pasurinë që jua kemi dhënë? A u frikësoheni atyre ashtu siç i frikësoheni shtresës suaj? Kështu ua sqarojmë shenjat njerëzve që kuptojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

بَلِ ٱتَّبَعَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓا۟ أَهْوَآءَهُم بِغَيْرِ عِلْمٍ فَمَن يَهْدِى مَنْ أَضَلَّ ٱللَّهُ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor jo! Keqbërësit ndjekin dëshirat e tyre pa pasur dije. E kush mund ta udhëzojë atë që Allahu e çon në humbje? Ata nuk kanë asnjë ndihmëtar.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا فِطْرَتَ ٱللَّهِ ٱلَّتِى فَطَرَ ٱلنَّاسَ عَلَيْهَا لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ ٱللَّهِ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلْقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, ktheje fytyrën nga feja (e vërtetë) duke qenë besimdrejtë, natyra e pastër në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S'ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مُنِيبِينَ إِلَيْهِ وَٱتَّقُوهُ وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَلَا تَكُونُوا۟ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKthehuni tek Ai të penduar, frikësojuni Atij dhe faleni namazin e mos u bëni idhujtarë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مِنَ ٱلَّذِينَ فَرَّقُوا۟ دِينَهُمْ وَكَانُوا۟ شِيَعًا كُلُّ حِزْبٍۭ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centertë cilët bënë përçarje në fenë e tyre dhe u shndërruan në sekte, secila palë gëzohet me atë që ka.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَا مَسَّ ٱلنَّاسَ ضُرٌّ دَعَوْا۟ رَبَّهُم مُّنِيبِينَ إِلَيْهِ ثُمَّ إِذَآ أَذَاقَهُم مِّنْهُ رَحْمَةً إِذَا فَرِيقٌ مِّنْهُم بِرَبِّهِمْ يُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të tyre, duke u kthyer tek Ai të penduar, Por, sapo ua mundëson të shijojnë mëshirën e Tij, disa prej tyre i bëjnë ortakë Zotit të tyre,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِيَكْفُرُوا۟ بِمَآ ءَاتَيْنَٰهُمْ فَتَمَتَّعُوا۟ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerduke mohuar kështu të mirat që ua dhamë. Por, kënaquni (për pak kohë), se së shpejti do ta kuptoni!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَمْ أَنزَلْنَا عَلَيْهِمْ سُلْطَٰنًا فَهُوَ يَتَكَلَّمُ بِمَا كَانُوا۟ بِهِۦ يُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos vallë u kemi shpallur Ne atyre ndonjë dëshmi që mbështet shoqërimin që ia bëjnë Atij (në adhurim)?!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِذَآ أَذَقْنَا ٱلنَّاسَ رَحْمَةً فَرِحُوا۟ بِهَا وَإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌۢ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ إِذَا هُمْ يَقْنَطُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur ua mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën, ata gëzohen me të e, kur i godet ndonjë e keqe për shkak të asaj që kanë bërë duart e tyre, i humbin shpresat.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

أَوَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّ ٱللَّهَ يَبْسُطُ ٱلرِّزْقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقْدِرُ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَٰتٍ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shohin ata se Allahu ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë?! Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që besojnë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَـَٔاتِ ذَا ٱلْقُرْبَىٰ حَقَّهُۥ وَٱلْمِسْكِينَ وَٱبْنَ ٱلسَّبِيلِ ذَٰلِكَ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ يُرِيدُونَ وَجْهَ ٱللَّهِ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُفْلِحُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, jepja të afërmit, nevojtarit dhe udhëtarit të mbetur rrugës të drejtën e vet! Kjo është më e mirë për ata që kërkojnë kënaqësinë e Allahut. Mu ata janë të sukseshmit.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَآ ءَاتَيْتُم مِّن رِّبًا لِّيَرْبُوَا۟ فِىٓ أَمْوَٰلِ ٱلنَّاسِ فَلَا يَرْبُوا۟ عِندَ ٱللَّهِ وَمَآ ءَاتَيْتُم مِّن زَكَوٰةٍ تُرِيدُونَ وَجْهَ ٱللَّهِ فَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُضْعِفُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇfarëdo pasurie që u jepni njerëzve me qëllim që t'ju kthehet më shumë, ajo nuk shtohet tek Allahu.[3] Ndërkaq, çfarëdo lëmoshe që jepni, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, pikërisht kjo është ajo që do të shumëfishohet.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَكُمْ ثُمَّ رَزَقَكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ هَلْ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَفْعَلُ مِن ذَٰلِكُم مِّن شَىْءٍ سُبْحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që ju krijoi ju, pastaj ju furnizoi e më pas ju bën të vdisni e mandej ju ringjall. A mund të bëjë ndokush nga të adhuruarit tuaj (përveç Allahut) diçka të këtillë? I patëmeta e i Lartësuar është Ai mbi çdo gjë që i shoqërojnë Atij.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ظَهَرَ ٱلْفَسَادُ فِى ٱلْبَرِّ وَٱلْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِى ٱلنَّاسِ لِيُذِيقَهُم بَعْضَ ٱلَّذِى عَمِلُوا۟ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë tokë e në det është shfaqur e keqja për shkak të asaj që kanë bërë duart e njerëzve, që Allahu t'i bëjë të shijojnë pasojat e disa veprave që kanë bërë, në mënyrë që të kthehen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

