قُلْ مَا كُنتُ بِدْعًا مِّنَ ٱلرُّسُلِ وَمَآ أَدْرِى مَا يُفْعَلُ بِى وَلَا بِكُمْ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَىَّ وَمَآ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٌ مُّبِينٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "Unë nuk jam i pari prej të dërguarve dhe nuk e di çfarë do të ndodhë me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet dhe unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."
Albanian Translation - Hassan NahiThuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar dhe nuk e di çfarë do të ndodhë me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më është shpallur dhe kam për detyrë vetëm të jap paralajmërime të qarta”.