أَمَّنْ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَأَنزَلَ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَأَنۢبَتْنَا بِهِۦ حَدَآئِقَ ذَاتَ بَهْجَةٍ مَّا كَانَ لَكُمْ أَن تُنۢبِتُوا۟ شَجَرَهَآ أَءِلَٰهٌ مَّعَ ٱللَّهِ بَلْ هُمْ قَوْمٌ يَعْدِلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jenë (ata që i adhurojnë përveç Allahut) më të mirë se Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, që zbriti për ju ujë nga qielli, me anë të të cilit Ne krijojmë kopshte të mahnitshme, pemët e të cilave ju nuk mund t'i rritni?! Pra, a ka zot tjetër krahas Allahut (që meriton adhurimin)? Jo, por ata janë njerëz që i quajnë të barabartë (të tjerët me Allahun).
Albanian Translation - Hassan NahiA ka më të mirë se Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe lëshon për ju nga qielli ujë, me të cilin krijon kopshte të mrekullueshme?! Ju nuk mund t’i bëni pemët të rriten (pa këtë ujë). Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Jo, por ata janë njerëz që i veshin (Allahut) të barabartë me Atë!