قَالَ ءَامَنتُمْ لَهُۥ قَبْلَ أَنْ ءَاذَنَ لَكُمْ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِى عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحْرَ فَلَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلَٰفٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ فِى جُذُوعِ ٱلنَّخْلِ وَلَتَعْلَمُنَّ أَيُّنَآ أَشَدُّ عَذَابًا وَأَبْقَىٰ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi (Faraoni) tha: "Si guxoni ta besoni atë pa lejen time?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj që jua ka mësuar magjinë! Gjithsesi, unë do t'jua pres duart dhe këmbët këmbyerazi dhe do t'ju kryqëzoj në trungjet e palmave. Atëherë do ta kuptoni me siguri se dënimi i kujt është më i rëndë e më i përhershëm!"
Albanian Translation - Hassan Nahi(Faraoni) tha: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjitë. Unë do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t’ju var në trungjet e hurmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim.”