Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, Ne i kemi sprovuar edhe ata që ishin para tyre. Pra, sigurisht Allahu do t'i zbulojë ata që thonë të vërtetën dhe Ai do t'i zbulojë gënjeshtarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se mund të shpëtojnë prej Nesh (pa u dënuar)? Sa mbrapsht që gjykojnë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKushdo që shpreson takimin me Allahun, le ta dijë se afati i Allahut do të vijë me siguri. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush përpiqet, në të vërtetë, përpiqet për të mirën e vet. Pa dyshim, Allahu nuk ka nevojë për krijesat.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne, pa dyshim, do t'ua shlyejmë të këqijat dhe do t'ua japim shpërblimin sipas punëve më të mira që kanë bërë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e kemi porositur njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. Por, nëse ata të shtyjnë të më shoqërosh diçka në adhurim, për të cilën ti nuk di asgjë, atëherë mos iu bind atyre! Tek Unë është kthimi juaj e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa njerëz thonë: "Ne e besojmë Allahun", por kur lëndohen në rrugën e Allahut, torturimin e njerëzve e barazojnë me dënimin e Allahut. E, kur vjen ndonjë fitore nga Zoti yt, ata thonë: "Në të vërtetë, ne ishim me ju." A nuk e di Allahu më së miri se çfarë ka në zemrat e njerëzve?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që nuk besojnë u thonë besimtarëve: "Ndiqni rrugën tonë, se ne do t'i mbartim gjynahet tuaja." Por, ata nuk do të mbartin asnjë gjynah të tyre. S'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, ata do të bartin barrët e veta e barrë të tjera bashkë me barrët e tyre dhe ata do të pyeten në Ditën e Kiametit për atë që trillonin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e dërguam Nuhun te populli i tij. Ai qëndroi në mesin e tyre një mijë vjet, pa pesëdhjetë, por ata i përfshiu përmbytja, duke qenë zullumqarë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto Ibrahimin, kur i tha popullit të vet: "Adhurojeni Allahun dhe frikësojuni Atij! Kjo është më mirë për ju, sikur ta dinit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu adhuroni në vend të Allahut vetëm idhuj dhe trilloni gënjeshtra. Në të vërtetë, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut nuk kanë kanë mundësi t'ju furnizojnë. Pra, kërkojeni furnizimin prej Allahut dhe adhurojeni e falënderojeni vetëm Atë, sepse tek Ai do të ktheheni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse ju përgënjeshtroni, dijeni se kanë përgënjeshtruar edhe popujt e mëparshëm, por i Dërguari ka për detyrë vetëm kumtimin e qartë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shohin ata se si e nis Allahu krijimin e më pas e përsërit atë? S'ka dyshim se kjo për Allahun është e lehtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shihni se si Ai e nisi krijimin. Pastaj Allahu do ta bëjë krijimin e dytë. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu nuk mund t'i ikni (dënimit të Tij) as në Tokë e as në qiell dhe, pos Allahut, nuk keni mbrojtës e as ndihmës."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që mohojnë ajetet e Allahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën në mëshirën Time dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërgjigjja e vetme që i dha populli i tij ishte: "Vriteni ose digjeni!" Por, Allahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Njëmend, në këtë ka mësime për njerëzit që besojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Ibrahimi) tha: "Në të vërtetë, ju keni marrë idhuj për t'i adhuruar në vend të Allahut, për të shtuar dashurinë ndërmjet jush në jetën e kësaj bote. Por, në Ditën e Kiametit ju do të mohoni e do të mallkoni njëri-tjetrin. Vendstrehimi juaj do të jetë Zjarri dhe për ju s'do të ketë ndihmëtarë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLuti i besoi atij, ndërsa ai (Ibrahimi) tha: "Unë do të mërgoj te Zoti im. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ia dhamë atij Ishakun e Jakubin, ndërsa pasardhësve të tij ua dhamë pejgamberinë dhe Librin. Ne i dhamë atij shpërblim në këtë botë, kurse në botën tjetër ai do të jetë, pa dyshim, prej të mirëve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSi mund t'u qaseni meshkujve me epsh, t'ua zini pritën në rrugë e të bëni punë të ndyra në tubimet tuaja?" Por, përgjigjja e vetme që i dha populli i tij ishte: "Na e sill dënimin e Allahut, nëse e thua të vërtetën!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, pasi të dërguarit Tanë (melekë) i sollën myzhden Ibrahimit, i thanë: "Ne do t'i shkatërrojmë banorët e këtij qyteti, sepse banorët e tij janë vërtet keqbërës."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Por Luti është atje." Ata i thanë: "Ne e dimë më mirë se kush është atje. Ne, pa dyshim, do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij; ajo është nga ata që do të mbesin pas (e do të dënohen)."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur të dërguarit Tanë vajtën te Luti, ai u shqetësua për ta dhe iu ngushtua gjoksi. Ata thanë: "Mos u frikëso dhe mos u brengos, sepse ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate: ajo është nga ata që do të mbesin pas.