caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Yusuf, ajeti 40

Mekë · radha e zbritjes 53 · 12:40

مَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ أَسْمَآءً سَمَّيْتُمُوهَآ أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَٰنٍ إِنِ ٱلْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ أَمَرَ أَلَّا تَعْبُدُوٓا۟ إِلَّآ إِيَّاهُ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلْقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJu nuk adhuroni përveç Allahut asgjë tjetër, përveç emra (idhujsh) të cilët ua keni vënë vetë ju dhe etërit tuaj, gjë për të cilën nuk ju ka sjellë Allahu kurrfarë dëshmie. Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Albanian Translation - Hassan NahiAta që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm emra, të cilët i keni vënë ju dhe të parët tuaj, pa pasur prej Tij asnjë argument. Vendimi i përket vetëm Allahut: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e di.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70