ذَٰلِكَ ٱلَّذِى يُبَشِّرُ ٱللَّهُ عِبَادَهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ قُل لَّآ أَسْـَٔلُكُمْ عَلَيْهِ أَجْرًا إِلَّا ٱلْمَوَدَّةَ فِى ٱلْقُرْبَىٰ وَمَن يَقْتَرِفْ حَسَنَةً نَّزِدْ لَهُۥ فِيهَا حُسْنًا إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ شَكُورٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKjo është ajo me të cilën Allahu përgëzon robërit e Tij që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk po ju kërkoj kurrfarë shpërblimi, përveç dashurisë për hir të farefisnisë." Kush bën një vepër të mirë, Ne do t'ia shtojmë shpërblimin. Vërtet, Allahu është Falës i Madh dhe Mirënjohës.
Albanian Translation - Hassan NahiKështu i gëzon Allahu robërit e Vet, që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira. Thuaju: “Për këtë nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi tjetër prej jush, përveç respektit (për mua) për hir të farefisnisë (që kemi).” Atij që bën vepër të mirë, Ne do t’ia shtojmë shpërblimin. Allahu, me të vërtetë, është Falës dhe Mirënjohës.