caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ash-Shura, ajeti 24

Mekë · radha e zbritjes 62 · 42:24

أَمْ يَقُولُونَ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا فَإِن يَشَإِ ٱللَّهُ يَخْتِمْ عَلَىٰ قَلْبِكَ وَيَمْحُ ٱللَّهُ ٱلْبَٰطِلَ وَيُحِقُّ ٱلْحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦٓ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos thonë ata: "Ai po trillon gënjeshtra për Allahun"?! Po sikur të donte Allahu, do të ta vuloste zemrën e do ta zhdukte të pavërtetën dhe do ta jetësonte të vërtetën me fjalët e Tij! Pa dyshim, Ai e di mirë çfarë ka në zemra.
Albanian Translation - Hassan NahiA thonë ata: “Ai (Muhamedi a.s.) trillon gënjeshtra për Allahun”?! Po të donte Allahu, do ta vuloste zemrën tënde! Allahu e shkatërron të pavërtetën dhe e forcon të vërtetën me fjalët e Veta. Ai e di mirë ç’ka në zemrat e tyre.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70