caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Yusuf, ajeti 21

Mekë · radha e zbritjes 53 · 12:21

وَقَالَ ٱلَّذِى ٱشْتَرَىٰهُ مِن مِّصْرَ لِٱمْرَأَتِهِۦٓ أَكْرِمِى مَثْوَىٰهُ عَسَىٰٓ أَن يَنفَعَنَآ أَوْ نَتَّخِذَهُۥ وَلَدًا وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِى ٱلْأَرْضِ وَلِنُعَلِّمَهُۥ مِن تَأْوِيلِ ٱلْأَحَادِيثِ وَٱللَّهُ غَالِبٌ عَلَىٰٓ أَمْرِهِۦ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, njeriu nga Egjipti që e bleu atë, i tha gruas së vet: "Nderoje qëndrimin e tij (me ne), se ndoshta do të na bëjë dobi ose do ta birësojmë. Kësisoj i dhamë Jusufit pushtet në Tokë për t'ia mësuar shpjegimin e ëndrrave. Allahu e jetëson urdhrin e Vet (ashtu si dëshiron Ai Vetë), por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Albanian Translation - Hassan NahiNjë njeri nga Egjipti që e bleu, i tha gruas së vet: “Bëja të këndshëm qëndrimin këtu. Ndoshta do të na shërbejë ose do ta birësojmë!” Dhe kështu, Ne e vendosëm Jusufin në atë tokë të bukur dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave. Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70