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE në Medjen Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, shpresoni në Ditën e Fundit dhe mos bëni çrregullime në Tokë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ata e përgënjeshtruan atë, kështu që i kapi një tërmet i rëndë dhe u gdhinë përmbys të pajetë në vendin e tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe shkatërruam edhe adët e themudët, gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) vendbanimeve të tyre. Shejtani ua kishte hijeshuar veprat dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse e shihnin qartë atë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterShkatërruam edhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. Musai u erdhi atyre me prova të qarta, por ata u treguan mendjemëdhenj në Tokë, prandaj nuk mundën të shpëtonin (nga dënimi).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSecilin e dënuam për gjynahun e vet: disave u lëshuam rrebesh gurësh, disa i mori gjëmimi i tmerrshëm, disa i bëmë që t'i gëlltiste toka e disa i përmbytëm. Nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që marrin mbrojtës të tjerë në vend të Allahut i shëmbëllejnë merimangës, e cila thur një shtëpi për vete, por nuk ka dyshim se shtëpia më e brishtë është ajo e merimangës. Veç sikur ta dinin!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLexo atë që të shpallet nga Libri (o Muhamed) dhe fale namazin! Vërtet, namazi pengon nga veprat e shëmtuara e të këqija. Ndërkaq, përmendja e Allahut është njëmend më e madhja. Allahu di çfarë bëni.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDiskutoni me ithtarët e Librit vetëm në mënyrën më të mirë, me përjashtim të atyre që tregohen të padrejtë, dhe thoni: "Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe në atë që ju është shpallur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një dhe ne i jemi dorëzuar Atij.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu pra, Ne ta zbritëm ty Librin. Ata të cilëve ua dhamë Librin, besojnë në të, por edhe nga këta (mekasit) ka disa që besojnë në të. Ajetet Tona i mohojnë vetëm jobesimtarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi nuk ke lexuar më parë kurrfarë libri, as ke shkruar diçka me dorën tënde të djathtë. Përndryshe, do të dyshonin ndjekësit e së kotës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërkundrazi, ato janë ajete të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dija. Ajetet Tona i mohojnë vetëm të padrejtët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "Përse nuk i kanë zbritur atij mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaju: "Mrekullitë janë vetëm tek Allahu, ndërsa unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk u mjafton atyre që Ne ta zbritëm ty Librin që u lexohet? Vërtet, në të ka mëshirë dhe këshillë për njerëzit që besojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje dhe jush. Ai di çka ka në qiej e në Tokë, kurse ata që besojnë të pavërtetën dhe e mohojnë Allahun, pikërisht ata janë të humburit."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta kërkojnë që t'ua përshpejtosh dënimin. Sikur të mos ishte një afat i caktuar, me siguri do t'u vinte dënimi. Por, patjetër që ai do t'u vijë atyre papritur, pa e vënë re.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta kërkojnë që t'ua përshpejtosh dënimin, por, me të vërtetë, Xhehenemi do t'i përfshijë jobesimtarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur do t'i mbulojë dënimi prej së larti dhe poshtë këmbëve të tyre, Ai do t'u thotë: "Shijoni dënimin për atë që keni bërë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i strehojmë në pallate të Xhenetit, nën të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i mirë që është shpërblimi i punëmbarëve,
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSa shumë gjallesa ka që nuk mund të sigurojnë ushqim për vete! Allahu është Ai që i furnizon ato dhe ju. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse do t'i pyesje ata se kush i krijoi qiejt e Tokën dhe i nënshtroi Diellin e Hënën, ata, me siguri, do të thonë: "Allahu!" Përse largohen atëherë?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ia shton rizkun kujt të dojë prej robërve të Tij dhe ia pakon kujt të dojë. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse do t'i pyesje ata se kush e lëshon shiun nga qielli, me të cilin gjallëron tokën pasi të jetë tharë, ata, me siguri, do të thonë: "Allahu!" Thuaj: "Lavdërimi i takon Allahut", por shumica e tyre nuk kuptojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër veçse dëfrim e lojë, kurse jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur hipin në anije, ata i luten Allahut, duke ia kushtuar adhurimin çiltërisht Atij. Por, sapo i shpëton duke i sjellë në tokë, ata i veshin ortakë në adhurim,
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpër të mohuar kështu të mirat që ua kemi dhënë dhe për t'u kënaqur (për pak kohë), por së shpejti do ta kuptojnë!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shohin ata se Ne kemi bërë (Mekën) një vend të shenjtë e të sigurt, ndërkohë që njerëzit rreth tyre rrëmbehen? Vallë, të pavërtetën e besojnë, ndërsa dhuntitë e Allahut i mohojnë?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose e përgënjeshtron të vërtetën pasi t'i ketë ardhur? A nuk është në Xhehenem vendi i jobesimtarëve?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që bëjnë përpjekje për Ne, do t'i udhëzojmë në rrugët Tona. Me të vërtetë, Allahu është me punëmirët.