قُلْ سِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ فَٱنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلُ كَانَ أَكْثَرُهُم مُّشْرِكِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i atyre që ishin para jush!" Shumica prej tyre ishin idhujtarë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ ٱلْقَيِّمِ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِىَ يَوْمٌ لَّا مَرَدَّ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِ يَوْمَئِذٍ يَصَّدَّعُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKtheje fytyrën nga feja e drejtë para se të vijë një Ditë e caktuar nga Allahu, e cila nuk mund të zmbrapset. Atë Ditë njerëzit do të ndahen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

مَن كَفَرَ فَعَلَيْهِ كُفْرُهُۥ وَمَنْ عَمِلَ صَٰلِحًا فَلِأَنفُسِهِمْ يَمْهَدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKush nuk beson, do të bartë pasojat e mosbesimit të tij, e kush bën vepra të mira, ia përgatit vendin vetes (në Xhenet).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

لِيَجْزِىَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ مِن فَضْلِهِۦٓ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلْكَٰفِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi do t'i shpërblejë nga dhuntia e Tij ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمِنْ ءَايَٰتِهِۦٓ أَن يُرْسِلَ ٱلرِّيَاحَ مُبَشِّرَٰتٍ وَلِيُذِيقَكُم مِّن رَّحْمَتِهِۦ وَلِتَجْرِىَ ٱلْفُلْكُ بِأَمْرِهِۦ وَلِتَبْتَغُوا۟ مِن فَضْلِهِۦ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPrej shenjave të Tij është edhe se Ai i dërgon erërat si përgëzuese, që t'ju bëjë të shijoni mëshirën e Tij, që anijet të lundrojnë me urdhrin e Tij, që të kërkoni nga mirësia e Tij dhe që të jeni mirënjohës.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ رُسُلًا إِلَىٰ قَوْمِهِمْ فَجَآءُوهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَٱنتَقَمْنَا مِنَ ٱلَّذِينَ أَجْرَمُوا۟ وَكَانَ حَقًّا عَلَيْنَا نَصْرُ ٱلْمُؤْمِنِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne çuam para teje të dërguar te popujt e tyre, të cilët u erdhën me prova të qarta. Pastaj u hakmorëm ndaj atyre që bënë ligësi. Është detyrë Jona t'i ndihmojmë besimtarët.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ ٱلَّذِى يُرْسِلُ ٱلرِّيَٰحَ فَتُثِيرُ سَحَابًا فَيَبْسُطُهُۥ فِى ٱلسَّمَآءِ كَيْفَ يَشَآءُ وَيَجْعَلُهُۥ كِسَفًا فَتَرَى ٱلْوَدْقَ يَخْرُجُ مِنْ خِلَٰلِهِۦ فَإِذَآ أَصَابَ بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنْ عِبَادِهِۦٓ إِذَا هُمْ يَسْتَبْشِرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që i dërgon erërat që t'i lëvizin retë, pastaj i shpërndan në qiell si të dojë dhe i ndan pjesë-pjesë, e më pas sheh shiun sesi del prej tyre. Pastaj, sapo të bjerë mbi ata që do nga robërit e Vet, ata gëzohen përnjëherë,

