caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Hud, ajeti 17

Mekë · radha e zbritjes 52 · 11:17

أَفَمَن كَانَ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّهِۦ وَيَتْلُوهُ شَاهِدٌ مِّنْهُ وَمِن قَبْلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامًا وَرَحْمَةً أُو۟لَٰٓئِكَ يُؤْمِنُونَ بِهِۦ وَمَن يَكْفُرْ بِهِۦ مِنَ ٱلْأَحْزَابِ فَٱلنَّارُ مَوْعِدُهُۥ فَلَا تَكُ فِى مِرْيَةٍ مِّنْهُ إِنَّهُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤْمِنُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mund të jenë (këta jobesimtarë) të barabartë me atë që mbështetet në dëshmi të qartë prej Zotit të vet, të cilin e pason një dëshmitar nga Ai, por edhe para tij (ishte dëshmitar) Libri i Musait, që është udhërrëfyes e mëshirë?! Këta e besojnë atë (Kuranin). E, kushdo nga grupet që e mohon atë, le ta dijë se Zjarri do të jetë vendi i tij i premtuar. Prandaj, kurrsesi mos dysho në të, se, pa dyshim, ai është e vërteta nga Zoti yt, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
Albanian Translation - Hassan NahiA janë (të barabartë me jobesimtarët), ata, që mbështeten në provë të qartë nga Zoti i tyre[144], që ndiqet nga një dëshmitar prej Tij (Kurani), para të cilit ishte Libri i Musait (dëshmitar) udhërrëfyes dhe mëshirë? Këta besojnë Kuranin. Dhe për cilindo nga grupet (sektet) që e mohojnë atë, zjarri do të jetë vend i premtuar. Andaj, ti kurrsesi mos dysho në atë; se ai, pa dyshim, është e vërteta prej Zotit tënd, ndonëse shumica e njerëzve nuk besojnë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70