وَيَٰقَوْمِ لَآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ مَالًا إِنْ أَجْرِىَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِ وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِنَّهُم مُّلَٰقُوا۟ رَبِّهِمْ وَلَٰكِنِّىٓ أَرَىٰكُمْ قَوْمًا تَجْهَلُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Populli im! Unë nuk po kërkoj nga ju për këtë kurrfarë pasurie, sepse shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Unë nuk do t'i përzë ata që besojnë. Ata do ta takojnë Zotin e tyre. Por, po e shoh se jeni popull që nuk dini.
Albanian Translation - Hassan NahiO populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Allahu. Unë nuk mund t’i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se fatkeqësisht, ju jeni popull, që nuk di.