Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNdërkaq, atyre që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe besojnë në atë që i është shpallur Muhamedit, – e cila është e vërteta nga Zoti i tyre, – Ai do t'ua shlyejë gjynahet dhe do t'ua përmirësojë gjendjen.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, se ata që mohojnë ndjekin të pavërtetën, kurse ata që besojnë ndjekin të vërtetën nga Zoti i tyre. Kështu Allahu ua sjell njerëzve shembujt e tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur të ndesheni me jobesimtarët, goditini në qafë derisa t'i këputni (duke i vrarë) e pastaj lidhini fort. Më pas, ose lirojini me mirësi, ose me shpërblim, derisa të mbarojë lufta. Kështu pra, se, po të donte Allahu, do t'i mposhtte ata (pa luftë), por Ai dëshiron t'ju sprovojë me njëri-tjetrin. Atyre që vriten në rrugën e Allahut, Ai nuk do t'ua humbë kurrë veprat e tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk kanë udhëtuar ata nëpër tokë për të parë se si ka qenë fundi i atyre që ishin para tyre?! Allahu i shkatërroi ata tërësisht. Jobesimtarët i pret fat i ngjashëm.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, Allahu do t'i fusë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira në Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ndërkaq, ata që mohojnë, dëfrehen e hanë ashtu siç hanë bagëtia, ndërkohë që Zjarri do të jetë vendstrehimi i tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE sa e sa qytete, që ishin më të fuqishme se ai që të dëboi ty, i kemi shkatërruar, dhe nuk patën asnjë ndihmës!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA është ai që mbështetet në dëshmi të qartë nga Zoti i vet si ai të cilit i është hijeshuar puna e tij e keqe dhe ndjek dëshirat e veta?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterXheneti, që u është premtuar të devotshmëve, është si vijon: ka lumenj me ujë të pastër, lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar. Ata do të kenë aty çdo lloj frute dhe falje nga Zoti i tyre. A mund të jetë ky shpërblim i njëjtë me atë të atyre që do të jenë përherë në Zjarr e do t'u jepet ujë i valë që ua gris zorrët?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterDisa nga ata të dëgjojnë, por, kur largohen prej teje, u thonë atyre që u është dhënë dija: "Çfarë tha pak më parë?!" Këta janë ata të cilëve Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të cilët ndjekin dëshirat e veta.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA presin gjë tjetër veç Kiametit që t'u vijë befas?! Tashmë kanë ardhur shenjat e tij. E çfarë do t'u vlejë marrja mësim pasi t'u ketë ardhur Kiameti?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, dije se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut e kërko falje për gjynahet e tua dhe për besimtarët e besimtaret! Allahu i di lëvizjet dhe vendqëndrimet tuaja.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBesimtarët thonë: "Sikur të shpallej një sure[1]?" Por, kur shpallet një sure e qartë dhe përmendet lufta në të, i sheh ata që kanë sëmundje në zemra duke të shikuar sikur të ishin në agoninë e vdekjes. Ndërkohë, më e përshtatshme për ta do të ishte
Albanian Translation - Rowwad Translation Centerbindja dhe fjala e mirë. Por, kur çështja të jetë vendosur, sikur t'i qëndronin besnikë Allahut, do të ishte më mirë për ta.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA pritet gjë tjetër, nëse ju ktheni shpinën, veçse të bëni çrregullime në Tokë e t'i shkëputni lidhjet farefisnore!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, atyre që u kthyen në mosbesim pasi iu bë e qartë rruga e drejtë, shejtani ua hijeshoi punët e u dha shpresa të kota.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, për shkak se ata u thanë atyre që e urrejnë atë që ka shpallur Allahu: "Do t'ju bindemi në disa çështje." Por, Allahu i di fshehtësitë e tyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterE, si do të jetë gjendja e tyre kur melekët t'ua marrin shpirtrat, duke i goditur në fytyrë e në kurriz?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo, se ata shkuan pas asaj që e zemëron Allahun dhe e urryen pëlqimin e Tij, prandaj Ai ua asgjësoi veprat.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterVallë, a mos kujtojnë ata që kanë sëmundje në zemra se Allahu nuk do t'i nxjerrë në pah mëritë e tyre?!
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të donim, Ne do të t'i tregonim ty ata e do t'i njihje përmes shenjave të tyre, por, me siguri, do t'i njohësh ata nga mënyra e të folurit. Allahu i di veprat tuaja.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe do t'ju sprovojmë derisa t'i spikatim luftëtarët (e vërtetë) e të durueshmit ndër ju dhe të provojmë veprat tuaja.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMe të vërtetë, ata që mohojnë, pengojnë (njerëzit) nga rruga e Allahut dhe kundërshtojnë të Dërguarin pasi t'u bëhet e qartë rruga e drejtë, nuk i bëjnë dëm Allahut aspak. Ai do t'ua asgjësojë veprat atyre.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, ata që mohojnë dhe pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut dhe pastaj vdesin duke qenë jobesimtarë, Allahu nuk do t'i falë kurrë.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPra, mos u ligështoni e të kërkoni paqe, ndërkohë që ju jeni më të lartët dhe Allahu është me ju e nuk do t'jua pakësojë (shpërblimin për) veprat tuaja.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër veçse lojë e dëfrim. Nëse besoni dhe ruheni, Ai do t'jua japë shpërblimet tuaja dhe nuk jua kërkon tërë pasurinë tuaj.
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJa, ju jeni ata që ftoheni të shpenzoni në rrugën e Allahut, megjithatë disa prej jush tregohen koprracë. E kush bëhet koprrac, në të vërtetë bëhet koprrac kundrejt vetvetes. Allahu është i Pasuri, ndërsa ju jeni të varfrit. Në qoftë se ju ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, të cilët pastaj nuk do të jenë si ju.