caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ar-Room, ajeti 9

Mekë · radha e zbritjes 84 · 30:9

أَوَلَمْ يَسِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ كَانُوٓا۟ أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَأَثَارُوا۟ ٱلْأَرْضَ وَعَمَرُوهَآ أَكْثَرَ مِمَّا عَمَرُوهَا وَجَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَٰكِن كَانُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk udhëtuan ata nëpër tokë, që të shihnin se si ishte fundi i atyre që ishin para tyre? Ata ishin më të fortë, madje ata e punonin tokën dhe e gjallëronin atë më shumë se këta. Edhe atyre u vajtën të dërguarit e tyre me prova të qarta. Pra, Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
Albanian Translation - Hassan NahiVallë, a nuk udhëtojnë nëpër botë e të shohin se si kanë përfunduar popujt e mëparshëm? Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se sa e punojnë këta, e të dërguarit e tyre u kanë sjellë prova të qarta. Nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë vetvetes padrejtësi.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70