فَلَا تَكُ فِى مِرْيَةٍ مِّمَّا يَعْبُدُ هَٰٓؤُلَآءِ مَا يَعْبُدُونَ إِلَّا كَمَا يَعْبُدُ ءَابَآؤُهُم مِّن قَبْلُ وَإِنَّا لَمُوَفُّوهُمْ نَصِيبَهُمْ غَيْرَ مَنقُوصٍ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAndaj, mos ji në mëdyshje lidhur me atë që adhurojnë këta, meqë ata nuk adhurojnë tjetër veç asaj që adhuronin baballarët e tyre më parë. Ne do t'ua japim hakun plotësisht, pa ua lënë mangët (dënimin).
Albanian Translation - Hassan NahiPrandaj, mos u bëj dyshues për atë që këta adhurojnë. Ata adhurojnë vetëm atë që kanë adhuruar dikur të parët e tyre. Dhe Ne do t’ua japim atë që kanë merituar, duke mos ua pakësuar aspak.