وَمَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُكَلِّمَهُ ٱللَّهُ إِلَّا وَحْيًا أَوْ مِن وَرَآئِ حِجَابٍ أَوْ يُرْسِلَ رَسُولًا فَيُوحِىَ بِإِذْنِهِۦ مَا يَشَآءُ إِنَّهُۥ عَلِىٌّ حَكِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAsnjë njeriu nuk i takon që Allahu t'i flasë, përveçse përmes shpalljes ose pas një perdeje, ose duke i çuar një të dërguar (melek) që t'i shpallë me lejen e Tij çfarë të dojë Ai. Vërtet, Ai është i Larti, i Urti.
Albanian Translation - Hassan NahiAsnjë njeriu nuk i është dhënë t’i flasë Allahu, përveçse me anë të Frymëzimit ose pas perdes, ose me anën e një Kumtuesi (Engjëlli) të dërguar me lejen e Tij, për të shpallur vullnetin e Tij. Ai, me të vërtetë, është i Lartë dhe i Urtë!