Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, atyre që nuk besojnë në botën tjetër, Ne ua kemi hijeshuar veprat e veta, prandaj bredhin verbërisht.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta janë ata që do të kenë dënim të rëndë (në këtë botë), kurse në botën tjetër do të jenë më të humburit.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) kur Musai i tha familjes së vet: "Unë vërejta një zjarr. Do t'ju sjell që andej ndonjë lajm ose ndonjë urë zjarri për t'u ngrohur."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur shkoi tek ai, një zë e thirri: "Bekuar qoftë ai që është te zjarri dhe ata që janë rreth tij. I patëmeta është Allahu, Zoti i botëve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHidhe shkopin tënd!" Por, kur e pa atë duke lëvizur si të ishte gjarpër, u kthye dhe iku pa shikuar prapa. "O Musa, mos u frikëso, të dërguarit nuk frikësohen në praninë Time!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse ndokush bën padrejtësi e pastaj të keqen e zëvendëson me të mirë, atëherë Unë jam vërtet Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterFute dorën në gjoks: ajo do të dalë e bardhë, pa ndonjë të metë, si një nga nëntë shenjat për Faraonin dhe popullin e tij, sepse ata janë njëmend popull i pabindur."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse ishin të bindur në shpirt se janë të vërteta. Shih, pra, si ishte fundi i shkatërrimtarëve!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterEdhe Davudit e Sulejmanit u dhamë dituri e ata thanë: "Lavdërimi i takon Allahut, i Cili na nderoi mbi shumë robër të Tij besimtarë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSulejmani e trashëgoi Davudin[2] dhe tha: "O njerëz, neve na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë nga çdo gjë mirësi. Kjo është me të vërtetë një dhunti e qartë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPara Sulejmanit u tubua ushtria e tij nga xhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët, të gjithë në radhë duke marshuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur arritën në luginën e milingonave, një milingonë tha: "O ju milingona, hyni në foletë tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, pa e vënë re!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë ai vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: "Zoti im, ma mundëso të jem mirënjohës për mirësitë që më ke dhënë mua e prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti je i kënaqur! Më prano, me mëshirën Tënde, në mesin e robërve të Tu të mirë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNuk vonoi shumë e ajo erdhi dhe tha: "Kam parë diçka që ti nuk ke parë dhe të kam sjellë një lajm të sigurt nga Seba.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPashë që ajo dhe populli i saj i binin në sexhde Diellit e jo Allahut. Shejtani ua kishte hijeshuar veprat e tyre dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, kështu që nuk ishin të udhëzuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSi nuk i bëjnë sexhde Allahut, i Cili nxjerr të fshehtën nga qiejt e nga Toka dhe Ai di atë që fshihni dhe atë që shfaqni haptas?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo tha: "Oj pari! Më këshilloni për këtë çështje timen, sepse unë nuk do të marr ndonjë vendim pa ju!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe luftëtarë të rreptë, por vendimi të përket ty, prandaj shiko se çfarë do të na urdhërosh!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAjo tha: "Kur mbretërit pushtojnë ndonjë qytet, e shkatërrojnë atë dhe i poshtërojnë fisnikët e atij vendi. Kështu veprojnë ata.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur erdhi (i dërguari), Sulejmani tha: "Vallë, me pasuri doni të më joshni? Ajo që më ka dhënë Allahu është shumë më e mirë se ajo që jua ka dhënë juve. Por, ju gëzoheni me dhuratat tuaja.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKthehu tek ata se, pa dyshim, ne do t'u vemi atyre me ushtri, së cilës nuk do të mund t'i bëjnë ballë dhe do t'i dëbojmë që andej të poshtëruar e të përbuzur."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj tha: "Oj pari! Cili prej jush mund të ma sjellë fronin e saj para se të më vijnë të nënshtruar?"