Albanian Translation - Rowwad Translation Centere me zemra të hutuara. Zullumqarët i pëshpëritin njëri-tjetrit në fshehtësi: "A nuk është ky vetëm një njeri sikurse ju? A do ta ndiqni atëherë magjinë e tij, edhe pse e shihni hapur?"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë (për Kuranin): "Këto janë thjesht ëndrra të ngatërruara! Në të vërtetë, ai e ka sajuar vetë atë! Madje, ai është poet. Le të na sjellë ndonjë mrekulli ashtu si sollën të mëparshmit!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAsnjë vendbanim që e kemi shkatërruar para tyre nuk ka besuar (pas dërgimit të mrekullive). Po a do të besojnë këta atëherë?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe dërguam para teje vetëm burra, të cilëve ua dhamë shpalljen, andaj pyetni ithtarët e Librit, nëse nuk e dini.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPastaj Ne e përmbushëm premtimin ndaj tyre: i shpëtuam ata së bashku me këdo që deshëm dhe i shkatërruam shkelësit e kufijve.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të kishim dashur të argëtoheshim, do ta bënim me ato që i kemi pranë, po qe se do të bënim diçka të tillë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPërkundrazi! Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila e shpartallon atë dhe ajo zhduket. Mjerë ju për për trillimet që bëni (kundrejt Allahut).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë Tij janë të gjithë ata që gjenden në qiej e në Tokë. Ata (melekët) që janë tek Ai nuk tregohen mendjemëdhenj kundrejt adhurimit të Tij e as ndiejnë lodhje.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur në qiej e në Tokë të kishte zota të tjerë përveç Allahut, ato do të shkatërroheshin. I patëmeta është Allahu, Zoti i Arshit, mbi gjithçka që i veshin Atij.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVallë, a adhurojnë ata zota të tjerë në vend të Tij?! Thuaj: "Sillni provat tuaja!" Ja libri i atyre që janë me mua (Kurani) dhe librat e atyre që ishin para meje." Në të vërtetë, shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj largohen.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe nuk dërguam asnjë të dërguar para teje pa i shpallur atij se: "Askush përveç Meje nuk ka të drejtë të adhurohet, prandaj vetëm Mua adhuromëni."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta thonë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" I patëmeta është Ai! Në të vërtetë, ata (melekët) janë robër të nderuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi e di të kaluarën e të ardhmen e tyre dhe ata mund të ndërmjetësojnë vetëm për atë që do Ai dhe ata ruhen për shkak të frikës ndaj Tij.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëdo prej tyre që do të thoshte: "Unë jam zot përveç Atij", Ne do ta ndëshkonim me Xhehenem. Kështu i dënojmë zullumqarët.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e dinë jobesimtarët se qiejt dhe Toka ishin të ngjitura e Ne i ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë?! A nuk besojnë?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe vumë në Tokë male të patundshme, që ajo të mos lëkundet me ta, dhe bëmë rrugë të gjera, që të mund të orientohen.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPara teje Ne nuk bëmë asnjë njeri të pavdekshëm. Atëherë, nëse ti vdes, a mos vallë ata do të mbesin përgjithmonë?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të shohin jobesimtarët, të marrin vetëm për tallje, duke thënë: "Ky është ai që flet keq për zotat tuaj?" Ndërkohë, ata e mohojnë këshillën e të Gjithëmëshirshmit.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjeriu është krijuar i nxituar. Unë do t'jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos kërkoni përshpejtimin e tyre!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAh, sikur jobesimtarët ta dinin kohën kur nuk do të mund ta shmangin zjarrin nga fytyrat e shpinat e tyre dhe nuk do të ndihmohen!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, (Kiameti) do t'u vijë papritur dhe do t'i hutojë, as do të mund ta shmangin atë e as do t'u jepet afat (për t'u penduar).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, edhe të dërguar para teje u përqeshën, por ata që përqeshnin i përfshiu dënimi i asaj me të cilën talleshin.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Kush mund t'ju mbrojë natën dhe ditën nga dënimi i të Gjithëmëshirshmit?" Megjithatë, ata largohen nga këshilla e Zotit të tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos kanë zota që mund t'i mbrojnë prej Nesh? Ata nuk mund ta ndihmojnë as vetveten e as mund të shpëtojnë nga Ne.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe u dhamë atyre dhe paraardhësve të tyre kënaqësi e jetë të gjatë. A nuk e shohin ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj?[1] Atëherë, a mos vallë, ata do të jenë fitues?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Në të vërtetë, unë ju paralajmëroj vetëm me shpallje." Por, të shurdhrit nuk e dëgjojnë thirrjen kur paralajmërohen.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur t'i prekte ata një erë e dënimit të Zotit tënd, me siguri, do të thoshin: "Mjerë ne! Ne ishim njëmend të padrejtë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do të vendosim peshoret e drejta në Ditën e Kiametit dhe askujt nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi. Edhe sikur ndonjë vepër të jetë sa një kokërr sinapi, Ne do ta sjellim atë. Ne mjaftojmë si llogaritës.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkohë, ky (Kuran) është një Këshillë e bekuar që e kemi shpallur. E ju, përkundër kësaj po e mohoni atë?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Në të vërtetë, Zoti juaj është Zoti i qiejve e i Tokës, i Cili i krijoi ato dhe unë jam prej atyre që dëshmojnë për këtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKështu, ai i bëri copë-copë, përveç më të madhit prej tyre, me shpresë se do të ktheheshin tek ai (për ta pyetur se kush i kishte shkatërruar).
