caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Hud, ajeti 81

Mekë · radha e zbritjes 52 · 11:81

قَالُوا۟ يَٰلُوطُ إِنَّا رُسُلُ رَبِّكَ لَن يَصِلُوٓا۟ إِلَيْكَ فَأَسْرِ بِأَهْلِكَ بِقِطْعٍ مِّنَ ٱلَّيْلِ وَلَا يَلْتَفِتْ مِنكُمْ أَحَدٌ إِلَّا ٱمْرَأَتَكَ إِنَّهُۥ مُصِيبُهَا مَآ أَصَابَهُمْ إِنَّ مَوْعِدَهُمُ ٱلصُّبْحُ أَلَيْسَ ٱلصُّبْحُ بِقَرِيبٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta (melekët) i thanë: "O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd; ata s'do të mund të arrijnë te ti. Por, ti ik bashkë me familjen tënde në një pjesë të natës, mirëpo të mos shikojë mbrapa askush nga ju, përveç gruas sate, pasi atë do ta godasë ajo që do t'i godasë ata. Afati i (dënimit të) tyre është agimi. E, a nuk është agimi afër?!"
Albanian Translation - Hassan NahiThanë (mysafirët): “O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të të bëjnë ty asgjë e pra, nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush të mos këqyrë prapa, përveç gruas sate. Atë do ta godasë ajo që do t’i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. Vallë, a nuk është afër agimi i ditës?!”
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70