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjë i fuqishëm nga xhinët tha: "Unë ta sjell atë para se të ngrihesh nga vendi. Unë kam fuqi për këtë dhe jam i besueshëm."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, ai që kishte njohuri nga Libri, tha: "Unë ta sjell atë sa hap e mbyll sytë." Kur e pa atë të vendosur para tij, tha: "Kjo është prej mirësisë së Zotit tim, për të më sprovuar nëse do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës. Kush falënderon, në të vërtetë e ka për të mirën e vet e, kush mohon, (le ta dijë se) Zoti im është i Panevojë e Bujar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Ndryshojani asaj fronin, që të shohim nëse do ta dallojë, apo është prej atyre që nuk dinë të dallojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, kur erdhi ajo, u pyet: "A është froni yt i këtillë?" Ajo tha: "Si të ishte vetë ai." (Sulejmani i tha:) "Neve na është dhënë dituria para kësaj dhe ne ishim të nënshtruar (ndaj Allahut)."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtë e kishte penguar (nga besimi) ajo që adhuronte në vend të Allahut, sepse ajo ishte nga një popull jobesimtar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAsaj iu tha: "Hyr në pallat." Kur e pa atë, kujtoi se ishte ujë, kështu që zbuloi kërcinjtë e saj. Ai tha: "Ky është një pallat i shtruar me xhama." Ajo tha: "Zoti im, unë i paskam bërë padrejtësi vetvetes e tani, bashkë me Sulejmanin, i nënshtrohem Allahut, Zotit të botëve."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe dërguam te themudët vëllanë e tyre, Salihun (i cili u tha atyre): "Adhurojeni Allahun!" Por, ja që ata u ndanë në dy grupe kundërshtare.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "O populli im, përse kërkoni përshpejtimin e së keqes para së mirës?! Përse nuk kërkoni falje nga Allahu, që të mëshiroheni?!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Ne të shohim ty dhe ata që janë me ty si ogurzinj." Ai tha: "Oguri juaj është prej Allahut. Në të vërtetë, ju jeni një popull i vënë në provë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thanë: "Le të betohemi në Allahun se do ta vrasim atë dhe familjen e tij gjatë natës e pastaj do t'u themi të afërmve të tij se ne nuk ishim të pranishëm gjatë vrasjes së familjes së tij dhe se ne njëmend po e themi të vërtetën."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJa shtëpitë e tyre të bëra rrafsh me tokë për shkak të padrejtësive që bënin. Vërtet, në këtë ka mësim për njerëzit që dinë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto Lutin, kur i tha popullit të vet: "Si mund të bëni këtë punë të ndryrë, madje duke parë njëri-tjetrin?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërgjigjja e vetme që i dha populli i tij ishte: "Dëboni familjen e Lutit nga qyteti juaj, sepse ata janë njerëz që e mbajnë veten të pastër!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Lavdërimi i takon Allahut dhe shpëtimi qoftë mbi robërit e Tij të zgjedhur! Vallë, Allahu është më i mirë apo ata që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jenë (ata që i adhurojnë përveç Allahut) më të mirë se Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, që zbriti për ju ujë nga qielli, me anë të të cilit Ne krijojmë kopshte të mahnitshme, pemët e të cilave ju nuk mund t'i rritni?! Pra, a ka zot tjetër krahas Allahut (që meriton adhurimin)? Jo, por ata janë njerëz që i quajnë të barabartë (të tjerët me Allahun).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jenë më të mirë se Ai që e bëri Tokën të qëndrueshme, krijoi në të lumenj dhe bëri në të male të patundshme dhe vuri pengesë ndërmjet dy detesh? Pra, a ka zot tjetër krahas Allahut (që meriton adhurimin)? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jenë më të mirë se Ai që i përgjigjet hallexhiut, kur ai i lutet, që jua largon të keqen dhe që ju bën trashëgues në tokë (njërin pas tjetrit)?! Pra, a ka zot tjetër krahas Allahut (që meriton adhurimin)? Sa pak që mendoni!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jenë më të mirë se Ai që ju udhëzon në errësirat e tokës e të detit dhe që i dërgon erërat si sihariq të mëshirës së Tij? Pra, a ka zot tjetër krahas Allahut (që meriton adhurimin)? I Lartësuar është Allahu nga ajo që i shoqërojnë ata!