caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Yusuf, ajeti 65

Mekë · radha e zbritjes 53 · 12:65

وَلَمَّا فَتَحُوا۟ مَتَٰعَهُمْ وَجَدُوا۟ بِضَٰعَتَهُمْ رُدَّتْ إِلَيْهِمْ قَالُوا۟ يَٰٓأَبَانَا مَا نَبْغِى هَٰذِهِۦ بِضَٰعَتُنَا رُدَّتْ إِلَيْنَا وَنَمِيرُ أَهْلَنَا وَنَحْفَظُ أَخَانَا وَنَزْدَادُ كَيْلَ بَعِيرٍ ذَٰلِكَ كَيْلٌ يَسِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur i hapën gjërat e tyre, panë se malli (që kishin lënë në këmbim) u ishte kthyer atyre. Ata thanë: "O babai ynë, çfarë duam më shumë? Ja mallrat tona, na qenkan kthyer. Ne do të sjellim ushqim për familjen tonë, do ta ruajmë vëllanë tonë dhe do të marrim një barrë deveje më shumë. Kjo është një masë lehtësisht e arritshme.
Albanian Translation - Hassan NahiKur i çelën barrët e tyre dhe gjetën të hollat e tyre, që ua kishin kthyer, ata thanë: “O ati ynë! Ç’duam më tepër? Këto janë gjërat tona; na janë kthyer. Ne do ta furnizojmë familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje (ushqim), e kjo është barrë e lehtë.”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70