قَالَ هِىَ رَٰوَدَتْنِى عَن نَّفْسِى وَشَهِدَ شَاهِدٌ مِّنْ أَهْلِهَآ إِن كَانَ قَمِيصُهُۥ قُدَّ مِن قُبُلٍ فَصَدَقَتْ وَهُوَ مِنَ ٱلْكَٰذِبِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "Ajo u përpoq të më joshte." Pastaj, një dëshmitar nga familja e saj dëshmoi: "Në qoftë se këmisha e tij është shqyer nga përpara, atëherë ajo po e thotë të vërtetën e ai po gënjen.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Jusufi) tha: “Ajo provoi të më joshte”. Një i afërt i saj (që u gjend aty), pohoi: “Nëse këmisha e tij është shqyer përpara, atëherë ajo thotë të vërtetën, kurse ai gënjen.