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jenë më të mirë se Ai që e fillon krijimin e më pas e përsërit atë dhe që ju furnizon nga qielli e nga toka? Pra, a ka zot tjetër krahas Allahut (që meriton adhurimin)?" Thuaj: "Sillni provat tuaja, nëse thoni të vërtetën!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Askush, as në qiej e as në Tokë, nuk e di të fshehtën, përveç Allahut, dhe as e dinë kur do të ringjallen."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMos kanë ata, vallë, dituri për botën tjetër?! Jo, por ata janë në dyshim lidhur me këtë. Jo! Në të vërtetë, ata janë të verbër ndaj saj.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, ata që nuk besojnë thonë: "A mos, vallë, kur ne dhe të parët tanë të bëhemi dhé, atëherë do të ringjallemi?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është ajo që neve dhe të parëve tanë na është premtuar më parë. Kjo nuk është gjë tjetër veçse përralla të të parëve."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterS'ka asgjë të fshehtë në qiell e as në Tokë që nuk është shënuar në një Libër të qartë (Leuhi Mahfudh).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, Zoti yt do të gjykojë ndërmjet tyre me gjykimin e Tij (të drejtë) dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdijshmi.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi nuk mund t'i bësh të vdekurit të dëgjojnë, as mund t'i bësh të shurdhrit të dëgjojnë thirrjen, kur ata të kthejnë shpinën!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi nuk mund t'i shmangësh të verbrit nga humbja e tyre. Ti mund t'i bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në ajetet Tona. Ata janë muslimanë (të nënshtruar ndaj Nesh).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, kur të përmbushet fjala, Ne do t'u nxjerrim atyre një kafshë nga toka, e cila do t'u flasë atyre, se njerëzit nuk u kanë besuar ajeteve Tona.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) Ditën kur Ne do të tubojmë nga çdo popull nga një grup prej atyre që përgënjeshtruan ajetet Tona e do të tërhiqen duke qenë në radhë
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerderisa, kur të arrijnë, Ai do t'u thotë: "A i përgënjeshtruat ajetet e Mia, ndonëse nuk kishit njohuri për to, apo çfarë vepruat?"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë do të përmbushet vendimi ndaj tyre (duke i kapluar dënimi), për shkak të padrejtësive që bënin dhe ata nuk do të mund të flasin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e shohin ata se Ne e bëmë natën për të pushuar në të, ndërsa ditën e bëmë dritë. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që besojnë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) Ditën kur do t'i fryhet surit (bririt) e do të tmerrohen të gjithë ata që janë në qiej dhe ata në tokë, me përjashtim të atyre që do Allahu. Të gjithë do t'i vijnë Atij të përulur.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi i sheh malet e të duken të palëvizshme, porse ato lëvizin si retë. Kjo është vepër e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë. Vërtet, Ai është i Gjithëdijshëm për gjithçka që bëni ju.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që vijnë me vepra të mira, do të kenë shpërblim më të mirë dhe do të jenë të mbrojtur nga tmerri i asaj Dite.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, ata që vijnë me vepra të këqija, do të hidhen me fytyrë në Zjarr (e do t'u thuhet): "A do të shpërbleheni përveçse për atë që keni bërë?"
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Thuaju atyre, o Muhamed:) Në të vërtetë, unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti (Mekës), i Cili e ka bërë të shenjtë atë dhe të Cilit i përket çdo gjë, si dhe jam urdhëruar të jem musliman (i nënshtruar ndaj Tij)
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerdhe të lexoj Kuranin. Kushdo që ndjek rrugën e drejtë, e ka për të mirën e vet, ndërsa atij që humbet, thuaji: "Unë jam vetëm paralajmërues."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe thuaj: "Lavdërimi i takon Allahut! Ai do t'jua tregojë shenjat e Tij e ju do t'i njihni ato. Zoti yt nuk është i shkujdesur ndaj asaj që bëni ju.