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterIbrahimi tha: "Atëherë, si adhuroni në vend të Allahut diçka që nuk mund t'ju sjellë kurrfarë dobie e as dëmi?
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i bëmë ata prijës që udhëzonin në rrugë të drejtë me urdhrin Tonë dhe i frymëzuam ata të bënin vepra të mira, të falnin namazin e të jepnin zekatin dhe vetëm ndaj Nesh ishin të nënshtruar.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterLutit i dhamë urtësi e dituri dhe e shpëtuam prej vendit që bënte punë të ndyra. Ata ishin me të vërtetë njerëz të këqij e të shfrenuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) Nuhun, kur na thirri më parë, e Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga fatkeqësia e madhe.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e ndihmuam atë kundër njerëzve që përgënjeshtruan provat Tona. Ata ishin me të vërtetë njerëz të këqij, prandaj i fundosëm që të gjithë.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujtoni) Davudin dhe Sulejmanin, kur gjykonin lidhur me arën e mbjellë, në të cilën kishin kullotur natën dhentë e disa njerëzve, ndërkohë Ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e bëmë Sulejmanin ta kuptonte atë çështje, ndonëse secilit prej tyre i dhamë urtësi e dituri. Ne i nënshtruam malet dhe shpendët për të madhëruar Allahun bashkë me Davudin. Ishim Ne që i bëmë të gjitha këto.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i mësuam atij (Davudit) punimin e parzmoreve për ju, që të mbroheni në betejë. A nuk po falënderoni?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërsa Sulejmanit ia nënshtruam erën e furishme që të fryjë me urdhër të tij drejt tokës që e kishim bekuar. Ne jemi të Dijshëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe i nënshtruam atij edhe disa shejtanë, që të zhyteshin në det për të dhe të bënin edhe punë të tjera dhe Ne i ruanim ata.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) Ejubin, kur i thirri Zotit të tij: "Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më i mëshirshmi i mëshiruesve."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe iu përgjigjëm atij dhe ia lehtësuam fatkeqësinë e ia kthyem familjen, madje edhe një herë aq (në numër), si mëshirë prej Nesh dhe mësim për adhuruesit (Tanë).
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujtoni) edhe Dhununin (Junusin) kur ai u largua i zemëruar dhe mendoi se nuk do ta ndëshkonim. Pastaj thirri nga errësira: "Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Teje. I patëmeta je Ti! Unë isha njëmend i padrejtë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDhe (kujto) Zekerijain, kur i thirri Zotit të vet: "Zoti im, mos më lër të vetëm (pa fëmijë), se Ti je trashëgimtari më i mirë!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe iu përgjigjëm atij, ia dhamë Jahjain dhe ia përmirësuam gruan[2]. Ata nxitonin në vepra të mira, na luteshin me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Kujto) edhe atë (Merjemen), e cila e ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj shpirtin[3] dhe e bëmë atë dhe birin e saj shenjë për njerëzimin.
Albanian Translation - Rowwad Translation Centere të afrohet Premtimi i Vërtetë, sytë e atyre që nuk besuan do të shtangen (e do të thonë): "Mjerë ne! Ne ishim vërtet të shkujdesur ndaj kësaj, madje ishim të padrejtë."
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNë të vërtetë, ju dhe gjithçka që adhuroni pos Allahut, do të jeni lëndë djegëse e Xhehenemit. Ju do të hyni në të.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse këta (idhuj) do të kishin qenë zota (të vërtetë), ata nuk do të kishin hyrë në të. Por, të gjithë do të qëndrojnë aty përgjithmonë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk do të dëgjojnë frushullimën e tij dhe do të qëndrojnë përherë në çdo gjë që ua dëshiron shpirti.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta nuk do t'i shqetësojë as tmerri më i madh dhe melekët do t'i presin ata (duke u thënë): "Kjo është dita juaj që ju qe premtuar!"
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDitën kur Ne do të palosim qiellin siç palosen fletët e librit. Ashtu siç e nisëm krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne, me të vërtetë, do ta bëjmë këtë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe e kemi shënuar në Librat e shpallur, pas shënimit në Leuhi Mahfudh, se Tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPor, nëse ata kthejnë shpinën, thuaju: "Unë ju kam lajmëruar të gjithëve njësoj dhe nuk e di a është afër apo larg ajo që ju është premtuar.
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(I Dërguari) tha: "Zoti im, gjyko (mes nesh) me drejtësi. Zoti ynë është i Gjithëmëshirshmi, nga i Cili kërkojmë ndihmë kundër asaj që thoni."