caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Ash-Shura, ajeti 13

Mekë · radha e zbritjes 62 · 42:13

شَرَعَ لَكُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا وَصَّىٰ بِهِۦ نُوحًا وَٱلَّذِىٓ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ وَمَا وَصَّيْنَا بِهِۦٓ إِبْرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَىٰٓ أَنْ أَقِيمُوا۟ ٱلدِّينَ وَلَا تَتَفَرَّقُوا۟ فِيهِ كَبُرَ عَلَى ٱلْمُشْرِكِينَ مَا تَدْعُوهُمْ إِلَيْهِ ٱللَّهُ يَجْتَبِىٓ إِلَيْهِ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِىٓ إِلَيْهِ مَن يُنِيبُ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi ju ka përcaktuar si fe atë që i porositi Nuhut, atë që të kemi shpallur ty (o Muhamed) dhe atë që u kemi porositur Ibrahimit, Musait dhe Isait: "Ta zbatoni fenë dhe të mos përçaheni në të!" E rëndë për idhujtarët është ajo në të cilën po i thërret. Allahu zgjedh për fenë e Tij kë të dojë dhe udhëzon drejt saj këdo që kthehet tek Ai i penduar.
Albanian Translation - Hassan NahiAi ka urdhëruar për ju atë Fe, të cilën ta zbuloi ty (o Muhamed) dhe që pati urdhëruar për Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, duke thënë: “Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!” Por për idhujtarët është e rëndë ajo, në të cilën po i fton ti. Allahu zgjedh për këtë fe kë të dojë dhe udhëzon drejt saj këdo që kthehet tek Ai me pendim.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70