وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمْ صَٰلِحًا قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥ هُوَ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلْأَرْضِ وَٱسْتَعْمَرَكُمْ فِيهَا فَٱسْتَغْفِرُوهُ ثُمَّ تُوبُوٓا۟ إِلَيْهِ إِنَّ رَبِّى قَرِيبٌ مُّجِيبٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, te themudët dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Ai ju krijoi prej tokës dhe ju vendosi në të, andaj kërkoni falje prej Tij dhe kthehuni tek Ai me pendim, se Zoti im është vërtet afër dhe përgjigjet (lutjeve).
Albanian Translation - Hassan NahiFisit Themud (Ne i dërguam) vëllanë e tij, Salihun. “O populli im”, - u tha ai - “adhuroni vetëm Allahun. Ju s’keni zot tjetër përveç Atij! Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të; andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni me pendim tek Ai! Pa dyshim, Zoti im është afër dhe u përgjigjet (lutjeve).”