caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Taa-Haa, ajeti 40

Mekë · radha e zbritjes 45 · 20:40

إِذْ تَمْشِىٓ أُخْتُكَ فَتَقُولُ هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَىٰ مَن يَكْفُلُهُۥ فَرَجَعْنَٰكَ إِلَىٰٓ أُمِّكَ كَىْ تَقَرَّ عَيْنُهَا وَلَا تَحْزَنَ وَقَتَلْتَ نَفْسًا فَنَجَّيْنَٰكَ مِنَ ٱلْغَمِّ وَفَتَنَّٰكَ فُتُونًا فَلَبِثْتَ سِنِينَ فِىٓ أَهْلِ مَدْيَنَ ثُمَّ جِئْتَ عَلَىٰ قَدَرٍ يَٰمُوسَىٰ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur motra jote po ecte (duke të përcjellë nga larg) e po thoshte: "A doni t'ju tregoj dikë që mund të përkujdeset për të?" Kështu, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej. Pastaj, ti vrave një njeri (gabimisht), por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të sprovuam me sprova të shumta. Ti qëndrove disa vjet te populli i Medjenit e më pas erdhe në një kohë të caktuar, o Musa.
Albanian Translation - Hassan NahiKur shkoi motra jote e tha: “A doni t’ju tregoj dikë që do të kujdeset për atë?”, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më. Pastaj ti vrave një njeri, por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të vumë në sprova të shumta. Ti qëndrove me vite të tëra midis banorëve të Medjenit, pastaj erdhe sipas porosisë së caktuar, o Musa!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70