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَإِن كَانُوا۟ مِن قَبْلِ أَن يُنَزَّلَ عَلَيْهِم مِّن قَبْلِهِۦ لَمُبْلِسِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerndonëse përpara se t'u zbriste shiu kishin humbur shpresën plotësisht.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱنظُرْ إِلَىٰٓ ءَاثَٰرِ رَحْمَتِ ٱللَّهِ كَيْفَ يُحْىِ ٱلْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَآ إِنَّ ذَٰلِكَ لَمُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShih pra gjurmët e mëshirës së Allahut se si e gjallëron tokën pasi të jetë tharë. Me të vërtetë, ky është Ai që do t'i ringjallë të vdekurit dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَئِنْ أَرْسَلْنَا رِيحًا فَرَأَوْهُ مُصْفَرًّا لَّظَلُّوا۟ مِنۢ بَعْدِهِۦ يَكْفُرُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse u dërgojmë ndonjë erë të dëmshme dhe i shohin (të mbjellat e tyre) të zverdhura, atëherë ata bëhen mohues (të dhuntive).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَإِنَّكَ لَا تُسْمِعُ ٱلْمَوْتَىٰ وَلَا تُسْمِعُ ٱلصُّمَّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا وَلَّوْا۟ مُدْبِرِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë, as mund t'i bësh të shurdhrit të dëgjojnë thirrjen, kur ata të kthejnë shpinën!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَمَآ أَنتَ بِهَٰدِ ٱلْعُمْىِ عَن ضَلَٰلَتِهِمْ إِن تُسْمِعُ إِلَّا مَن يُؤْمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا فَهُم مُّسْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi nuk mund t'i shmangësh të verbrit nga gabimi i tyre. Ti mund t'i bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në ajetet Tona. Ata janë muslimanë (të nënshtruar ndaj Nesh).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَكُم مِّن ضَعْفٍ ثُمَّ جَعَلَ مِنۢ بَعْدِ ضَعْفٍ قُوَّةً ثُمَّ جَعَلَ مِنۢ بَعْدِ قُوَّةٍ ضَعْفًا وَشَيْبَةً يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ وَهُوَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْقَدِيرُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu është Ai që ju krijoi në gjendje dobësie, pastaj pas dobësisë ju jep forcë e pas fuqisë ju bën të dobët e të thinjur. Ai krijon çfarë të dojë dhe Ai është i Gjithëdijshmi, i Plotfuqishmi.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَيَوْمَ تَقُومُ ٱلسَّاعَةُ يُقْسِمُ ٱلْمُجْرِمُونَ مَا لَبِثُوا۟ غَيْرَ سَاعَةٍ كَذَٰلِكَ كَانُوا۟ يُؤْفَكُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur të ndodhë Kiameti, keqbërësit do të betohen se nuk kanë qëndruar (në varr) më shumë se një orë. Kështu shmangen ata (nga e vërteta).

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَقَالَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْعِلْمَ وَٱلْإِيمَٰنَ لَقَدْ لَبِثْتُمْ فِى كِتَٰبِ ٱللَّهِ إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْبَعْثِ فَهَٰذَا يَوْمُ ٱلْبَعْثِ وَلَٰكِنَّكُمْ كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata të cilëve u është dhënë dituria dhe besimi do të thonë: "Ju qëndruat sipas caktimit të Allahut deri në Ditën e Ringjalljes. Kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e dinit."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَيَوْمَئِذٍ لَّا يَنفَعُ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ مَعْذِرَتُهُمْ وَلَا هُمْ يُسْتَعْتَبُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë Ditë, keqbërësve nuk do t'u bëjë dobi arsyetimi e as do të kërkohet prej tyre që të pendohen.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

وَلَقَدْ ضَرَبْنَا لِلنَّاسِ فِى هَٰذَا ٱلْقُرْءَانِ مِن كُلِّ مَثَلٍ وَلَئِن جِئْتَهُم بِـَٔايَةٍ لَّيَقُولَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا مُبْطِلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran çdo lloj shembulli. Por, edhe nëse u sjell atyre mrekulli, jobesimtarët, me siguri, do të thonë: "Ju ndiqni vetëm të kotën."

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

كَذَٰلِكَ يَطْبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu Allahu vulos zemrat e atyre që nuk kanë dije.

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

فَٱصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ ٱللَّهِ حَقٌّ وَلَا يَسْتَخِفَّنَّكَ ٱلَّذِينَ لَا يُوقِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, duro, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë dhe kurrsesi mos lejo të të shkurajojnë ata që nuk besojnë!

Shiko të gjitha përkthimet e këtij ajeti →

Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70