قَالَ يَٰقَوْمِ أَرَءَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّى وَرَزَقَنِى مِنْهُ رِزْقًا حَسَنًا وَمَآ أُرِيدُ أَنْ أُخَالِفَكُمْ إِلَىٰ مَآ أَنْهَىٰكُمْ عَنْهُ إِنْ أُرِيدُ إِلَّا ٱلْإِصْلَٰحَ مَا ٱسْتَطَعْتُ وَمَا تَوْفِيقِىٓ إِلَّا بِٱللَّهِ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi tha: "O populli im! Më thoni, a edhe nëse unë po mbështetem në prova të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë nga ana e Tij begati të mirë (ta lë rrugën e drejtë)?! Unë nuk dua të bëj atë që po jua ndaloj. Unë dua vetëm të përmirësoj aq sa mundem. E, suksesi im varet vetëm nga Allahu. Atij i jam mbështetur dhe tek Ai kthehem.
Albanian Translation - Hassan NahiAi tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë kam provë të qartë nga Zoti im, i Cili më ka furnizuar me begati të mira nga ana e Vet, a të mos ju udhëzoj në rrugën e drejtë?! Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve. Unë dëshiroj vetëm të përmirësoj atë që mundem. Ndërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem.