فَتَبَسَّمَ ضَاحِكًا مِّن قَوْلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِىٓ أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ ٱلَّتِىٓ أَنْعَمْتَ عَلَىَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَىَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَٰلِحًا تَرْضَىٰهُ وَأَدْخِلْنِى بِرَحْمَتِكَ فِى عِبَادِكَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAtëherë ai vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: "Zoti im, ma mundëso të jem mirënjohës për mirësitë që më ke dhënë mua e prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti je i kënaqur! Më prano, me mëshirën Tënde, në mesin e robërve të Tu të mirë!"
Albanian Translation - Hassan NahiAi vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano, me mëshirën Tënde, në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!”