وَرَفَعَ أَبَوَيْهِ عَلَى ٱلْعَرْشِ وَخَرُّوا۟ لَهُۥ سُجَّدًا وَقَالَ يَٰٓأَبَتِ هَٰذَا تَأْوِيلُ رُءْيَٰىَ مِن قَبْلُ قَدْ جَعَلَهَا رَبِّى حَقًّا وَقَدْ أَحْسَنَ بِىٓ إِذْ أَخْرَجَنِى مِنَ ٱلسِّجْنِ وَجَآءَ بِكُم مِّنَ ٱلْبَدْوِ مِنۢ بَعْدِ أَن نَّزَغَ ٱلشَّيْطَٰنُ بَيْنِى وَبَيْنَ إِخْوَتِىٓ إِنَّ رَبِّى لَطِيفٌ لِّمَا يَشَآءُ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْحَكِيمُ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi i ngriti prindërit e vet në fron, e ata i ranë në sexhde (nderimi)[6], pastaj tha: "O babushi im! Ky është shpjegimi i ëndrrës sime të mëhershme, Allahu e bëri realitet dhe më dha mirësi kur më nxori nga burgu e ju solli ju nga shkretëtira pasi shejtani kishte futur përçarje mes meje e vëllezërve të mi. Me të vërtetë, Allahu është i Butë ndaj asaj që do. Pa dyshim, Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.
Albanian Translation - Hassan NahiAi i ngriti prindërit e vet në fron dhe ata të gjithë iu përulën atij. Ai tha: “O babai im, ky është shpjegimi i ëndrrës sime të dikurshme. Zoti im e përmbushi atë. Mua më bëri mirësi, kur më nxori nga burgu, kurse ju ju solli nga shkretëtira, pasi djalli pati futur ngatërresë midis meje dhe vëllezërve të mi. Vërtet, Zoti im është i Butë me kë të dojë; Ai është i Gjithëdijshmi dhe i Urti!